Author: Hamdi Kumanova

Me qëllim moslejimin e avancimit të pastrimit të parave nëpërmjet këtyre metodave në dukje të sofistikuara, është e nevojshme ndërmarrja e hapave parandalues. Krimi përgjatë historisë ka njohur vazhdimisht evoluimin e metodave për pastrimin e produkteve kriminale, e në këtë rast, të parave. Po në këtë rrugëtim, parashikohet që kriptovaluta të jenë mjeti më efikas dhe anonim për të realizuar pastrimin e parave. Sigurisht, pastrimi i parave përmes kriptovalutave kërkon njohje të mirë të procesit më të rëndësishëm për mekanizmin e pastrimit të parave, “layering”. Ky proces është një hap kyç në pastrimin e parave, duke e bërë të vështirë…

Lexo më Shumë

Një kandidat për zgjedhjet komunale në shtetin Guerrero (në jug) të Meksikës u vra nga një person i armatosur të mërkurën, ditën e fundit të fushatës zgjedhore, njoftoi Evelyn Salgado Pineda, guvernatorja e këtij shteti, i cili është rrënuar nga dhuna e bandat e krimit të organizuar. Një kandidat për kryetar bashkie në fshatin Cojuca de Benitez, Alfredo Cabrera, ishte mes mbështetësve kur një person i armatosur e qëlloi në mënyrë të përsëritur në pjesën e pasme, siç u kap në video amatore të riprodhuar nga media meksikane, duke përfshirë faqen e internetit Quadratín Guerrero. Ai është kandidati i 24-…

Lexo më Shumë

Grupi parlamentar i Rithemelimit nuk arriti të dalë dje (e mërkurë) me një qëndrim të unifikuar sa i përket pikës së rendit të ditës për ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar “Xhafaj” që është parashikuar për seancën e të enjtes. Kjo për shkak se deputetët ndajnë qëndrime të ndryshme për mënyrën se si do të sillet opozita kur të vijë momenti i ngritjes së komisionit, ndërkohë që nuk mori pjesë në votimin e draft rezolutës për qeverisjen e mirë dhe luftën kundër korrupsionit. Burimet i thanë në mbrëmje Top Channel se kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi u shpreh se…

Lexo më Shumë

Konferenca e ProCredit Bank dhe BERZH “Rrethi i Mundësive të Reja” vendosi një fillim të lartë të iniciativave për të mbështetur sipërmarrësit e rinj dhe gratë në sipërmarrësi Dje, ProCredit Bank dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) mblodhën në një vend sipërmarrës të rinj dhe gra të suksesshme në sipërmarrësi, ato që tashmë kanë përvojë në botën e biznesit, por edhe ato që duan të mësojnë se si idetë e tyre inovative t’i shëndrojnë në biznes të suksesshëm. Konferenca “Rrethi i mundësive të reja”, kushtuar sipërmarrësve të rinj dhe grave në sipërmarrësi, shënoi fillimin e një sërë iniciativash…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se në rrjedhë është dorëzimi i të gjitha teksteve shkollore nga klasa e parë deri në të shtatën në arsimin fillor, të cilat janë miratuar nga Komisioni Kombëtar i Teksteve dhe do të përdoren në vitin shkollor 2024-2025. Procesi do të rrumbullaksohet në fillim të muajit qershor, në mënyrë që nxënësit të kenë në kohë tekstet shkollore të nevojshme, para fillimit të vitit të ri shkollor. Procedura për shtypjen e teksteve të reja shkollore ka filluar dy javë më parë, ndërsa çdo shkollë do të marrë tirazhin e kërkuar përmes aplikacionit të posaçëm elektronik…

Lexo më Shumë

28 persona humbën jetën dhe 20 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e aksidentimit të një autobusi në provincën Balochistan të Pakistanit. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në zonën e Wasuk, kur autobusi ishte duke udhëtuar nga Keta në Terbat. Sipas të dhënave fillestare, autobusit i ka shpërthyer goma dhe për këtë arsye ai doli nga rruga dhe u përmbys, për të marrë më pas flakë.

Lexo më Shumë

Temperatura rekord prej 49,9 gradë Celsius është regjistruar dje, të martën, në Nju Delhi, kryeqyteti i Indisë, siç njoftoi shërbimi meteorologjik. Shërbimi Meteorologjik Indian foli për valë të nxehta të forta dhe shtoi se kjo temperaturë u regjistrua në dy stacione në periferi të Narelës dhe Mungespur në Nju Delhi. Në maj 2022, një temperaturë prej 49.2 gradë Celsius u regjistrua në disa zona të kryeqytetit indian. Kushtet e valëve të të nxehtit janë të zakonshme në verë në Indi, por, sipas shkencëtarëve, ndryshimi i klimës i ka bërë valët e të nxehtit më të gjata, më të shpeshta dhe…

Lexo më Shumë

Në Gjermani e kanë marrë nënshtetësinë gjermanë më shumë të huaj se kurrë më parë, që nga fillimi i regjistrimit statistikor. Sipas Zyrës së Statistikave në Visbaden, 200.100 vetë e morën nënshtetësinë gjermane në vitin 2023, 19% më shumë se një vit më parë. Vitin e kaluar kanë marrë nënshtetësinë të huaj nga 157 kombësi të ndryshme. Mosha e tyre mesatare ishte 29,3 vjeç, dukshëm më e re se mesatarja e popullsisë gjermane me 44,6 vjeç. 45% e gjermanëve të rinj janë gra. Sirianët grupi më i madh ndër personat e natyralizuar Numri i madh i marrjes së nënshtetësive nga…

Lexo më Shumë

Mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar 13 nga 14 dronët e lëshuar nga Rusia mëngjesin e 29 majit në tri rajone, thanë forcat ajrore ukrainase. Si rezultat i luftimeve kundërajrore, 13 dronë Shahed janë rrëzuar në rajonin e Mikolajivit, Kirovohardit dhe Rivnes. Ende nuk ka raportime për viktima apo dëme. Ndërkaq, guvernatori i rajonit jugor rus Krasnodar, Veniamin Kondratiev, shkroi se një dron ukrainas është rrëzuar nga mbrojtja ajrore ruse mbi qytetin e Armavirit. Kondratiev nuk raportoi për viktima apo dëme. Që kur ka nisur pushtimin e Ukrainës më 2022, Rusia sulmon rajonet ukrainase me armë të ndryshme, përfshirë dronë, raketa…

Lexo më Shumë

Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi Perëndimin të martën se anëtarët e NATO-s në Evropë po luanin me zjarrin duke propozuar lejimin e Ukrainës që të përdorë armë perëndimore për të goditur thellë brenda Rusisë, gjë që ai tha se mund të shkaktojë një konflikt botëror. Kur kanë kaluar më shumë se dy vjet nga konflikti më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, Presidenti Putin ka folur gjithnjë e më shumë mbi rrezikun e një konflikti shumë më të gjerë global, ndërsa Perëndimi gjendet përballë pikëpyetjes se çfarë duhet bërë lidhur me përparimin e trupave ruse në Ukrainë.…

Lexo më Shumë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dhënë alarmin për shifra në rritje të të prekurve me fruth. Sipas raportimeve të fundit, 56 634 raste të fruthit dhe katër vdekje u raportuan zyrtarisht në 45 nga 53 vendet e Rajonit Evropian të OBSH-së në tre muajt e parë të vitit 2024. “Unë u bëj thirrje të gjitha vendeve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme, edhe aty ku mbulimi i përgjithshëm i vaksinimit është i lartë, të vaksinojnë grupet vulnerabël, të mbulojnë boshllëqet e imunitetit dhe kështu të parandalojnë përhapjen e virusit në çdo komunitet”, tha Dr. Hans Henri P. Kluge, Drejtor…

Lexo më Shumë

Shoqatat e mjekëve amë protestuan për shkak të e-mailit që e morën gjatë fundjavës nga ana e Fondit për Sigurim Shëndetësor, me njoftimin se kanë tejkaluar recetën e barnave dhe se do t’u nënshtrohen sanksioneve. Mjekët amë në kryeqendër u shprehën të revoltuar pasi që nga shtatori me ndryshimet që u bënë, patën mundësinë të përshkruajnë ilaçe që janë të nivelit specialist, për t’i bërë ato më të qasshme për pacientët, sepse ka mungesë të specialistëve. “Revolti është i madh, nuk duam kështu të vazhdojë, sepse çdo tre muaj kemi mjek pediatër që dënohen me mbi 20 mijë denarë. Vlerësojmë…

Lexo më Shumë