Me 2 qershor të vitit 2024, destinacioni i bjeshkatarëve të Shoqatës Bjeshkatare Alpiniste “Karadaku” ishte Maja e Lubotenit, 2498 metra e lartë. Bjeshkatarë nga Kumanova, Komuna e Likovës, Gjilani, Prishtina, miq nga El Salvador u bënë bashkë nën dirigjimin e Avni Dakut nga Gjilani për ta përshkruar këtë shteg përallorë. Për ata që merren me sportin e bjeshkatarisë, e dinë fort mirë se Maja e Lubotenit është shkolla e bjeshkatarisë. Nuk guxon të synosh ngjitjen e majave tjera si Mont Everest, ose Kilimanxharo, pa u kalitur si çelik, në stepat, gurët, pjerrinat e lartësitë e Majës së Lubotenit. Mësuam për…
Author: Hamdi Kumanova
Shoqata qytetare Margus në bashkëpunim me shoqatën ABC Poetike organizuan promovimin e librit “Qeverisja e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1944)”, të autorit nga Shkodra, historianit, ish-drejtorit të Arkivit të Shqipërisë, Gjet Ndoj, në ambientet e komunës, gjegjësisht në sallën e madhe të komunës së Çairit në Shkup. Të pranishëm ishin studiuesë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe mysafirë e dashamirë të librit. Në këtë promovim fjalën e morën dhe e përshëndetën punën e autorit Gjet Ndoj, ku e vlerësuan lart librin në fjalë, studiuesit si: Alfred Duka – avokat dhe studiues, Ismet Azizi-studiues dhe…
Sot ndodhi një skandal i madh gjatë një ndeshjeje të Ligës së Fëmijëve në fushën e Sarajit në Shkup. Në ndeshjen mes Sarajit dhe Fit Kid, gjenerata e vitit 2012, ndodhi një përleshje mes prindërve. Në videon e publikuar nga sportsport, shihet se si disa të rritur, prindërit e fëmijëve, përleshen me njëri-tjetrin, ndërsa fëmijët e futbollit janë të habitur nga ajo që po ndodh.
Ziadin Sela po përpiqet të ndërtojë alibi përpara njerëzve të vet, se pse e huqi anën, dhe në vend që të ishte fitues, ngeli me humbësit. Numërimi i resoreve të udhëhequra nga shqiptarët është koncept që nuk ka sjellë asgjë të mirë për kauzën tonë. Përkundrazi, falë korrupsionit politik të regjimit të BDI-së, zyrtarët e së cilës i shihnin resoret si mjete për t’u pasuruar në vend që t’u shërbenin qytetarëve, VMRO-DPMNE në këto zgjedhje fitoi 58 deputetë dhe po negocion nga pozita e fituesit absolut në bllokun politik maqedonas. VLEN merr vendim politik jashtëzakonisht të rëndësishëm në Qeverinë…
Dje në orën 13:30 në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Goce Dellçev” në Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një kamioni “Mercedes”, i drejtuar nga R.R. nga Shkupi dhe një motoçikletë tip “Aprilia”, e drejtuar nga M.D.(44) nga Shkupi, të dy me shenja regjistrimi Shkup. Lëndime të rënda trupore në aksident ka pësuar M.D., e diagnostikuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup.
Në Maqedoninë e Veriut, 120 qytetarë kanë humbur jetën nga aksidentet të ndryshme në rrugë në tre vitet e fundit. MPB-ja ka shqiptuar rreth 250 mijë gjoba për qytetarët të cilët nuk kanë respektuar rregullat në komunikacion. Qytetarët shprehen se jo çdoherë është gjoba që vozitësit të vetëdijesohen por është edhe ngritja e vetëdijes se nuk duhet të vozitet në gjendje të dehur, dhe me shpejtësi të lartë. “Nuk respektohen rregullat çfarë të them tjetër, cila është porosia juaj? Të respektohen dhe të vozitet pa konsumuar alkohol dhe substanca të pa lejuara. Njëra ndër arsyet ishte edhe shpejtësia. Po shpejtësia…
Mëngjesin e sotëm në bregun e liqenit të Ohrit ka nisur një aksion për pastrimin e liqenit, organizuar nga kompania e birrave “Skopsko”. Aktiviteti filloi nga porti i qytetit të Ohrit, ku rreth 70 zhytës nga klubi i zhytjes “Amfora” dhe të ftuar nga klube të ndryshme zhytje nga vendet fqinje zhytën në ujërat e liqenit për të pastruar mbeturinat në fundin e tij. Paralelisht, një grup i madh vullnetarësh filloi pastrimin e bregdetit në plazhin e Debrcës, pranë lumit Satesca në rrugën e vjetër Ohër-Strugë. Ky aksion shihet si një mundësi e shkëlqyer për bashkimin e qytetarëve, familjeve dhe…
Një muaj para ardhjes së mërgimtarëve, komuna e Tetovës ka ndërmarrë masa për riorganizimin e një pjese të rrugëve të qytetit, me qëllim evitimin e bllokimeve të udhëkryqeve kryesore të qytetit, si pasojë e shtimit të numrit të makinave. Nga komuna e Tetovës thonë se përveç hapjes së oborreve të shkollave fillore e të mesme që do përdoren si vende parkimi gjatë gjithë verës, do të ketë edhe një kahëzim të disa rrugëve, ndërsa po mendohet edhe për mbylljen e sheshit për makinat dhe kthimin e të njëjtit në shëtitore. “Ashtu sikurse çdo vit, edhe këtë vit ne do hapim…
Seksioni i Policisë Rrugore në Dibër ka referuar materialet në Prokurori lidhur me dy aksidente ku të plagosur kanë mbetur 2 të mitur. Ka nisur procedimi penal për 2 shoferë, njëri prej tyre 17-vjeç. Njoftimi i policisë: Seksioni i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin L.M., 51 vjeç, banues në fshatin Vrenjt, pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi Velia”, ka aksidentuar një shtetas të mitur, i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore është larguar për në banesë. Filloi procedimi penal dhe për një 16-vjeçar, pasi në Maqellarë, ka aksidentuar një shtetase të mitur, e…
Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një njoftimi zyrtar ka ftuar të gjitha strukturat e partisë dhe funksionarët në mbledhjen e përbashkët të Frontit Europian, që do të mbahet nesër në Pallatin e Kulturës në Tetovë. “Të nderuar, Anëtarë të Këshillit të përgjithshëm dhe Anëtarët e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, Anëtarë të Këshillit Kombëtar të BDI-së, Udhëheqës dhe Anëtarë të Sekretariateve të BDI-së, Kryetarë të Degëvë të BDI-së, Kryetarë të Komunave dhe Këshilltarë Komunalë, nga rradhët e BDI-së, Deputetë, Ministra, Zëvendës Ministra dhe Sekretarë Shtetërorë, nga rradhët e BDI-së, Drejtorë, Zëvendës Drejtorë, anëtarë të bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse,…
Sa reforma, aq para, është motoja e Planit të ri të zhvillimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili do të hyjë në fuqi javën e ardhshme. Rajoni ka një shans për të marrë një total prej 6 miliardë eurosh. Komisioni Europian do të financojë me 6 miliardë euro afrimin dhe integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me tregun evropian. Rreth 4 miliardë euro janë kredi me interes të ulët dhe grejs periudhë 8 deri në 10 vjet, ndërsa dy miliardë eurot e mbetura do të jenë grante. Shpërndarja e fondeve do të bazohet në popullsinë dhe Bruto Prodhimin Vendor…
Një ditë pasi presidentja Gordana Siljanovska Davkova deklaroi se mandatari do ta marrë mandatin për formimin e qeverisë javën e ardhshme, as nga VMRO-DPMNE-ja nuk potencojnë se cilën ditë kjo mund të ndodhë. Ata mbeten në deklarimet e ditëve të fundit se negociatat mes partnerëve të ardhshëm të koalicionit janë nga fundi. “S’mund të them asgjë më shumë nga ajo që edhe deri më tani është thënë publikisht ose në komunikatën që dërguam te mediat. Kur të ketë ndonjë hap të ri, sigurisht se do ta kumtojmë për qytetarët”, tha Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE. Një ditë më parë, nga VLEN deklaruan…

