DPHM njofton se sipas matjeve dhe vrojtimeve të stacioneve meteorologjike në Maqedoni, muaji maj i këtij viti karakterizohet mesatarisht i ngrohtë dhe me reshje normale, me përjashtim të pjesës lindore të vendit, ku janë matur sasi më të mëdha të reshjeve në krahasim me shumë -vlerat mesatare vjetore. Temperatura mesatare mujore ka lëvizur nga 10.3°C në Lazaropole deri në 19.2°C në Gjevgjeli. Krahasuar me temperaturat mesatare të mesmuajit të majit, për një periudhë tridhjetëvjeçare (1991-2020), mesatarja vjetore ishte rreth 16 °C, në nivel shteti. “Temperatura më e lartë maksimale është matur më 22 maj në Gjevgjeli dhe ka qenë 30.0°C.…
Author: Hamdi Kumanova
Qeveria dhe institucionet shtetërore pjesërisht janë të përkushtuara në aktivitetet për transformim digjital dhe mundësim të shërbimeve elektronike për qytetarët. Këtë e konstaton Enti Shtetëror i Revizionit në raportin lidhur me efikasitetin e portalit kombëtar për shërbime elektronike. Revizioni ka konstatuar se procesi i digjitalizimit është i ngadaltë, ndërkaq portali i cili jep shërbime elektronike nuk promovohet mjaftueshëm dhe përdoret shumë pak nga qytetarët. “Prej vitit 2020 e këndej, nëpërmjet portalit kombëtar për e-shërbime prej rreth 110.000 qytetarëve të regjistruar, janë realizuar më pak se 65.000 shërbime elektronike”, thonë nga Enti Shtetëror i Revizionit. Në raportin e Revizionit gjithashtu është…
Darko Kostadinovski është zgjedhur kryetar i Gjykatës Kushtetuese pas nëntë raundeve të votimit. Gjykatësit sot në mëngjes patën takim koordinues dhe vendosën të mbajnë seancë në të cilën Kostadinovski mori 6 votat e nevojshme. Kostadinovski në të kaluarën ka pasur më shumë karrierë politike sesa juridike. Ai u zgjodh gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese me propozim të presidentit Gjorge Ivanov në janar të vitit 2018. Pastaj Ivanov së bashku me të propozuan dhe zgjodhën Osman Kadriun, për ti cilin u votua dje, por nuk mori shumicën e nevojshme për kryetar. Darko Kostadinovski ishte anëtar i kabinetit të Presidentit Boris Trajkovski që…
Anëtarët e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime në seancën e sotme e kanë pranuar kërkesën e ish-presidentit të Maqedonisë Stevo Pendarovski për suspendim të së drejtës për pension që ai e ka dorëzuar në Kuvend më 15 maj. Komisioni sot gjithashtu pranoi kërkesën për apanazh për 29 deputetë të përbërjes së kaluar. Kryetari i Komisionit Gjorgjija Sajkoski, njoftoi se janë dorëzuar edhe kërkesa tjera dhe janë duke u shqyrtuar. Sipas dispozitave ligjore, apanazhi është në masën e pagës së deputetit dhe paguhet nga Kuvendi, përkatësisht organizata në të cilën personi mbante detyrën. Sipas informacioneve nga Kuvendi, 57…
Ziadin Sela për momentin është aktual me deklaratën se VLEN ka marrë një numër shumë të vogël të posteve ministrore. Por ajo që mëson Ora24.tv, është se, kur Sela ka pasur rastin të vendosë, vetë ia ka ofruar deputetët e tij liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Përkatësisht pas zgjedhjeve të kaluara, kur VMRO-DPMNE bënte përpjekje për të stabilizuar shumicën, Ziadin Sela e ka telefonuar Mickoskin dhe i ka thënë “deputetët e mi janë të tutë, i kam vënë në dispozicionin tënd”… Më vonë, pas fitores së VMRO-DPMNE-së në Zgjedhjet lokale në Qytetin e Shkupit, në negociata Sela…
Gordana Siljanovska-Davkova në manifestimin për Ditën e Evropës – 9 Maj, Fondacioni Konrad Adenauer dhe Lëvizja Evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut tha se, ato e perceptojmë veten si evropianë dhe prandaj duhet të trajtohemi si evropianë. Trajtimin e sheh përmes prizmit të logjikës së BE-së, në aspektin e sundimit të ligjit, gjyqësorit të pavarur, administratës së ekspertëve, kulturës politike deri diku demokratike. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për takimin e saj me homologun e saj italian në Romë dhe “kërkimin e garancive për rrugën tonë drejt BE-së”, Siljanovska Davkova deklaroi se ishte një formulim që nuk ishte…
Ushtarët e Maqedonisë së Veriut nuk dërgohen fare në Ukrainë Postimi ndan një skrinshot të komunikimit midis Zelenskit dhe Siljanovska Davkovës me rastin e fitores së saj në zgjedhjet presidenciale dhe pretendon në mënyrë të rreme se “ushtarët maqedonas dërgohen të vdesin si mish për top për idealet e NATO-s fashiste”. Maqedonia nuk ka ushtarë të saj në Ukrainë dhe këtë e vërteton edhe përgjigja që “Vërtetmatësi” ka marrë përmes Ministrisë së Mbrojtjes, nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë, shkruan Vërtetmatësi. Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook ku shkruhet: Nëna e kombit! Cila nënë i dërgon me dëshirë…
Antonio Milloshoski në Daily Click në TV21 tha se më së voni në 21-22 qershor do të formohet qeveria e re me në krye VMRO-DPMNE-në, VLEN-in dhe ZNAM. Milloshoski tha se më 6 qershor pritet që presidentja Gordana Siljanovska Davkova t’ia dorëzojë Mickoskit mandatin për formimin e qeverisë së re. “Atë që e kemi marrë si informacion nga Kabineti i presidentes Siljanovsk-Davkova është që me 6 qershor do t’ia japë mandatin z. Hristijan Mickoskit si kryetar i partisë më të madhe dhe koalicionit me numrin e deputetëve, ndërsa ai do të ketë kohë deri në mesnatën e 25 qershorit për…
MPB ka njoftuae se më datë 06.03.2024 në ora 20:40 në SPB-Tetovë, Sh.M (39) dhe Z.K (39), të dyja nga Shkupi, kanë raportuar se në rrugën ,,Boris Kidriç” në Tetovë janë sulmuar fizikisht një mashkull dhe një femër, të cilët gjatë sulmit kanë përdorur edhe një send druri. Po merren masa për zbardhjen e rastit. Pa Censurë
MPB ka njoftuar se më datë 06.03.2024 në ora 21:30, zyrtarët policorë të DPB- Gostivar kanë privuar nga liria personin V.S.(72) nga Gostivari i cili ishte raportuar nga fqinja e tij I.R.B.(54) se rreth orës 19.00 përpara shtëpis së tyre familjare ka sulmuar fizikisht nipin e saj të mitur. Ai është ndaluar në Komisariat për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.Pa Censurë
MPB ka njoftuar se më datë 03.06.2024 në ora 08:55, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë ndaluar personin N.V.(85) nga Tetova, duke vepruar sipas raportimit të mëparshëm nga P.E. nga Tetova, punonjëse në Qendrën Emergjente të Tetovës, se në orën 08:30 e ka sulmuar fizikisht në vendin e saj të punës, e më pas ka sulmuar fizikisht një punonjës të policisë që po ndërmerrte veprimet zyrtare. Ai është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. Pa Censurë
MPB ka njoftuar se më 03.06.2024, në orën 15:40 në SPB Kumanovë është raportuar se në rrugën lokale të fshatit Opajë-Orizare, në Lipkovë, në vendin e quajtur “Rozafa”, një automjet i tipit “Volkswagen Golf” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga R.S. (46) nga fshati Orizare, ka dalë jashtë rrugës. Në aksident, ka pësuar lëndime të rënda pasagjerja e tij, R.S. (43) nga fshati Orizare, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Është kryer inspektimi nga një ekip inspektues i SPB Kumanovë.

