Një mosmarrëveshje mes dy familjeve përfundoi me sulm të hënën në mbrëmje në Klinë. Tre të rinj u arrestuan nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht tre persona e madje kanë shkaktuar edhe aksident. Të dyshuarit tashmë ndodhen në mbajtje dhe ndaj tyre kanë nisur hetimet. Media ka mësuar se incidenti dyshohet se ndodhi pasi njëra nga viktimat, e cila është gruaja e një familjari të personave të dyshuar vendosi të largohej nga shtëpia e burrit, pasi ky i fundit ishte në burg. Bazuar në informacionet e para, gruan kishte shkuar për ta marrë me taksi nëna e saj me një…
Author: Hamdi Kumanova
Donald Trump-i u përfshi në “konspiracion dhe fshehje” i tha të martën jurisë një prokuror gjatë argumenteve mbyllëse në gjyqin penal kundër ish presidentit lidhur me manipulimin e të dhënave të biznesit. Pala mbrojtëse e cilësoi dëshmitarin kryesor të çështjes si “gënjeshtarin më të madh të të gjitha kohërave” ndërsa i kërkoi jurisë që ta hedhin poshtë akuzën ndaj klientit të tyre. Deklaratat kundërthënëse, të akuzës dhe palës mbrojtëse, jashtëzakonisht të ndryshme lidhur me vlerësimet e tyre për besueshmërinë e dëshmitarëve dhe fuqinë e provave, u ofruan të dyja palëve një shans të fundit për ta bindur jurinë. Pas mbylljes…
Dyfish është rritur numri i rasteve emergjente që marrin ndihmë mjekësore në Klinikën Universitare për Sëmundje Kirurgjike “Shën. Naum i Ohrit” në Shkup. Drejtori i Klinikës, Luben Arsenkov, në një prononcim për mediat sot tha se për shkak të situatës me sallat e mbyllura të kirurgjisë në Qendrën Klinike “Nëna Tereza” janë pranuar rreth 170 pacientë urgjentë, prej të cilëve 150 janë trajtuar në mënyrë kirurgjikale. “Mesatarisht në bazë ditore rreth 250 pacientë ekzaminohen vetëm në Ambulantën emergjente dhe duke marrë parasysh që në ambulantat e specializuara janë rreth 100 deri në 150 pacientë në ditë, që do të thotë…
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan shtetasit: F. A., 54 vjeç, banues në Shijak, i proceduar penalisht më parë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, G. L., 48 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, Durrës, dhe A. Gj., 35 vjeç, banues në Golem. Këta shtetas janë kapur në flagrancë duke kryer punime, pa lejen e organeve kompetente, për ndërtimin e një moli afër stacionit të plazhit në pronësi të shtetasit F. A. Vijojnë kontrollet dhe verifikimet për të konstatuar dhe goditur raste të tjera të ndërtimeve të paligjshme, si dhe të krimeve të tjera kundër mjedisit.
Dy ditë pas incidentit të armatosur në rrugën e plastikave ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë u lënduan, akoma nuk dihen motivet. Ministria e Brendshme thotë se kanë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet së bashku me Prokurorinë Publike për gjetjen e autoreve dhe zbardhjen e këtij incidenti të armatosur. Dy personat që mbetën të plagosur në këtë incident janë jashtë rrezikut për jetën. Gjendja e të riut 19 vjeçar O.B i plagosur në incidentin në rrugën e plastikave është e qëndrueshme por vazhdon të mbetet në respirator në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup. Sipas mjekëve,…
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se është ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit, Xh.D, nën dyshimin se e ka dhunuar një 18 vjeçare me aftësi të kufizuara mendore. Prokuroria ka dhënë detaje të aktakuzës së ngritur. “Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se nga data 01 e deri më 02 Maj të vitit 2024, në një motel në Ferizaj, i pandehuri Xh.D., me dashje e detyron të dëmtuarën- si viktimë e ndjeshme për shkak të aftësive të kufizuara mendore, që e njëjta të kryej akt seksual pa pëlqim, në atë mënyrë që fillimisht e josh të dëmtuarën…
Deputetët e Frontit Europian kanë braktisur seancën konstitutive në Kuvend, ku si pijë e katërt ishte propozimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, që si propozim i 75 deputetëve, është Afrim Gashi. https://m.facebook.com/watch/?v=8433309393363061&paipv=0&eav=AfbC9dL23lTsNQmIYNsNEhJgq1o4BRhWZmvIg4Rm803lVRJOfPiaeiMx4nPHGA3zf7o&wtsid=rdr_0Wk1pGzUJwGJjEEOt&ref=embed_video&_rdr
Në muajin mars të këtij viti në Maqedoni janë konsumuar gjithsej 576.974 megavat orë energji elektrike, 22.692 milionë metër kub standard gaz natyror, 454.378 ton qymyr dhe 81.059 ton produkte nafte. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, 79 për qind e energjisë elektrike të konsumuar është nga prodhimi vendor, ndërsa 98,1 për qind e gjithsej thëngjillit të konsumuar përdoret për prodhimin e energjisë elektrike./Telegrafi/
Levica vazhdon të kundërshtojë zgjedhjen e Afrim Gashit për Kryetar të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Deputeti i kësaj partie, Mecinoviq, gjatë fjalës së tij në seancë parlamentare deklaroi se VMRO DPMNE-ja po e hap rrugën që në të ardhmen ta bëjë kryeministër Afrim Gashin në fund të mandatit. “Afrim Gashin nuk po e zgjidhni vetëm kryetar të Kuvendit, por edhe kryeministër të ardhshëm në 100 ditët e fundit të mandatit”, deklaroi Mecinoviq.
Kryetarja e Komisioni Verifikues, Dafina Stojanovska njoftoi se Bilall Kasami, përmes një shkrimi më 23 maj ka kërkuar që mos t’i verifikohet mandati si deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, përcjell TV21. Stojanovska tha se Komisioni ka pranuar kërkesën e Kasamit, i cili ka hequr dorë nga pozita e deputetit. Kuvendi e filloi mbledhjen konstitutive të përbërjes së re parlamentare, me të cilën kryeson deputetja më e vjetër Merita Kolçi Koxhaxhiku. Të pranishëm janë 117 deputetë, ndërsa ishte zgjedhur Komisioni Verifikues pas çka është dhënë pauzë që ai të debatojë. Në seancë marin pjesë presidentja Gordana Siljanovska Davkova, kryeministri…
Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për dy kushërinjtë që u arrestuan me drogë me 7.3 kilogramë kokainë. Të arrestuarit janë Arjan Doci dhe Mentor Çuni. Ata u vunë në pranga pasi në furgonin e tyre u gjetën 7 pako kokainë, me peshë 7.3 kg. Sipas hetimeve paraprake, sasia e lëndës narkotik kishte si destinacion Anglinë. closevolume_off Pakot e kokainës u gjetën më 24 maj, të fshehura në një vend të fshehtë poshtë sediljes së shoferit gjatë kontrollit me skaner në portin e Durrësit./
Tridhjet e pesë vite- nuk është vetëm numër por edhe pakufi rrëfime në kompaninë ZEGIN. Secili vit i plotësuar me sfida të shumta, fitore të shënuara, momente të paqartësisë, vendime të guximshme dhe përkushtim i palëkundur i secilit individ që ka dhënë kontribut për rritjen e kompanisë. Prej tridhjetë e pesë vitesh, ZEGIN po rritet si një kompani e përgjegjshme shoqërore me vepra serioze pas saj që mbeten dhe zgjasin. Bëhuni gati për një ngjarje ku vrapimi takon argëtimin dhe ana humane zë në qendër të vëmendjes! Bashkohuni me ZEGIN SPECTRATHON – GARA E HEROJVE NË TË GJITHA NGJYRAT! Ky…

