Author: Hamdi Kumanova

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta. Madje as urdhrat që lëshojnë Gjykatat ndaj të dyshuarve për dhunë në familje jo gjithmonë respektohen dhe për pasojë përsëriten raste të tilla. Kështu dyshohet se ka ndodhur së fundmi në një familje në Prishtinë, ku një 29-vjeçare ka kërkuar ndihmën e Policisë për shkak të shqetësimit që ia ka shkaktuar ish bashkëshorti i saj. Bazuar në dëshminë…

Lexo më Shumë

Një tufë delesh që po silleshin në mënyrë të çuditshme u zbulua se kishin ngrënë 100 kilogramë gjethe kanabisi. Zjarret dhe valët e të nxehtit kishin shkatërruar zonat kryesore të kullotjes për tufën pranë Thesalisë, Greqi, kështu që delet pushtuan një serë që prodhonte kanabis medicinal. Bariu i kopesë tha se delet e tij filluan të shfaqnin ‘sjellje të çuditshme’ pas kthimit. Ai tha: “Po hidheshin më lart se dhitë, gjë që nuk ndodh kurrë”.

Lexo më Shumë

Kreu i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari në deklaratë për TV21 tha se koalicioni i BDI-së me partitë turke, boshnjake dhe rome në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte strategji e qëlluar. Dehari thotë se BDI si asnjëherë më parë arriti fitore të madhe. “Çdo parti politike ka strategjinë e saj , strategjia e BDI-së në fund tregoi qartë se ishte e qëlluar, me faktin se si asnjëherë më parë arriti një fitore të madhe dhe kjo është treguesi që nuk do të flasim diçka më tepër”, deklaroi Dehari.

Lexo më Shumë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar Azem Bejtë Galicën, përmes një postimi në Facebook, ku shkruan për jetën dhe kontributin e tij e dhënë përgjatë luftrave. “Qysh si 16 vjeçar, Azemi u betua për një jetë kundër pushtuesve dhepër lirinë e trojeve shqiptare”, shkruajti Krasniqi. Postimi i plotë: 100 vite më parë, në moshën 34 vjeçare, ra heroikisht një nga trimat më të rrallë të historisë tonë kombëtare, Azem Bejta. Edhe pse nuk jetoi gjatë, të bëmat dhe veprimtaria e Azemit tejkaluan moshën e tij të re. Ai ishte pjesë aktive e rezistencës kundër një perandorie që po shuhej…

Lexo më Shumë

Mungesa e hetimeve që çojnë në zgjidhjen e rasteve të dhunës, dënimet e ulëta nga Gjykatat, si dhe mosreagimi i duhur nga ana e Policisë, shpesh janë vlerësuar si disa nga faktorët që po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje. Gratë, si viktimat më të shpeshta frikësohen t’i denoncojnë bashkëshortët, çka i shtynë ata që ta përsërisin veprën e njëjtë. Një rast i tillë u denoncua gjatë ditës së djeshme nga një 23-vjeçar në Skenderaj, i cili e ka denoncuar babain e tij. Media mëson se denoncimi i të riut e ka aktivizuar Policinë, me…

Lexo më Shumë

Ju njoftojmë se sot me datë 15.07.2024 (e hënë) në orën 12:00, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski do të merr pjesë në një vizitë në terren në komunën e Ohrit, gjatë së cilës do të inspektojë objektin ekzistues dhe do të shënojë fillimin e ndërtimit të disa projekteve të tjera. Kryeministri i Mickoskit në orën 12:00 do të marrë pjesë në gurthemelin e sallës së sportit në fshatin Leskoec, komuna e Ohrit, para se të japë deklaratë për mediat. Me këtë pas 30 viteve, në kuadër të Sh.F. ”Vanço Nikoleski” fillon ndërtimi i sallës…

Lexo më Shumë

Doktor Agim Berisha pritet të jetë drejtor i përgjithshëm i Spitalit Klinik të Tetovës, mëson portali TS. Berisha është një kohë të gjatë si specialist në Spitalin Klinik të Tetovës. Berisha është emëruar nga VLEN gjegjësisht, Lëvizjes Demokratike. Nuk do të ketë më drejtor ekonomik në Spitalin Klinik të Tetovës, por do të jetë vetëm Agim Berisha drejtor i përgjithshëm. Drejtori në ardhje siç mësohet do të ketë konsideratë të jashtëzakonshme për punonjësit që janë me kontrata në vepër që vite të tëra kanë punuar në këtë Spital edhe gjatë Pendemisë. Spitali i Tetovës është prioritet edhe i ministrit të…

Lexo më Shumë

Një grua në Pejë ka raportuar në polici se ish-bashkëshorti përmes telefonit i ka dërguar mesazhe fyese dhe kërcënuese, ndërsa viktima vajza e tyre e mitur, ka deklaruar se i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj (vajzës). Viktima (vajza) ka refuzuar strehimin dhe bashkë me nënën ka shkuar në shtëpinë e saj (të prindërve të nënës). Policia bën me dije se rasti është duke u hetuar, raporton Klankosova.tv.

Lexo më Shumë

Mbi njëqind parfume “Gisada” në vlerë prej 240 mijë denarë janë konfiskuar nga doganierët në hyrje të vendkalimit kufitar “Tabanoc”, pasi shoferi i autobusit ka tentuar që ilegalisht t’i sjellë në vend pa i deklaruar. “I pyetur nga doganierët nëse kishte ndonjë gjë për të deklaruar, shoferi deklaroi se mbante vetëm sende personale. Më pas është kryer kontroll i detajuar gjatë të cilit në bagazhin në pjesën e veglave janë gjetur gjithsej 106 parfume, për të cilat shoferi është dashur të paguaj import në vlerë prej 49 mijë denarë. Ndaj udhëtarit është ngritur kallëzim për kundërvajtje për mos respektim të…

Lexo më Shumë

Personi i vrarë në të shtënat në tubimin e Trump quhet Corey Comperatore i moshës 50-vjeçare. Motra e viktimës ka postuar në Facebook duke thënë: “Tubimi i PA Trump i mori jetën vëllait tim, Corey Comperatore. Urrejtja për një njeri i mori jetën atij që e donim më shumë.” “Guvernatori i Pensilvanisë Josh Shapiro gjithashtu identifikoi Comperatore në një konferencë shtypi, duke ngushëlluar familjen dhe duke shprehur keqardhje që familjari i tyre pësoi në këtë sulm. Ai tha se sulmi ishte “absolutisht i papranueshëm dhe tragjik”.

Lexo më Shumë

Në zonën që mbulon Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, sipas përvojës së deritanishme, në periudhën e ardhshme pritet të organizohen një numër i madh i ahengjeve-dasmave familjare. Duke i marrë parasysh përvojat e mëparshme lidhur me këto festa, SPB-Tetovë apelon tek qytetarët që të përmbahen nga të shtënat me armë zjarri, si dhe nga organizime të paautorizuar të fishekzjarrëve, të cilat kohëve të fundit janë praktikë e dasmave në këtë zonë. “Sektori i punëve të brendshme-Tetovë rikujton qytetarët se të shtënat me armë janë në kundërshtim me Ligjin për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike dhe se gjoba…

Lexo më Shumë