Rektori i Universitetit “Luarasi”, Et’hem Ruka dha në News24 një lajm të rëndësishëm. I ftuar në rubrikën “Podcast Luarasi”, ai tha se Ministria e Arsimit ka vendosur të miratojë diplomën e përbashkët të Universitetit “Luarasi” me Shkollën Ekonomike të Londrës, një prej universiteteve më prestigjioze në botë (London School Economic).
Ruka u shpreh se “tani po mbyllim vitin akademik, një vit i suksesshëm për këtë universitet, me dy trofe të mëdha, që më gëzojnë shumë”.
Në këtë kuadër, Rektori i Universitetit “Luarasi”, tha se “kemi kaluar me shumë sukses akreditimin institucional” duke shtuar se “Luarasi” renditet ndër universitetet më cilësore në vend.
“Luarasi ka qenë gjithmonë një ndër 3-4 universitetet më të mira në Shqipëri, i akredituar me 6 vite, dhe unë shpresoj shumë që këtë trofe të mos e humbasim. Kjo varet nga Bordi i Akreditimit, por i gjithë procesi që ka qenë shumë vjeçar është përfunduar shumë mirë dhe me sukses nga ana jonë.
E dyta është në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar, morëm në dorë vendimin e Ministrisë së Arsimit, që ka miratuar një diplomë të përbashkët, me një nga Universitetet lider në Botë, që është “Shkolla Ekonomike e Londrës, të cilët kanë pranuar bashkëpunimin me ne në 3 programe studimi që janë të mrekullueshme. Dhe të mos harrojmë se kush merr diplomën e këtij universiteti, e kërkojnë për punë në të gjithë Botën.