Author: Hamdi Kumanova

Besar Durmishi nga VLEN në Daily Click në TV21 tha se partitë politike brenda VLEN do të vendosin për kuadrot që do të përfaqësojnë shqiptarët në Qeveri. Ai tha se ende nuk ka marrë ftesë që të jetë Ministër i Ekonomisë. “Jo, ajo është çështje e mediumeve, partitë politike të 4 subjekteve. TV21: Keni marrë ftesë? Jo, nuk kam marrë ftesë edhe kërkesë. Për momentin jam kryetar i Këshillit në Komunën e Tetovës”, tha mes tjerash Durmishi. https://www.facebook.com/TV21Videos/videos/978402576854888/?ref=embed_video

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot para mediave ka kritikuar veprimet e Frontin Europian të cilët dje u larguan nga salla para se të votohej për kryetarin e Kuvendit. Kasami me këtë rast tha se tha se veprimi i tyre ishte i turpshëm dhe kërkoi që Fronti Europian të luajë një rol konstruktiv në opozitë. “Për mua ka qenë e papritur. Fatkeqësisht opozita e ardhshme që në fillim tregoi qasjen e saj në zhvillimet të cilat do të ndodhin në Maqedoninë e Veriut. Është një turp të cilët ata nuk duhej ta bëjnë”, tha Kasami. Në lidhje me përfaqësimin…

Lexo më Shumë

Ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shkruar se shkelja e vullnetit të shumicës së popullsisë shqiptare në RMV është po aq e dëmshme dhe e rrezikshme sa edhe shkelja e Marrëveshjes së Prespës apo Kornizës negociuese me BE-në, por dhuna e numrave nga komuniteti shumicë në Maqedoninë e Veriut ka dhuruar vetëm pasoja për shqiptarët, shkruan Top24. “Shkelja e vullnetit të shumicës së popullsisë shqiptare në RMV është po aq e dëmshme dhe e rrezikshme sa edhe shkelja e Marrëveshjes së Prespës apo Kornizës negociuese me BE-në. Nëse do të tentohet…

Lexo më Shumë

Ixhet Memeti, anëtari i Këshillit të Prokurorëve Publikë i cili aktualisht është nën masat e sigurimit nën dyshimin se ka marrë shpërblim për ndikim të kundërligjshëm, sot nuk ka ardhur në seancën e Këshillit. Memeti është i dyshuari i dytë në hetimin për marrjen e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm në të cilin është i përfshirë edhe gjyqtari suprem Nake Georgiev. Siç ka bërë të ditur kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publikë, Dushica Dimitrieska, Mememti ka njoftuar menjëherë para fillimit se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme. “Menjëherë para seancës më njoftoi se nuk do të jetë…

Lexo më Shumë

Qeveria e Suedisë njoftoi më 29 maj për paketën më të madhe të saj të ndihmës ushtarake që i ka ofruar Ukrainës që kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të fqinjit të saj. Paketa, e 16-ta që nga nisja e luftës, është në vlerë prej 1.3 miliard dollarësh. Ndihma suedeze përfshin avionë vëzhgues dhe të kontrollit, me qëllim që të forcohen aftësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, tha Qeveria suedeze përmes një njoftimi më 29 maj. Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Suedia i ka ofruar ndihmë ushtarake Ukrainës në vlerë prej 4.1…

Lexo më Shumë

Dy dilerë të drogës nga Strumica janë arrestuar mbrëmë, ndërsa gjatë kontrollit të kryer me urdhër të gjykatës janë gjetur marihuanë, kërcell kanabisi, peshore dixhitale dhe një grimcues me mbetje marihuanë, Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtoi se janë arrestuar P.K. (36) dhe K.K. (40). Në shtëpinë e P.K. në fshatin Bansko ku përkohësisht banonte janë gjetur marihuanë, një shiringë e mbushur me lëndë të zezë, kërcell të bimës së kanabisit dhe sende të tjera, ndërsa gjatë në shtëpinë e tyre në Strumicë, të kryer edhe me urdhër të gjykatës, në të cilin u gjet personi K.K., u konfiskua…

Lexo më Shumë

Pas zgjedhjes së djeshme të Afrim Gashit kryetari të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, tani pritet që presidentja Gordana Siljanovska-Davkova t’ia besojë mandatin për formimin e Qeverisë kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit. Ai, në afat prej 20 ditëve duhet t’i paraqesë Kuvendit programin për përbërjen e Qeverisë, të cilën e zgjedh Kuvendi, raporton Portalb.mk. Këtë procedurë e përcakton neni 90 i Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut, i cili thotë: “Presidenti i Republikës së Maqedonisë e ka për detyrë që në afat prej dhjetë ditëve, nga dita e konstituimit të Kuvendit, mandatin për formimin e Qeverisë t’ia besojë kandidatit të partisë,…

Lexo më Shumë

Marjan Shokarovski, ish-drejtori i Klinikës për Kardiokirurgji, është paraqitur në një konferencë për media duke adresuar çështje të rëndësishme që rrethojnë shkarkimin e tij. Ai ka ngritur pyetje lidhur me integritetin e procesit të shqarkimit dhe ka hedhur dyshime për një sulm të orkestruar kundër reputacionit të klinikës që ai dikur drejtonte. Shokarovski ka sfiduar direkt metodat dhe motivet e ministrit në largim, Ilir Demiri, duke argumentuar se shqetësimet e shprehura nga ministri nuk justifikojnë një ndërhyrje kaq drastike dhe potencialisht dëmuese në një institucion shëndetësor. “Një nga anëtarët e Komisionit ka qenë kundërshtar i drejtorit të Klinikës gjashtë muaj…

Lexo më Shumë

Një banesë është përfshirë nga zjarri gjatë natës në Sarandë. Ngjarja ndodhi rreth orës 03.00 të së mërkurës në lagjen nr. 1, mbi rrugën “Turizëm-Kanali i Çukës”. Zjarrfikësit dhe policia sapo u njoftuan për zjarrin, shkuan në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur shuarjen e zjarrit. Mësohet se si pasojë janë djegur një pjesë e konsiderueshme orendish shtëpiake. Ndërkohë, banesa ishte e mbyllur dhe e pabanuar. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi ka rënë pre e dhunës ditën e sotme në ish-Bllok. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50, ku persona të paidentifikuar e kanë goditur dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Avokati është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga sa mësohet gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët dhe për të zbuluar shkaqet. “Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit, Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të…

Lexo më Shumë

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko nënshkroi të mërkurën një ligj për pezullimin e Traktatit për Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë (Traktati CFE). Dokumenti përkatës, i miratuar nga parlamenti bjellorus në fillim të majit, është publikuar në portalin e qeverisë. Traktati CFE u nënshkrua në 1990 dhe hyri në fuqi në 1992 nga përfaqësues të 16 anëtarëve të NATO-s dhe gjashtë Organizatës së Paktit të Varshavës, një bllok ushtarak që ekzistonte gjatë Luftës së Ftohtë. closevolume_off Ai vendos një kapak në pesë lloje të armëve dhe pajisjeve ushtarake – tanke luftarake, automjete të blinduara luftarake, artileri, avionë sulmues dhe helikopterë…

Lexo më Shumë

Policia greke ka vënë në pranga 3 shtetas shqiptarë dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, teksa ka sekuestruar një sasi të madhe droge, armë dhe para cash. Policia greke kishte siguruar informacion se një grup shqiptarësh posedonin sasi të mëdha droge me qëllim shitjen e saj në Athinë. Gjatë kontrollit të një banese në rrugën “Metanaston” në Vari të Athinës, janë gjetur dhe sekuestruar 25 kilogramë marijuanë, 1 kilogram hashash çokollate, 200 gramë vaj hashashi, 1 pistoletë “Beretta”, 92 fishekë, 68 mijë e 430 euro, 4 peshore elektronike, 3 celularë ndërkohë që është sekuestruar edhe 1 automjet. Në pranga…

Lexo më Shumë