Author: Hamdi Kumanova

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një grup të gjuetarëve, nën dyshimet se janë të përfshirë në një vrasje gjatë pastrimit të pushkës së gjuetisë. “U arrestua 63 vjeçari T.T. nga Makednoski Brod, 39 vjeçari A.T. nga Makedonski Brod, 21 vjeçari D.D. nga Makedonski Brot dhe 29 vjeçari I.M. nga Kërçova, nën dyshimet se janë të përfshirë në një vepër penale, e dënueshme në bazë të nenit 123 nga Kodi Penal”, njoftoi Policia e Maqedonisë së Veriut. T.T. kishte raportuar se në oborrin e shtëpisë së tij në Makedonski Brod, gjatë pastrimit të pushkës, e kishte goditur me një…

Lexo më Shumë

Dibra vite me radhë ka qenë ndër qytet ku gjakdhuruesit kanë dhënë lëngun më të shtrenjtë – gjakun për të shpëtuar jetë njeriu. Gjatë viteve të kaluara në Dibër siç njoftojnë nga organizata komunale e Kryqit të Kuq është tejkaluar edhe plani vjetor për gjakdhurim i cili ka qenë 744 njësi gjaku. Mirëpo sivjet ky plan vjetor për gjakdhurim është zvogëluar dhe plani vjetor është caktuar 600 njësi gjaku. Andaj nga Kryqi i Kuq komunal thonë se nga shtatori do të ketë edhe ligjërata me gjimnazistët që do të sensibilizojnë moshën e re për gjakdhurim dhe domethënien shëndetësore të gjakdhuruesit.…

Lexo më Shumë

Me datë 15.07.2024, në SPB-Tetovë, një 35 vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga personi A.A nga Poroj i Tetovës dhe F.S (30) nga Llërca e Tetovës. “Sipas raportit, në maj të vitit 2022 ishte dakorduar me A.A. për t’i bërë orenditë për shtëpinë e tij me vlerë 3500 euro dhe si kompensim i ka dhënë veturën e tij “Volkswagen Golf”, të cilin do t’ia kalojë në emrin e tij A.A pasi që ai do të punonte dhe dorëzonte mobiljet”. “Sipas raportit, deri në ditën e raportimit A.A. nuk i kishte punuar mobiliet dhe nuk…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni informon se dje në ora 12:50 në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e bulevardit “Aleksandar Makedonski” dhe rrugës “Brigada Ndërkombëtare” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve Renault i drejtuar nga N.O.(30) nga fshati Pobozhje, Shkup dhe një motoçikletë e drejtuar nga S.F (39) nga Shkupi, të dy me targa regjistrimi Shkup. Në aksident motoristi ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”. Vetëm tre orë më vonë në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e bulevardit “Bosna i Hercegovina”, në rrugën “Aleksandar…

Lexo më Shumë

I pyetur për sistematizimin e të punësuarve në ish Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive, që udhëhiqej nga Artan Grubi, Bilall Kasami nga VLEN tha se në atë ministri ka pasur punësime fiktive, përcjell TV21. Kasami tha se në ministrinë e re, respektivisht në Ministrinë për Marrëdhënie midis Bashkësive, që tash udhëhiqet nga Ivan Stoillkoviç, nuk do të lejojnë që dikush të marrë rrogë dhe mos të shkojë në punë. “Ne e dimë që aty ka pasur manipulime. Ne e dimë që aty ka pasur punësime fiktive të cilët kanë marrë rroga dhe nuk kanë shkuar në punë.…

Lexo më Shumë

Andrei, një shtetas ukrainas 25-vjeçar nga një fshat në rajonin e Odesës, i cili foli për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti, u arratis në Republikën e Moldavisë menjëherë pasi autoritetet ukrainase ndryshuan legjislacionin në prill dhe e ulën moshën e mobilizimit, nga 27 në 25 vjeç. I riu iu bashkua radhëve të burrave ukrainas të moshave 18 deri në 59 vjeç, të cilët kanë hyrë në Republikën e Moldavisë, duke e kaluar kufirin ilegalisht, pas pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës nga trupat ruse. Statistikat e ofruara për REL-in nga Policia Kufitare dhe Inspektorati i Përgjithshëm për…

Lexo më Shumë

16-vjeçari, i cili mbeti i plagosur nga një zyrtar policor që e kishte familjar, e ka përfunduar operacionin të cilit iu ishte nënshtruar.Lajmin e kanë konfirmuar nga Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). I mituri është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në mjekimin intensiv pranë Klinikës së Pediatrisë në QKUK.Për rastin në fjalë i cili ka ndodhur sot në fshatin Dubravë të Istogut, Inspektorati Policor i Kosovës ka treguar zyrtari policor është arrestuar dhe është në mbajtje për 48 orë nën akuzën për “vrasje e mbetur në tentativë”. Poashtu është shtuar se deri në këtë fazë të…

Lexo më Shumë

Me datë 15.07.2024 në ora 20:30 në Gostivar, zyrtarët policorë të DPB-Gostivar kanë privuar nga liria personin R.M (65) nga Gostivari për shkak të dyshimit të bazuar se ka vjedhur një biçikletë. Biçikleta e vjedhur iu gjet dhe iu kthye pronarit. R.M. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.TS

Lexo më Shumë

Vajza e mitur nga Kumanova e ka denoncuar rastin e babait ne polici, i cili per tre here me radhe, e kishte martuar per para. “Në ora 22.00 në Sektorin per Pune te Brendshme (SPB) Kumanovë, vajza e mitur nga Kumanova Xh.S., e ka paraqitur babain e saj i cili dy herë e kishte martuar për para, kurse kur mori vesh se edhe për të tretën herë po përgatiste një gjë të tillë, ajo kishte ikur nga shtëpia dhe rastin e paraqiti ne stacionin e policisë. Jane duke u ndermarrë te gjitha masat e nevojshme ligjore per ndriçimin e tërësishëm…

Lexo më Shumë

Pas një procedure të plotë hetimore e cila u zhvillua që nga fillimi i këtij viti, prokurori i çështjes nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit sot dorëzoi Aktakuzë në Gjykatën Themelore Penale Shkup kundër pesë personave. Sipas përshkrimit të pjesës së parë të dispozitivit të Aktakuzës, tre nga të akuzuarit si pjesëtarë të grupit ndërkombëtar të organizuar kriminal kanë kryer veprën penale Prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekursorëve nga neni 215, paragrafi 3 i Kodit Penal. Ata, si pjesëtarë të grupit ndërkombëtar të organizuar kriminal, së…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi ka njoftuar se lideri i partisë, Ali Ahmeti do të angazhojë ekip ndërkombëtar me në krye Paul William, për, siç shkruan Ademi, gjetjen e zgjidhjes për “mosrespektimin e vullnetit të votuesve” “Kryetari Ahmeti paralajmëroi një sërë aktivitetesh për respektimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe legjitimitetit etnik që buron nga fryma e МO-së, për rrjedhojë, ai ka angazhuar një ekip ndërkombëtar ekspertësh të udhëhequr nga Paul Williams, autor i tekstit të Marrëveshjes së Ohrit në vitin 2001. Ekipi është duke punuar në disa ide të propozuara për të pamundësuar mosrespektimin e vullnetit të votuesve në të…

Lexo më Shumë