Author: Hamdi Kumanova

Një banor 22-vjeçar nga Karbinci është arrestuar pasi ishte raportuar se ishte fotografuar me një pistoletë në duar dhe më pas e kishte publikuar fotografinë në një rrjet social, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). “Dje në Shtip, oficerët e policisë në koordinim me departamentin e policisë kriminale e privuan nga liria G.P. (22) nga fshati Kozjak, komuna e Karbincit, duke vepruar pas një denoncimi paraprak se në një rrjet social ishin publikuar fotografi në të cilat një person, në një zonë urbane, mbante një pistoletë në duar”, informoi MPB. Personi është gjetur dhe arrestuar, dhe pas inspektimit janë…

Lexo më Shumë

Flamuri i Sindikatës së Policisë së Kosovës është ngritur në majën Mytikas 2 mijë e 918 metra në shtetin grek. Kjo është bërë përmes aktivistit njëherësh zyrtarit policor Naser Zeqiraj i cili bashkë me alpinistë të ndryshëm e ka ngritur flamurin e sindikatës gjatë këtij aktiviteti. “Aktivisti i njohur sindikal nga rajoni i Pejës, njëherësh zyrtari policor, Naser Zeqiraj, e përfaqësoj Sindikatën e Policisë së Kosovës, me bashkë-alpinistë të ndryshëm, ku gjatë këtij aktiviteti, aplinisti ngrit flamurin e Sindikatës në majën Mytikas (Olimpit) 2918m ne shtetin grek”, thuhet në njoftimin e sindikatës.

Lexo më Shumë

Krah për krah me kolegët e batalioni të dytë të këmbësorisë, ushtarakët e kësaj njësie me guxim dhe vetëmohim u përfshinë në lokalizimin e zjarreve që në fillim, thuhet në postimin në profilin e URMV-së në Facebook. Sipas informacioneve të fundit nga Mbrojtja, në terren ndodhen rreth 100 pjesëtarë të Ushtrisë, ndërsa janë aktivizuar dy helikopterët e “WING” të Aviacionit, të cilët ndërhynë fundjavën e kaluar me 22 kova dhe kanë hedhur 44 tonë ujë në lokacionet ku u kërkua. Ndryshe, mëngjesin e sotëm në orën 07:30 është lokalizuar zjarri në malin Lisec, në mes të fshatrave Drenovë dhe Jabollçishti…

Lexo më Shumë

Qëllimi ynë nuk është asnjëherë të përzihemi, por t’ju mbështesim – thotë ambasadorja amerikane në vend, Angela Ageler, në lidhje me deklaratën e fundit të kryeministrit Hristijan Mickoski se është bërë praktikë që ambasadorët e huaj të pëzihen në punët e brendshme të vendit, transmeton Portalb.mk. Deklarata e kryeministrit i referohej deklaratave të disa ambasadorëve në vend se Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publikë nuk duhet të shpërndahen – masë të cilën VMRO-DPMNE e kishte paralajmëruar që para zgjedhjeve. Në një intervistë për emisionin “200” të Televizionit Alsat, Ageler thotë se vendimet e marra në Këshillin Gjyqësor dhe në…

Lexo më Shumë

Me datë 14.07.2024 në ora 01:50 në Shtip, zyrtarë policorë nga SPB Shtip në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale kanë ndaluar G.P. (22)nga fshati Kozjak komuna e Karbincit, duke proceduar pas raportimit të mëhershëm në rrjetet social ku është publikuar foto në të cilat një person, në një ambient urban, mbante një armë në duar. Pas marrjes së masave operative, personi u gjet dhe u ndalua dhe pas kontrollit në vendin e treguar nga ai u gjetën gëzhoja. Në lidhje me ngjarjen, M.T. (27) nga Shtipi i është marrë një pistoletë tip “Zoraki”, e cila me urdhër të prokurorit…

Lexo më Shumë

Komisioni nga Klinika për Sëmundje të fëmijëve do ta zbardhë rastin e foshnjës tre muajshe nga Saraji. Familja e foshnjës pretendon se është dhunuar nga një punonjëse shëndetësore e Departamentit të Imunologjisë. Infermierja do të tregojë anën e saj të ngjarjes, e cila shkaktoi një reagim publik duke postuar pamjet e foshnjës me mavijosje në krah. Infermierja ka marrë ndihmë dhe mbështetje edhe nga Sindikata e Qendrës Klinike, anëtare e së cilës është. Ata theksojnë se askush nuk duhet të akuzohet para se të provohet fajësia. “Nuk do të lejojmë që të nëpërkëmbet dinjiteti i punëtorëve shëndetësorë të Maqedonisë”, thonë…

Lexo më Shumë

Katër vetura janë përplasur paraditen e sotme në afërsi të stacionit hekurudhor në qendër të Shkupit. Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme. “Sot në mëngjes në orën tetë në kryqëzimin e bulevardit “Koço Racin” me bulevardin “Kuzman Josifovski Pitu” është raportuar për një aksident trafiku në mes të katër veturave. Aktualisht po kryhen hetime, nuk raportohet për persona të lënduar”, sqarojnë nga MPB.

Lexo më Shumë

Lufta me zjarret në RMV po vazhdon. Shuarja e zjarrit në malin Serta pritet të vazhdojë sot në mëngjes me helikopterë dhe air-traktorë. Ndërkohë kryeministri Hristian Mickoski paralajmëroi se së shpejti arrin ndihma nga Sllovenia, Serbia, Turqia dhe Mali i Zi në luftën kundër zjarreve. Ndërkohë drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angelov dje vonë pasdite tha se zjarri vazhdon të digjet në malin Serta dhe se shuarja vazhdon edhe sot në mëngjes me helikopterë dhe air-traktorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. “Vazhdon të digjet. Fatkeqësisht, ne nuk arrijmë të vendosim kontroll mbi të. Terreni është…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN po shkon drejt homogjenizimit të strukturave. Kështu deklaroi kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i cili para mbledhjes së sotme në Tetovë tha se do të formohet trupi i përbashkët koordinues i koalicionit i cili do të ketë rol mbikëqyrës dhe rregullues për politikat e VLEN-it në Qeveri dhe nivel lokal. Do të emërohet edhe zëdhënësi i përbashkët që do të komunikojë në emër të koalicionit. “Koalicioni VLEN për promovimin e një trupi të përbashkët koordinativ i cili do të koordinon politikat e koalicionit në periudhën e ardhshme. Kjo tregon për frymën e përbashkët që ekziston brenda koalicionit…

Lexo më Shumë