57 deputetë të përbërjes së kaluar parlamentare të cilët nuk do të jenë deputetë edhe në këtë mandat dhe të cilët nuk do të kthehen në vendin e mëhershëm të punës, do të kenë të drejtë të kërkojnë kompensim mujor nga Kuvendi deri më një vit, pas përfundimit të mandatit. Ish deputetët këtë mund ta bëjnë me kërkesë deri te Kuvendi në afat prej një muaji pas skadimit të mandatit, e që ishte data 28 maj. Shërbimet e Kuvendit sqarojnë se ka akoma shumë ditë deri në përfundim të afatit për të bërë kërkesën, prandaj nuk mund të na japin…
Author: Hamdi Kumanova
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se Sektori për parandalim të tregtisë së paligjshme me drogë, armë dhe materie të rrezikshme, në bashkëpunim me njësitin special “Tigrat”, dje dhe sot kanë zhvilluar aksion policor, ku janë arrestuar 28 persona, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se hetimi në bashkëpunim me Prokurorinë po zhvillohej nga dhjetori i vitit 2023, ndërsa për qëllim kishte shkatërrimin e shitjes në rrugë të kokainës, amfetaminës dhe marihuanës. “Në aksionin për shtypjen e narkotrafikut, mbrëmë është privuar nga liria V.G.(46), M.B.(22) dhe S.B. (21) tek të cilët u gjet kokainë, D.T. (24) nga Koçani, si dhe…
Pas tetë ditësh pa furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm, qytetarët e Kumanovës më në fund mund të marrin një frymë lehtësuese. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se uji nga Ujësjellësi i Kumanovës, “Vodovod”, është tani i sigurt për konsum. Ky vendim erdhi pas analizave të fundit të kryera më 25, 26 dhe 27 maj, të cilat treguan rezultate të kënaqshme në aspektin fizik, kimik dhe bakteriologjik. Një periudhë e vështirë përfundoi për qytetin e Kumanovës, ku një stuhia e madhe më 21 maj shkaktoi turbullirë të shtuar në ujin e rezervuarëve të Likovës dhe Gllazhnjës, duke…
Autoritetet e sigurisë në vend thonë se kanë ndërmarrë një aksion të madh policor për të shkatëruar shitjen e lëndëve narkotike nëpër rrugët e Shkupit. Sipas MPB-së, nga liria janë privuar 28 persona. MPB-ja thotë se hetimet kriminalistike kanë nisur që në dhjetor 2023, por gjatë së premtes dhe të shtunës përmes një aksioni të përbashkët të Policisë kundër tregtisë së jashtëligjshme me drogë, Njësisë Speciale “Tigrat” dhe Policisë së Shkupit, janë ndërmarrë aktivitete të koordinuara në rajonin e Shkupit, për të shkatëruar shitjen nëpër rrugë të kokainës, amfetaminës dhe marijuanës. Gjatë këtij aksioni, nga liria janë privuar 28 persona,…
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar për ministritë e paralajmëruara që do t’i kenë shqiptarët në Qeverinë e ardhshme. Sipas tyre, ndodh që për herë të parë shqiptarët të drejtojnë vetëm 4 resore ministrore në Qeverinë e paralajmëruar nga VMRO-VLEN, dhe atë 4 nga 16 resore. “Bile, edhe më keq, do bëjnë ndryshime ligjore që të bëhen 4 nga 19, e që do të jetë ekzekutimi politiko-institucional i shqiptarëve të RMV-së”, thonë nga Aleanca, transmeton Portalb.mk. “Përgjatë këtyre tre dekadave shqiptarët në RMV kanë drejtuar më së paku 5 nga 15 resore ministrore, gjegjësisht 6 nga 15 ministri dhe së fundi…
Një gjashtëdhjetë e dy vjeçar nga Shkupi, i cili punonte si taksist, ka humbur jetën dje teksa transportonte një pasagjer me veturën e tij, transmeton Portalb.mk. Taksisti, siç informon MPB-ja, ka pësuar infarkt gjatë drejtimit të automjetit të tij, pas së cilës ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një dru. “Me datë 31.05.2024 në ora 17:50 në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin “Slovenija” në Shkup Q.V.(62) nga Shkupi, i cili drejtonte automjetin për transport taksi “Shkoda Rapid” me targa të Shkupit, në të cilin po transportohej një pasagjer, pasi i është përkeqësuar gjendja, mjeti ka dalë…
Në Gjermani, nga sot kanë hyrë në fuqi rregullat e reja për dhënien e vizave për punëtorët e kualifikuar nga Maqedonia dhe të tjerët nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Këto rregulla u mundësojnë hyrjen në Gjermani për të kërkuar punë deri në një vit pa nevojën për kontratë pune paraprake. Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme gjermane, këto masa janë pjesë e një përpjekjeje të gjerë për të adresuar mungesën e punëtorëve të kualifikuar. Në kuadër të rregullores së zgjeruar, punëtorët nga Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova do të mund të qëndrojnë në Gjermani…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar 1 qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve duke njoftuar se me këtë rast para disa ditësh ka vizituar librarinë “Dukagjini”. Gjatë kësaj vizite, e para e vendit ka pasur një bashkëbisedim me fëmijët për të cilët thotë se ishin fëmijë të mbushur me kuriozitet, shpresë e emocion. Ajo ka falënderuar librarinë “Dukagjini” për ftesën si dhe fëmijët e mësuesit për ndarjen e këtyre momenteve brenda hapësirës së librarisë. “Para disa ditësh, në nder të 1 qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kishim një bashkëbisedim ndryshe, pranë librave, me fëmijë të mbushur me kuriozitet,…
Në literaturën përkatëse botërore, një ishull zakonisht konsiderohet një sipërfaqe toke më e madhe se 0,01 km katror (1 hektar) e rrethuar me ujë. Sipas Prof. Dr. Ivica Milevski, analizat e tyre dhe modelet digjitale të relievit tregojnë se Maqedonia ka 13 ishuj tipikë. Më i madhi prej tyre është Qyteti i Madh në liqenin e Prespës, me një sipërfaqe prej 23 hektarësh. Liqenet e tjera natyrore nuk kanë ishuj, por ka liqenet artificiale kanë: liqeni i Tikveshit (ishulli Gradiste) dhe liqeni Kalimansko (Kalata). Prej tyre, ishulli i Gradishtes është më i madh (2.2 hektarë) dhe më tipik, me…
Grupi i terroristit serb, Milan Radojçiq po lëvizë shpesh afër kufirit të Kosovës, thotë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Sipas tij, ky grup paraqet kërcënim për sigurinë e vendit, derisa mbetet i pandëshkuar për sulmin terrorist të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit. Krahas kësaj, Maqedonci thotë se prezenca e madhe ushtarake e Serbisë përgjatë vijës kufitare me Kosovën, stërvitjet e shpeshtuara në brezin kufitar, si dhe militarizimi i Serbisë nga Rusia dhe Kina, janë rrezik për destabilitetin e tërë Ballkanit Perëndimor. Maqedonci kërkon nga Serbia që të dorëzojë në Kosovë të gjithë pjesëmarrësit në sulmin terrorist në Banjskë.…
Një person në Gjakovë është arrestuar, pasi një grua u ankua në polici se ai në vazhdimësi e kishte përcjellë duke e shqetësuar dhe ngacmuar. I dyshuari është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit, pas intervistimit, njofton policia. Rasti është cilësuar “Ngacmim”. /Reporteri.net/.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ka vizituar sot shkollën e mesme “Niko Nestor” në Strugë, ku ka filluar pjesa e parë e provimit të maturës për vitin akademik 2023/24. Vizita vjen në kuadër të mbikëqyrjes së zhvillimit të provimeve të maturës shtetërore, të cilat janë pjesë kyçe e përfundimit të arsimit të mesëm dhe një kriter për vazhdimin e studimeve të larta. Gjatë fjalës së tij, Ministri Shaqiri uroi nxënësit për përfundimin e suksesshëm të arsimit të tyre dhe u shpreh se procesi i provimeve është organizuar me përkujdesje të madhe. Ai theksoi se provimi përmban dy lëndë…

