Author: Hamdi Kumanova

Policia ka arrestuar njërin dhe ka nisur procedimin në gjendje të lirë për një tjetër drejtues teknik të dy kompanive lidhur me aksidentin me vdekje në punë të një 53-vjeçari një ditë më parë në zonën e Astirit. “Në pranga u vu shtetasi G. K., 26 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. C., 36 vjeç, drejtues teknik të dy kompanive. Kjo pasi në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ka rënë nga lartësia e katit të 8-të të një pallati në ndërtim dhe si pasojë ka humbur jetën, shtetasi A. F., 53 vjeç”, bëri…

Lexo më Shumë

Enti Shtetëror i Statistikës publikoi se në vitin 2023 është ulur numri i studentëve të diplomuar në krahasim me vitin 2022. Sipas të dhënave të Entit të Statistikave të marra nga raportet e arritura, në vitin 2023 kanë diplomuar 7422 studentë në studimet deridiplomike në shkollat ​​e larta profesionale dhe në fakultetet, që është një rënie prej 0,81 për qind krahasuar me vitin 2022. Nga numri i përgjithshëm i studentëve të diplomuar, 6043, përkatësisht 81,4 për qind janë studentë të rregullt, ndërsa 1379 ose 18,6 për qind studentë të çregullt. Nga numri i përgjithshëm i të diplomuarve, 64,8 për qind…

Lexo më Shumë

Në një leksion të mbajtur në Universitetin “Goce Dellçev” – Shtip, Sulltanija Bojçeva-Terzian, drejtori i Departamentit të Politikës Monetare, Hulumtimeve dhe Statistikave në Bankën Popullore, theksoi rëndësinë vitale të të dhënave statistikore cilësore për vendimmarrje të bazuar në prova në fushën e ekonomisë. Gjatë prezantimit, të cilin e bëri në hapjen e Laboratorit për Kërkime Kuantitative në Shkenca Ekonomike dhe Organizative, Bojçeva-Terzian nënvizoi përpjekjet e Bankës për të përmirësuar cilësinë dhe sasinë e të dhënave statistikore që ajo publikon, duke përdorur standardin ndërkombëtar SDDS plus. Ajo gjithashtu vuri në dukje se Banka Popullore jo vetëm që mbledh dhe publikon rregullisht…

Lexo më Shumë

Kuvendi e filloi mbledhjen konstitutive të përbërjes së re parlamentare, me të cilën kryeson deputetja më e vjetër Merita Kolçi Koxhaxhiku. Të pranishëm janë 117 deputetë, ndërsa ishte zgjedhur Komisioni Verifikues pas çka është dhënë pauzë që ai të debatojë. Në seancë marin pjesë presidentja Gordana Siljanovska Davkova, kryeministri Talat Xhaferi, ministra në qeverinë teknike, përfaqësues të institucioneve në shtet dhe të korit diplomatik. Për kryetar të Komisionit Verifikues është zgjedhur Dafina Stojanovska, ndërsa për anëtarë Bllagica Llasovska, Daniela Nikollova, Diana Toska dhe Bekim Sali. Nga 117 deputetë të pranishëm, për këtë propozim votuan 100 nga deputetët, prej të cilëve…

Lexo më Shumë

Nga koalicioni VLEN kanë njoftuar se me sukses kanë përmbyllur procesin e harmonizimit të programeve me VMRO-DPMNE-në dhe se është arritur marrëveshje që kryetar i kuvendit të jetë Afrim Gashi. Më tej në komunikatë thuhet se grupet e punës do të vazhdojnë negociatat për eshalonin e dytë dhe të tretë. “Grupet punuese të VLEN-it, si përfaqësues legjitim i shqiptarëve, dhe VMRO DPMNE-së si fituese e zgjedhjeve, në kuadër të bisedimeve për formimin e qeverisë me sukses e kanë përmbyllur harmonizimin e programeve zgjedhore dhe kanë arritur marrëveshje që për kryetar të Parlamentit të propozohet Afrim Gashi. Ndërkohë njoftojmë opinionin se…

Lexo më Shumë

Kryetari i ZNAM – Për Maqedoninë tonë, Maksim Dimitrievski, i cili ka mandat të deputetit, por gjithashtu është edhe kryetar i Kumanovës, para fillimit të seancës së sotme konstitutive të Parlamentit, deklaroi se pesë deputetët e partisë së tij do të votojnë për Afrim Gashin, nëse ai propozohet për kryetar të Kuvendit. Dimitrievski i uroi sukses përbërjes së re parlamentare. “ZNAM pret nga kjo përbërje parlamentare shumë. Besoj se si partner potencial në qeverisjen e ardhshme do të japim kontributin tonë me veprimin tonë politik sepse tashmë serioziosht bisedojmë për zbatimin e një pjese të dispozitave tona programore në programin…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit deklaroi se pret që propozimi që Afrim Gashi të jetë kryetar i Kuvendit të mbështetet nga të gjithë ata që kanë nënshkruar që ai të jetë personi i parë i shtëpisë ligjvënëse. Lidhur me deklaratën e liderit të së Majtës, Dimitar Apasiev, se do të japë mbështetje blanko për projektet nëse Afrim Gashi nuk bëhet kryetar, ai u përgjigj se Apasiev më herët ka pasur ofertë nga VMRO-DPMNE për t’iu bashkuar unitetit kombëtar maqedonas. “Dimitar Apasiev kishte një ofertë blanko për t’iu bashkuar unitetit kombëtar maqedonas, ai vendosi…

Lexo më Shumë

Universitetit Bujqësor i Tiranës në partneritet me Universitetin BOKU të Vjenës kanë lidhur një marrëveshje bashkëpunimi 4-vjeçar, ndërsa i pranishëm në ceremoni ishte dhe kryeministri Edi Rama. Rama risolli në vëmendje transformimin e universitetit Bujqësor të Tiranës, sipas standardeve europiane. “Ky është një moment realisht historik për universitetin tuaj dhe një nga momentet jo të shpeshta kur marrja me politikë që ka gjithë ato siklete dhe rëndon, të bën të mendosh se; ç’mu desh kjo punë. Kjo të jep një sadisfaksion që të gjitha të tjerat i bën hallall. Para tre vitesh kishit një situatë jo të lehtë me rekrutimet…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë njofton se në rrugën Mavrovë-Dibër ka ndodhur një aksident në komunikacion, në të cilën lëndime të rënda ka marrë një 49-vjeçare. “Më 27.05.2024 në orën 10.50 në DPB-Gostivar është raportuar se në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, pranë livadheve të Senës, një automjet pasagjerësh “Golf” me shenja regjistrimi të Gostivarit, të drejtuar nga T.M.(76) nga Gostivari, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkëudhëtarja L.M. (49) nga Gostivari të konstatuara në Qendrën Urgjente në Gostivar. Inspektimin në vendin e aksidentit e ka kryer ekipi nga DPB Gostivar”, thuhet në njoftimin e…

Lexo më Shumë

Gjatë punimeve ndërtimore pranë ish-garnizonit në Manastir, janë gjetur 1408 pushkë të vjetra, me origjinë nga luftërat e kaluara ballkanike, njoftoi paraditen e sotme Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), transmeton Portalb.mk. Armët e gjetura, shton QKM, janë marrë dhe janë ruajtur në mënyrë të sigurt nga ekipet e zyrës së Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSh) Manastir. Qendra u bën thirrje qytetarëve nëse rastësisht gjejnë armë, bomba, granata dhe pajisje të ngjashme ushtarake të pashpërthyera nga luftërat e kaluara, të mos i prekin apo lëvizin, por të lajmërojnë në numrin e vetëm të emergjencës 112 në QMK. “Pas kësaj,…

Lexo më Shumë

Një tërmet me intensitet 2.4 ballë sipas shkallës Rihter ka dridhur Maqedoninë e Veriut sot para orës 11:00, transmeton Portalb.mk. Sipas informacioneve, epiqendra e tërmetit është 21 kilometra në veriperëndim të Shkupit, pra në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 8 kilometrash.

Lexo më Shumë