Aktivisti Gent Progni ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga momenti ku dyshohet se një efektiv policie i nxorri thikën për ta goditur gjatë protestës se ditës së enjte para parlamentit.
Në një intervistë në News24 Progni tha se ka identifikuar personin, i cili sipas tij, e ka kërcënuar duke tentuar ta godasë me thikë, ndërsa shtoi theksoi se ngjarja është me paramendim, me qëllim për ta dëmtuar
“Duke ardhur këtu më shkruan dikush që po tentojnë të fshijnë pamjet e bizneseve. Kemi arritur në një pikë që nuk flasim më për shtet. Nga informacionet që po më vijnë personi është ushtari i Erion Ismailit, ish zv drejtorit të Policisë që është me dosje në SPAK për aferën e AKSHI-t, për bandat që kanë marrë peng njerëz që kanë fituar tendera në AKSHI dhe banda e Ergys Agasit. Unë jam i bindur që kjo është një tantative më paramendim. Është një grup që ka dashur me qëllim të më dëmtojë mua”, tha Progni.
Po ashtu aktivisti tha se ka bërë kallëzim në komisariatin nr 1 te policisë .
“Unë shkova dhe në AMP dhe më thanë që nuk ka polic për të të marrë kallëzimin. Më pas si duket nga dalja që bërë në media u detyruan të më thërrisnin. Edison Duda quhet, ka qenë pjesë e forcave Shqiponja, tani është pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në agjentet e tyre të operacionales”.
Progni deklaroi se pavarësisht kërcënimeve ai nuk do të tërhiqet nga protesta po zhvillohet prej gati dy muajsh në Shqipëri.” u shpreh ai.



