Author: Hamdi Kumanova

Forcat ukrainase pretendojnë se të hënën kanë arritur me sukses të shkatërrojnë sistemin raketor rus S-300, me armët perëndimore brenda territorit rus. “Po digjet bukur. Është S-300 rus, në territorin e Rusisë. Dita e parë e sulmit pas marrjes së lejes për përdorimin e armëve perëndimore në territorin e armikut”, ka shkruar në Facebook, ministrja Iryna Vershchuk përbri fotografisë së sistemit të shkatërruar raketor rus. Ky veprim vjen vetëm një ditë pasi presidenti amerikan Joe Biden i dha leje Ukrainës të kryej sulme të kufizuara brenda territorit rus duke përdorur armët amerikane, derisa disa vende evropiane kanë hequr këto kufizime…

Lexo më Shumë

Kuvendi ka caktuar për sot në ora 12:00 seancën e Komisionit të Zgjedhjeve dhe Emërimeve. Siç thuhet në faqen e Kuvendit, në rendin e ditës të seancës së parë të këtij Komisioni janë përcaktimi i propozim-vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, nënkryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Veriut. Maqedonia. Si pikë e dytë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i kërkesës së ish-presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, për pezullimin e së drejtës për pension pas përfundimit të detyrës së Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe më pas…

Lexo më Shumë

Ambasadori amerikan në Bullgari, Kenet Merten, i pyetur për çështjen maqedono-bullgare dhe pritjet e ndryshimeve kushtetuese që janë parakusht për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Ai deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin dialogun që nxit diskriminimin, urrejtjen, ose armiqësinë ndërmjet shteteve fqinje apo komuniteteve brenda një vendi. “Ne nuk mendojmë se është e mirë për marrëdhëniet fqinjësore apo për marrëdhëniet midis komuniteteve të ndryshme në një vend të caktuar. Është e rëndësishme të mos harrohet se është arritur një marrëveshje, se ka pasur një marrëveshje të nënshkruar rreth dy vjet më parë në mes të Republikës së Maqedonisë së…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga u dërgoi shkresa Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, ambasadave të SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Holandës dhe Belgjikës, misionit të OSBE-së në Shkup, Zyrës së Programit të Këshillit të Evropës në Shkup, Departamentit të Shtetit përmes Ambasadës së SHBA-së në RMV dhe Komisionit Evropian në Bruksel, në të cilën shpreh shqetësimin për njoftimet e shumicës parlamentare se po përgatisin një pako ligjesh që do të shpërndajnë dy kategoritë kushtetuese dhe të pavarura – Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publikë. Shkresa e plotë e Llogës: Të nderuara Shkëlqesi, Duke vlerësuar mbështetjen tuaj të vazhdueshme të…

Lexo më Shumë

MPB njofton se SPB Shkup ka shqiptuar gjithsej 114 masa gjatë kontrolleve të djeshme në zonën e komunikacionit në territorin e qytetit të Shkupit. Nga drejtuesit e mjeteve pa patentë shoferi, 13 janë dënuar, shtatë masa janë shqiptuar për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, gjashtë janë sanksionuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. “Janë vendosur katër masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, pesë sanksione për rirregullim të paligjshëm gjatë drejtimit të automjetit… Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Në zgjedhjet e 8 majit në Maqedoninë e Veriut u zgjodhën 41 deputete femra, nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Njëra prej tyre është Imërlije Saliu, e cila mes të tjerash, do të mbahet mend si deputetja e parë me mbulesë në historinë parlamentare. Saliu në një intervistë për TRT Balkan, tha se do të përfaqësojë të gjitha gratë dhe do të mundohet të përmirësojë politikat sociale me fokus tek gratë dhe kategoritë e rrezikuara. “Sot Mbulesa nuk është identiteti im i parë. Unë jam këtu për të përfaqësuar të gjitha gratë, qofshin ato me mbulesë…

Lexo më Shumë

Nga pagesa e taksës rrugore në pesë muajt e parë të këtij viti janë grumbulluar 1.454.587.856 denarë (23.651.835 euro) që në krahasim me periudhën e njejtë të vitit 2023 paraqet rritje apo më shumë të ardhura të realizuara për 132.635.906 denarë (2.156.681 euro). “Tendenca për të ardhura të rritura të realizuara në vitin 2024 është konstante, me rritje prej 10,2 për qind për periudhën janar-maj të këtij viti”, informuan për MIA-n nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore (NPRRSH). Shuma e mjeteve të paguara të taksave rrugore është e ndryshme dhe lëvizë prej 155.827.545 denarë në Romanovc deri 53.038.529 denarë në…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike, me njoftimin e ministrit të Shëndetësisë ka konstatuar një rast, gjatë të cilit ka nisur një proces për të përcaktuar nëse ka vepër penale në rastin e mosfunksionimit dy javor të sallave të kirurgjisë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, tha prokurori publik shtetëror Ljupço Kotsevski në një intervistë për “360 gradë”. Sipas tij, kontrollohet nëse është kryer vepër e diversionit apo e sabotimit. “Prokuroria Publike ka vepruar sipas njoftimit të ministrit të Shëndetësisë. Ndaj asnjë të dyshuari nuk është ngritur kallëzim penal, por ka vetëm raport për atë që ka ndodhur. Prokuroria Publike ka ngritur një…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi në një intervistë për RTK ka folur edhe për ndryshimet kushtetuese. Gashi thekson se për ndryshimet kushtetuese koalicioni VLEN dhe VMRO-DPMNE-ja kanë qëndrime të kundërta. Gashi më tej shtoi se duhet sa më shpejt të gjendet zgjidhje, pasi që siç thotë është në interes të përbashkët të shtetit dhe qytetarëve, përcjell TV21. “Ne kemi qëndrime të ndryshme me VMRO-në për këtë çështje. Partitë shqiptare qoftë pozitë, opozitë do t’i votonin ndryshimet kushtetuese menjëherë edhe pa kushte. Ne nuk kemi asnjë kusht dhe kemi propozimin francez i cili e kemi votuar në…

Lexo më Shumë

Pasi qëndroi për gjashtë ditë në koma, avokati Sokol Mëngjesi është dërguar për ndihmë të specializuar në Athinë. Lajmin e ka bërë të ditur për Euronews Albania, gazetarja Sara Demushi. Mëngjesin e djeshëm, 3 qershor, avoktatit të Sali Berishës i është bërë një skaner ku është parë se ka një ulje të ënjtjes në tru. Po sot është ulur edhe doza e qetësuesve dhe ndodhet në një gjendje më stabël, çka mundëson edhe dërgimin e tij në Athinë. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Vritet Yolanda Sánchez, kryetare e bashkisë së një qyteti perëndimor meksikan, Cotija. Vrasja ndodhi vetëm 24 orë pas zgjedhjes së Claudia Sheinbaum, presidentja e parë femër e vendit. Lajmi u konfirmua nga autoritetet lokale. Qeveria e shtetit të Michoacan, në Meksikën perëndimore, dënoi “vrasjen e kryebashkiakes së Cotija-s, Yolanda Sánchez Figueroa”, duke shtuar se një operacion sigurie është duke u zhvilluar për të kapur përgjegjësit. Kryebashkiakja Sánchez u rrëmbye shtatorin e kaluar, ndërsa ajo ishte duke bërë pazar në një qendër tregtare, ku makina e saj u bllokua nga njerëz të armatosur. Tre ditë më vonë ajo u lirua dhe…

Lexo më Shumë

Kongresmeni 34-vjeçar Cristian Nieto u qëllua për vdekje në Ekuador pak minuta pasi dha një intervistë në një cirk plot me fëmijë. Në një video të postuar në rrjetet sociale, shihen fëmijët teksa hyjnë në cirk kur papritur dëgjohen disa të shtëna dhe britma. Nga të shtënat, përveç Nietos, mbeti e vrarë edhe gruaja e tij dhe një person tjetër, ndërsa u plagos një gazetare. Gazetarja, në fakt, ka nisur të thërrasë për ndihmë teksa përpiqej të mbrohej: “Kam nevojë për ndihmë, ambulancë, më qëlluan në krah”. Nieto njihej në Ekuador me pseudonimin Rescate (shpëtimi në spanjisht), sepse u kishte…

Lexo më Shumë