Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Financave në Maqedoninë e Veriut çdo tremujor publikon të dhënat për humbjet apo fitimet e ndërmarrjeve shtetërore dhe shifrat e fundit janë për tremujorin e parë të vitit. Nëse në atë renditje të Financave përfshihen 29 shoqëri aksionare SHA dhe Ndërmarrje Publike shtetërore, të dhënat tregojnë se 13 prej tyre kanë funksionuar me humbje në tre muajt e parë dhe 16 kanë pasur fitime. Por humbjet e humbësve janë shumë më të mëdha se fitimet e të tjerëve. Qeveria e re pritet të përballet me këto probleme, përcjell portali Faktor. Dhe, nga humbësit, termocentralet shtetërore, ose ASH ESM,…

Lexo më Shumë

Brazili ka qindra miliona lopë, por një në veçanti është e jashtëzakonshme. Trupi i saj masiv, i bardhë si bora, vëzhgohet nga kamerat e sigurisë, një veteriner dhe një roje i armatosur. Me vlerë 4 milionë dollarë, Viatina-19 FIV Mara Moveis është lopa më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në ankand, sipas Rekordeve Botërore Guinness. Kjo është tre herë më shumë se çmimi i mbajtësit të fundit rekord. Dhe me 1,100 kilogramë ajo është dy herë më e rëndë se një e rritur mesatare e racës së saj. Lopa më e shtrenjtë në botë FOTO GALERI Përgjatë një autostrade që…

Lexo më Shumë

Zbulohen detaje të reja lidhur me operacionin ndërkombëtar të shtrirë në Belgjikë, Francë, Holandë, Gjermani, Itali dhe Austri kundër një organizate kriminale shqiptare që çoi në arrestimin e 17 personave ditën e djeshme. Sipas burimeve më të fundit, 11 prej të arrestuarve janë kapur në Belgjikë dhe 6 të tjerë në shtetet e tjera europiane me qëllim ekstradimin në Belgjikë. Kërkimet kanë çuar në kapjen e 100 kg drogë të llojit kokainë dhe amfetaminë, armë zjarri, kimikate, jelek antiplumb dhe 265,000 euro para cash. Pjesa e hetimit e drejtuar nga policia e Antwerp ka në shënjestër një grup trafikantësh të dyshuar…

Lexo më Shumë

Deputetja e Grupit Multietnik, Duda Balje, deklaron se as Qeveria e as Kuvendi nuk janë gati të diskutojnë për Kodin Civil. Sipas Baljes, deputetët e VV-së që kanë votuar kundër nuk do ta ndryshojnë qëndrimin. “Në këtë legjislaturë nuk do të vijë. Nuk kemi numra, as Qeveria as Parlamenti nuk është gati të diskutoj për këtë çështje në këtë moment. Unë do të jem kundër. Nuk do ta ndryshojnë qëndrimin VV për të votuar pro, nuk besoj”.

Lexo më Shumë

Në seancën konstituive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtur më 28 maj 2024, sipas dispozitave në fuqi u verifikuan mandatet e deputetëve të sapozgjedhur në Kuvendin e njëmbëdhjetë të Kuvendit. Me këtë rast, Kuvendi konkludoi se “kryetarit të Qeverisë dhe një pjese të caktuar të anëtarëve të Qeverisë, me verifikimin e mandatit të deputetit, në pajtim me nenin 8, paragrafi 1 të Kodit Zgjedhor, u pushojnë funksionet e tyre në Qeveri. Por, për të siguruar vazhdimësi në punën e Qeverisë, Qeveria do t’i kryejë vetëm funksionet e domosdoshme deri në zgjedhjen e qeverisë së re, njoftoi…

Lexo më Shumë

Një ditë para skadimit të afatit, presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova, pritet t’ia ndajë mandatin për formimin e qeverisë së re kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Nga VMRO-DPMNE thonë se qeveria do të formohet sipas afateve kushtetuese, ndërsa presin që koalicioni “VLEN” me të cilin po negocion VMRO-DPMNE, të ketë marrëveshje përfundimtare për tre deri në katër ditë. Afati për dorëzimin e mandatit përfundon të premten, më 7 qershor, kur edhe nis afati njëzet ditësh për formimin e qeverisë.

Lexo më Shumë

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin e shpërndarjes elektrike, sot pa energji elektrike do të mbesin disa pjesë të komunave Aerodrom, Gazi Babë, Gjorçe Petrov dhe Kisella Vodë. Sipas QMK-së në periudhën prej orës 8:00 deri në orën 14:00 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Gavrill Konstantinoviq” në lagjen Lisiçe në komunën Aerodrom. Prej orës 9 deri në orën 10, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Finska” në lagjen Hasanbeg, komuna Gazi Babë, prej orës 9 deri në orën 13:30 shfrytëzuesit e një pjese të…

Lexo më Shumë

Policia britanike është në kërkim të prindërve të tre foshnjave që ishin mbështjellë me çanta dhe batanije pazari dhe më pas u braktisën në lindje të Londrës gjatë shtatë viteve të fundit. Gjykata zbuloi se Elsa, e cila u gjet e braktisur në një park, nën temperatura të ulëta në janar, është motra e dy të porsalindurve të tjerë, Roman dhe Harry (pseudonimet që kanë përdorur mediat vendase), që po ashtu u gjetën të hedhur aty pranë, njëri në vitin 2017 dhe tjetri në vitin 2019. Të tre foshnjat u gjetën të gjallë dhe iu afrua kujdesi i menjëhershëm. Megjithatë,…

Lexo më Shumë

Forca Ajrore ukrainase tha se i ka rrëzuar 22 nga 27 dronët e tipit Shahed me të cilët Rusia i sulmoi pesë rajone të Ukrainës gjatë natës. Sulmi dëmtoi një objekt industrial dhe plagosi një person në rajonin e Poltava, tha guvernatori Filip Pronin, në Telegram. Ushtria ukrainase shkatërroi gjashtë dronë mbi rajonin jugor të Mykolaiv, tha guvernatori. Ai shtoi se nuk u raportua për viktima, veçse u shkatërrua një shtëpi private dhe u dëmtuan rreth dhjetë të tjera. Katër dronë u rrëzuan mbi rajonin jugor të Hersonit dhe katër të tjerë mbi rajonin qendror të Dnipropetrovsk, thanë guvernatorët e…

Lexo më Shumë

Rusia përgatit të miturit ukrainas nga territoret e pushtuara për shërbimin ushtarak. Kështu shkruan Instituti për Studimin e Luftës (ISW). Analistët nga qendra kërkimore amerikane thonë se më shumë se 2,500 adoleshentë ukrainas të moshës 13 deri në 17 vjeç nga rajonet e pushtuara të Donetsk, Lugansk, Kherson dhe Zaporizhzhia do t’i nënshtrohen stërvitjes ushtarake në kampin “Voin” (Luftëtar) në rajonin rus të Volgograd. Sipas grupit të ekspertëve, ky trajnim ushtarak synon të “rusifikojë” adoleshentët ukrainas, t’i izolojë ata nga identiteti i tyre dhe t’i përgatisë për luftë nëse në të ardhmen u kërkohet të luftojnë në ushtrinë ruse. “ISW…

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi të martën një urdhër të ri ekzekutiv, që do të kufizojë përkohësisht të drejtën për të kërkuar azil në kufirin SHBA-Meksikë sa herë që numri i emigrantëve që kalojnë në mënyrë të paligjshme ose pa autorizim arrin një mesatare ditore prej 2500 personash. Sipas urdhrit ekzekutiv të Presidentit Biden, ata që hyjnë në vend në mënyrë të paligjshme nuk do të kenë të drejtë për azil nëse nuk kanë arsye të jashtëzakonshme për të qëndruar në Shtetet e Bashkuara. “Këto masa nuk do të rregullojnë sistemin tonë të imigracionit, por ato mund të na ndihmojnë…

Lexo më Shumë

Mungesa e fuqisë punëtore, e ndikuar nga lëvizjet demografike dhe plakja e popullsisë ndër vite, vijon të shtojë kërkesën për punësime për staf shërbimi me rroga deri 1,000 euro në muaj, kryesisht në zonat bregdetare. Përveç punësimeve për shefa kuzhine me paga nga 3,000 – 3,500 deri në 5,000 euro në muaj në struktura të veçanta, apo kameier me pagë 1,000 euro dhe ndihmëskamarier me pagë 800 euro, tashmë nga bizneset në Jug po kërkohen edhe punonjëse për pastrimin me pagë mujore 800 deri në 1,000 euro. Në njoftimin e ngjitur në një nga pallatet zonës “5 maji” në Tiranë,…

Lexo më Shumë