Author: Hamdi Kumanova

Alarm maksimal në Europë për zjarre të qëllimshme nga dora e Rusisë. Shërbimet e sigurisë janë në gatishmëri për t’u ballafaquar me armën e re të luftës së Putinit për operacionit e tij të sabotazhit në vendet Baltike, Gjermani dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Kështu raporton The Guardian. Madje mendohet se aksione të tilla kanë ndodhur tashmë në Vilnuis dhe në Londër. Ky raportim vjen në një kohë, kur Rusia paralajmëron se ka gati një plan bërthamor kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këtë e konfirmoi ministri i Jashtëm, Sergej Lavrov, duke folur për mediat në Moskë. Ai thotë se…

Lexo më Shumë

Ministrat e jashtëm të NATO-s të premten do të diskutojnë për një ndihmë të re ushtarake për Ukrainën, të propozuar nga Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg, që pritet të miratohet gjatë muajit korrik në Uashington. Për shkak të paqartësisë rreth përkrahjes amerikane ndaj Ukrainës në të ardhmen në rast të zgjedhjes së zotit Donald Trump për president të Shteteve të Bashkuara, Sekretari Stoltenberg ka propozuar që ndihma ushtarake për Kievin të jetë e përcaktuar për një afat më të gjatë kohor, krahas një zotimi shumëvjeçar financiar. Por 32 shtetet anëtare të NATO-s kanë qëndrime të ndryshme përsa i…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar logon për 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, që shënon më datë 12 Qershor. Në një postim në rrjetin social Instagram, Kurti ka ndarë me ndjekësit logon, ndërsa ka shpjeguar edhe kuptimin e saj. Ai thotë se logo është me motive tradicionale të rifreskuara me dizajn modern, në të cilën shihet pëllumbi i bardhë si simbol i paqes, dhe shqiponja dykrenare që sipas tij është ngulitur thellë në historinë e identitetin kombëtar. Frymëzuar nga historia dhe kultura, motivet e ngjyrat që i gjejmë të qëndisura në veshjet tradicionale e të thurura në artizanatet tona,…

Lexo më Shumë

Sot në Strugë në prezencën e ambasadorit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir, u bë hapja zyrtare e “Europe House”. Ambasadori bëri hapjen zyrtare me një fjalim, e më pas vazhdoi me një debat dhe diskutim me nxënësit e shkollave të mesme. Ambasadori Gir tha se hapja e “Europe House” në Strugë është një mundësi e mirë ku të rinjtë mund të shfaqin idetë e tyre për një të ardhme më të mirë. “Është një kënaqësi e madhe që sot kemi zyrtarisht hapjen zyrtare të “Europe House” këtu në Strugë. Ky është “Europe House” i 6-të në vend…

Lexo më Shumë

riza energjetike, faktor kryesor për rritje të çmimeve në industrinë ushqimore, njëkohësisht mungesa e investimeve në burime të ripërtërishme dhe varësia nga prodhimi i energjisë elektrike me thëngjill, bën që kjo krizë të stërzgjatet. Në forumin për efikasitetin energjetik dhe ushqimor është konstatuar që vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të investojnë në burime të ripërtërishme të energjisë elektrike, të shfrytëzohen burimet natyrore dhe të krijohet pavarësia energjetike. “Rezultatet tregojnë se kriza energjetike seriozisht ka ndikuar në rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore që ishte dhe paralajmërim, por Evropa u godit në mënyrë të theksuar. Përpos që ne jemi të varur…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri i arratisur, Nikolla Gruevski ka reaguar nga deklaratave të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, e cila mbrëmjen e djeshme tha se pasi kishte shqiptuar dënimin ndaj Guevski, në Greqi ishte sulmuar fizikisht. Gruevski e quan Kacarskën “gjykatëse e Zoran Zaevit”. “Mesa duket kjo monstër me fytyrë njeriu e ka “mizën nën kapelë”, ndaj edhe “po e tremb”. Ajo do të jetojë gjithë jetën me atë peshë të ndërgjegjes nga krimet e kryera dhe me ndjenjën dhe nevojën për t’u paraqitur si viktimë para publikut, kur nuk mund të jetë më hero. E di që personalisht nuk kam menduar,…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se ka parandaluar kontrabandën e një sasie të madhe të produkteve për përdorim të gjerë nga Kosova në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkruan Alsat. “Nga Departamenti për krim ndërkufitar dhe migrim Shkup dhe nga stacioni policor për mbikëqyrje kufitare Tanush, pas informatave të marra paraprake dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Kosovës, kanë parandaluar kontrabandimin e produkteve për përdorim të gjerë nga Kosova për në Republika e Maqedonisë së Veriut. Gjegjësisht, zyrtarët policorë kanë gjetur dy kamionë, drejtuesit e të cilëve janë larguar nga vendi. Gjatë kontrollit, në kamionit “Volkswagen” me…

Lexo më Shumë

Beteja për Vovchanskun në rajonin e Kharkivit në Ukrainë është duke vazhduar. Ushtarët ukrainas të përfshirë në mbrojtjen e qytetit kanë shpërndarë pamjet nga betejat e ashpra kundër forcave pushtuese ruse. Ushtarët ukrainas madje kanë theksuar se beteja për këtë qytet në rajoni e Kharkivit po i motivon më shumë, që të mos ndalen për asnjë moment deri në çlirimin e çdo pëllëmbe të territorit të Ukrainës. Derisa rusët po tentojnë të marrin nënë kontroll Vovchanskun, ukrainasit janë të përkushtuar ta ruajnë dhe të zmbrapsin ushtarët e Vladimir Putinit. Është pikërisht regjimenti Cunami i ushtrisë ukrainase që është angazhuar në…

Lexo më Shumë

Nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi kanë reaguar pas ankesës së Bisera Kostadinovska Stojçevskës nga LSDM për betimin në gjuhën shqipe para gjuhës maqedonase që bëri Gashi, shkruan TV21. Nga Kabineti i Gashit thonë se përdorimi i gjuhës shqipe në komunikim zyrtar është i garantuar me Kushtetutë. “Kryetari i Kuvendit e ushtron të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në komunikimin zyrtar, e cila garantohet me kushtetutë, me ligjet në fuqi dhe rregulloren e Kuvendit. Këtë të drejtë ligjore ai do ta ushtrojë gjatë gjithë mandatit. Kryetari Gashi është i përkushtuar të garantojë se të gjitha procedurat parlamentare,…

Lexo më Shumë

Të mërkurën në orën 11.30 në Departamentin e Policisë-Gallatë, një 52-vjeçar nga Gostivari ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 12.30 në një fshat të Gostivarit, për shkak të problemeve të mëparshme pronësoro-ligjore në kompaninë e tij, është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij Z.S dhe nipi V.S. nga i njëjti fshat. Janë marrë masat për të pastruar dhe dokumentuar rastin.

Lexo më Shumë

Procesi i ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni është kyç për përparimin e vendit në integrimin në Bashkimin Evropian dhe pikërisht për këtë arsye ndryshimet që janë të nevojshme për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE nuk duhet t’i nënshtrohen retorikës nacionaliste, thonë Partia Liberal Demokratike. “Ju kujtojmë se reformat do të sjellin përfitime të konsiderueshme për qytetarët dhe do të forcojnë demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Ecuria e negociatave varet nga gatishmëria e të gjitha subjekteve politike për t’i vënë interesat shtetërore para agjendave partiake, sepse me anëtarësimin në BE të gjithë do t’i gëzojmë përfitimet”, thonë nga atje.…

Lexo më Shumë

Valdete dhe Muhabi Osmani prindërit e të ndjerës, Marigona Osmani janë duke qëndruar jashtë Kosovës për shkaqe sigurie. Pas nisjes së rigjykimit ndaj të akuzuarve Dardan Krivaqës e Arbër Sejdiut, me 24 maj, prindërit e Marigonës po ndihen të rrezikuar në Kosovë. Për këtë arsye ata janë zhvendosur përkohësisht jashtë shtetit deri të përfundon procesi gjyqsor, shkruan Insajderi. Të premten e 24 majit në Gjykatën Themelore në Ferizaj është mbajtur seanca e rigjykimit ku të akuzuarit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu janë deklaruar të pafajshëm për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit. Në këtë seancë, Avokati i Dardan Krivaqës, Skender…

Lexo më Shumë