Gazetari Ferdinand Devishi i ftuar në “Top Story”, mbrëmjen e djeshme ka treguar profilin e polices që vrau veten me armën e shërbimit Aldorjana Loshi. Sipas gazetarit, arsyeja e vetëvrasjes së 21-vjeçares ka qenë vdekja e babait të saj, ndryshimi i jetës nga një provincë në qytetin e Tiranës dhe konfliktet e vazhdueshme me të dashurin më të madh në moshë, ku mesa duket nuk i ka përballuar dot. Ferdinand Dervishi: Unë do ta gjeja të gjithë çelësin e konfliktit që e ka çuar atë tek vetëvrasja në dy momente, humbja e babait dhe fakti që është shumë e vogël.…
Author: Hamdi Kumanova
Dikur ishte funksionar i lartë në kohën e Jugosllavisë ku shërbente si kryetar i Krahinës Autonome të Kosovës. Tash me profesion jurist, Azem Vllasi ka vendosur t’i del në krah kryeministrit Albin Kurti. Vllasi ka thënë se situata në veri të Kosovës është dukshëm më e mirë se në vitet e kaluara. Ai ka vlerësuar se Kosova ka më shumë prani institucionale në veri. “Kosova është më institucionalisht prezente edhe pse situata është brishtë. Qytetarëve u kanë ardhë të hunda bandat e Radoiçiqit. Situata është dukshëm më e mirë por duhet të jemi sy qelë dhe pas parasysh se Serbia…
Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes. Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Shtime, ku një 43-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Media mëson se rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, kur pas një debati verbal, i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas, duke i shkaktuar lëndime trupore, por edhe shqetësim e frikë.…
Padia e koalicionit “Fronti Europian” i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kundër vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për rivotimin e vendvotimit 2101 në fshatin Larcë të komunës së Zhelines në zgjedhjet parlamentare, është e pabaze, ka vendosur mbrëmë Gjykata Administrative. “Padia e koalicionit paditës “Fronti Europian”, i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim (Lëvizja Popullore – DN, Partia Demokratike e Shqiptarëve, Partia Demokratike Evropiane EDP, Partia Demokratike e Turqve, Partia Politike Bashkimi i Romëve – URA, Partia Politike. Boshnjak Demokratik Soyuz – BDS) Fushata zgjedhore – zgjedhjet parlamentare 2024, në njësinë zgjedhore 1, 2, 3, 4, 5…
Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, sekuestroi llogaritë bankare në një vlerë totale 10 milionë euro të dhjetë shtetasve dhe 3 subjekteve financiare mikrokredi nën akuzë për veprën penale ‘Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Nga aktet e administruara, rezultoi se shtetasit A.M., K. S., E.I. dhe persona të lidhur me ta, si dhe subjektet ‘Microcredit Albania’ shpk dhe ‘Final’ shpk, kanë vlera të konsiderueshme parash në lekë dhe valutë të huaj të depozituara në banka të nivelit të dytë si dhe obligacione të…
Izet Mexhiti kryetar i Lëvizjes Demokratike pjesë e koalicionit VLEN në një intervistë në A2CNN tha se Fronti Europian nuk janë bashkuar në baza ideologjike, por se janë bashkuar që të mbijetojnë dhe të jenë pjesë e Qeverisë. Mexhiti mes tjerash shtoi se nga 18 deputetë të Frontit 3-4 deputetë janë me një këmbë pjesë e shumicës së re, por pa përmendur emra. “Fronti Europian nuk janë bashkuar në baza ideologjike, nuk i ka bashkuar programi, por janë bashkuar që të mbijetojnë dhe të jenë pjesë e Qeverisë. Në momentin kur ato nuk janë pjesë e Qeverisë ka dështuar misioni…
Agjencia e postave sot në Shkup do ta mbajë takimin e 22-të publik, me qëllim që të t’u mundësojë të gjithë të interesuarve të informohen për aktivitetet e ndërmarra për masat rregullatore në vitin vijues. Në takim, siç informojnë nga Agjencia e postave, do të prezantohet gjendja e tregut postar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe aktivitetet vijuese të Agjencisë, planet dhe programet për veprim në periudhën e ardhshme.
Bota është e madhe, e bukur dhe emocionuese, e përbërë nga kultura të ndryshme magjepsëse. Kultura është thelbësore për ekzistencën njerëzore dhe përshkruan besimet, vlerat dhe traditat e përbashkëta sipas të cilave jeton çdo komunitet! Udhëtimi në vende me kultura të ndryshme mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Jo vetëm që na ofron perspektiva të reja për botën, por gjithashtu na ndihmon të krijojmë lidhje të pasura dhe kuptimplote me një gamë më të gjerë njerëzish! shkruan në një artikull gazetarja Elise Christian, të botuar në të përditshmen britanike restless.co.uk . Shqipëria është renditur mes 11 destinacioneve më të mahnitshme…
24 vjeçari Florent Sadikaj nga Lëbusha e Deçanit, ka humbur jetën tragjikisht në vendin e tij të punës në Zvicër. Sadikaj i cili ka ndërruar jetë dy ditë më parë. Ai do të varroset sot në vendlindjen e tij. Familja e tij ka bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e fshatit Lebushë, duke filluar nga ora 15:00.
Çmimi i arit është rritur në nivel rekord këto ditë, dhe tregtohet në bursa 2500 dollarë për onz. Të njëjtin trend ka shënuar edhe argjendi, i cili kushton 31.7 dollarë për onz. Çmimet e arit janë rritur në nivelet më të larta rekord, me shifrat që ka shënuar një kulm të ri prej 2450 dollarë për onz këtë javë. Edhe argjendi arriti nivelet më të larta shumëvjeçare në fillim të javës së kaluar. Çmimet e metalit të verdhë kanë ruajtur vrullin e tyre rritës, edhe pse dollari amerikan është luhatur në tregje. Kina është sot blerësi më i madh i…
Pasi dëgjuan për 16 ditë dëshmitë e gati 24 dëshmitarëve dhe për disa orë të tjera argumentat mbyllëse të palëve, ka ardhur momenti që anëtarët e jurisë të thonë fjalën e tyre në çështjen penale ndaj ish-presidentit Donald Trump. Juria u tërhoq të mërkurën për të filluar procesin e shqyrtimit të çështjes së parë penale ndaj një ish-presidenti amerikan. Juria, e përbërë nga shtatë burra dhe pesë gra, ka detyrën të vendosë nëse zoti Trump është apo jo fajtor për 34 akuzat në lidhje me falsfikimin e të dhënave të kompanisë së tij. Prokurorët thonë se zoti Trump falsifikoi të…
Kryeinspektori i forcave të armatosura gjermane, Bundeswehr, i quajti manovrat e vazhdueshme ushtarake në Lituani një sinjal frenimi të besueshëm kundër kërcënimeve të mundshme ndaj aleatëve të NATO-s të vendit.Ai tha se manovrat gjermane në Lituani, të quajtura Quadriga 2024, janë manovrat më të mëdha të ushtrisë gjermane në dekadat e fundit. “Rajoni Baltik dhe angazhimi ynë ndaj Lituanisë janë gurthemeli i kontributit të Gjermanisë në mbrojtjen e krahut lindor të NATO-s.” Ashtu si Aleatët u ngritën për ne gjatë Luftës së Ftohtë, ne ngrihemi për sigurinë dhe lirinë e partnerëve tanë sot – në çdo centimetër të territori,” tha…

