Author: Hamdi Kumanova

Ekipi i volejbollit të Maqedonisë sot është përballur me një situatë të pakëndshme, pasi rrufeja ka goditur aeroplanin gjatë fluturimit nga Cyrihu për në Shkup, njofton Ekipa. Për shkak të kësaj, piloti vendosi të kthehej menjëherë në Cyrih ku bëri një ulje emergjente. Volejbollistet tanë po qëndrojnë në hotel dhe nesër në mëngjes do të marrin një fluturim të ri për në Shkup, transmeton Lideri.mk. “Situatë vërtet e pabesueshme, ndërsa ne po fluturonim avioni u godit nga rrufeja dhe piloti vendosi të kthehej në Cyrih. Nuk ishte e këndshme kur dëgjuam se çfarë ndodhi, pamë një dritë të fortë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Levicës edhe njëherë shpalosi qëndrimin e subjektit që ai drejton se nuk do të mbështesin kandidatin shqiptar për kryetar të Kuvendit. Ai madje i ofroi mbështetje pa kushte kreut të VMRO-DPMNE-së për siç u shpreh vetëm e vetëm të mos kosovarizohet sërish Kuvendi i Maqedonisë. “Ne do të japim mbështetje që të mos jetë kryetari i ardhshëm i Kuvendit shqiptar, ja hapur i bëjmë thirrje Mickoskit që do ta mbështesim pa kushte, vetëm e vetëm që të mos kosovarizohet sërish Kuvendi i Maqedonisë”, deklaroi Apasiev.

Lexo më Shumë

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi njëherit pjesë e Frontit Evropian në prag të seancës konstituive të Kuvendit i pyetur nga gazetarët nëse do të mbështes Afrim Gashin për kryetar të Kuvendit, nuk dha përgjigje. Ndërkohë i pyetur nëse është i koordinuar me BDI-në, tha shkurt. “Le vëlla BDI-në, Fronti Evropian, Fronti Evropian”, tha shkurt Thaçi.

Lexo më Shumë

Deputeti i VLEN-it Rijad Shaqiri deklaroi sot se është obligim moral që Fronti Evropian të mbështes kandidaturën e Afrim Gashit për kryetar të Kuvendit, sepse sipas tij bëhet fjalë ëpr një kandidat shqiptar, shkruan Alsat. “Për vet faktin që bëhet fjalë për një kandidat shqiptar, ne si Alenacë asokohe kemi dhënë dëshmi se kemi mbështet kandidaturën e zotit Talat Xhaferi, si kandidat për kryetar të Kuvendit, konsideroj se edhe ata e kan për obligim moral që të japin mbështetje ndaj zotit Afrim Gashi. Prioritet e qeverisjes veçse i ka treguar edhe kryetari jonë se do të jetë lufta kundër korrupsionit…

Lexo më Shumë

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2024, qytetarët nga Shqipëria dhe Kosova kanë kryesuar listën e azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Evropian, duke lënë pas shtetasit nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor si Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja Hercegovina dhe Mali i Zi. Sipas raportit më të fundit të Agjencisë Evropiane për Azilin (EUAA), vetëm në mars, vendet e BE-së kanë pranuar 624 aplikime nga shtetas shqiptarë dhe 513 nga shtetas të Kosovës. Këto numra janë ndjeshëm më të lartë në krahasim me 340 kërkesat nga Maqedonia e Veriut, 272 nga Serbia, 109 nga Bosnja dhe vetëm 37 nga…

Lexo më Shumë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se pandemia e koronavirusit uli jetëgjatësinë globale me 1.8 vjet, në një total prej 71.4 vjetësh. “Pandemia e koronavirusit ka përmbysur trendin e rritjes së qëndrueshme të jetëgjatësisë në lindje dhe jetëgjatësisë së shëndetshme në lindje”, thuhet në një raport të publikuar nga OBSH. Një person mesatar pritet të jetojë 61.9 vjet të shëndetshëm, 1.5 vjet më pak nga nivelet e vitit 2012.

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se Rusia shkeli ligjin ndërkombëtar duke sulmuar Ukrainën dhe se Kievi ka të drejtën të vetëmbrohet dhe vendet e NATO-s kanë të drejtën ta ndihmojnë atë. Stoltenberg foli gjatë një deklarate të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Bullgarisë, ku po mbahet sesioni i pranverës i Asamblesë Parlamentare të NATO-s. “Sulmi i Rusisë në Ukrainë është një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar. Sipas ligjit ndërkombëtar, Ukraina ka të drejtën të mbrohet. Vetëmbrojtja është e sanksionuar në Kartën e OKB-së, vetëmbrojtja sanksionohet në ligjin ndërkombëtar. Pra, Ukraina ka të drejtën të mbrohet nga…

Lexo më Shumë

Të shtunën, më 1 qershor, hyn në fuqi faza e tretë e ligjit gjerman, qëllimi i të cilit është tërheqja e fuqisë punëtore të kualifikuar të huaj, e cila do të sjellë përfitime të shumta për qytetarët e Ballkanit Perëndimor dhe mbi të gjitha një kuotë të dyfishtë të punëtorëve nga rajoni të cilët do të mund të gjejnë më lehtë punë në Gjermani.Vitin e kaluar qeveria gjermane prezantoi Ligjin për Imigrimin e Punëtorëve të Kualifikuar (FEG), dispozitat e të cilit hyjnë në fuqi gradualisht.Në fakt, bëhet fjalë për zgjatjen e ligjit nga viti 2016, i cili u mundësoi qytetarëve…

Lexo më Shumë

Të hënën në mesditë një person është arrestuar në Ferizaj pasi që i kishte fyer zyrtarët policorë derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.I dyshuari gjatë arrestimit ka shfaqur rezistencë si dhe ka sulmuar një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime trupore.Rasti është iniciuar si sulm ndaj personit zyrtar.“Ferizaj / 27.05.2024 – 14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti i kishte fyer zyrtarët policorë derisa ishin ne kryerje të detyrës zyrtare. I dyshuari gjatë arrestimit ka shfaqur rezistencë si dhe ka sulmuar një zyrtar policor duke i shkaktuar lëndime trupore. Zyrtari policor ka pranuar trajtim…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut, nga data 17 deri më 23 maj, janë raportuar 34 raste të reja të kollës së keqe, duke shënuar një rënie prej 22.7% krahasuar me javën e mëparshme, ku u regjistruan 44 raste. Sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik, tre prej këtyre rasteve të reja kanë kërkuar trajtim spitalor. Shumica e rasteve janë identifikuar në Shkup, me një total prej 27 rastesh, ndërsa katër të tjerë janë shënuar në Tetovë dhe nga një rast në Prilep, Kërçovë dhe Veles. Rastet përfshijnë individë nga një muaj deri në 73 vjeç, me pjesën më…

Lexo më Shumë

Sot deputetët e rinj edhe zyrtarisht do të ulen në kolltukët e deputetëve pasi që para 20 ditëve morën mandat nga qytetarët. Seanca e cila është caktuar për në ora 11, ka katër pika. Së pari zgjidhet Komisioni për verifikim, i cili ka për obligim që të verifikojë mandatet e deputetëve, e më pas do të vijojë edhe zgjedhja e Komisionit për zgjedhje dhe emërime. Sipas Rregullores së re, seanca konstitutive mund të zgjasë më së shumti 3 ditë, ndërsa përfundon pas zgjedhjes së kryetarit të shtëpisë ligjvënëse, i cili me shumë gjasa do të jetë kryetari i Alternativës, Afrim…

Lexo më Shumë