Author: Hamdi Kumanova

Ish-presidenti i Shqipërisë dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka uruar kryetarin e ri të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashin për pozitën e re. Meta, përmes një postimi në Facebook, tha se është besimplotë se me eksperiencën e tij parlamentare ai do të dëshmojë lidership gjithëpërfshirës dhe bashkëpunues, pa dallim etnik e politik. “Shqiptarët, si faktor shtetformues, të orientuar qartë nga BE-ja dhe NATO-ja, kanë një rol kyç për harmoninë ndëretnike, stabilitetin dhe ardhmërinë evropiane të Maqedonisë së Veriut”, shkroi Meta. Më tej, Meta u shpreh se Gashi, si kryetar i Kuvendit do të garantojë…

Lexo më Shumë

Dhuna ndaj avokatit të ish kryeministrit Sali Berisha është kthyer në temë diskutimi në komisionin e Ligjeve. Deputeti Asllan Dogjani ka bërë thirrje për zbardhjen e të vërtetës, ndërsa tha se për sa kohë që sulme të tilla ndodhin në mes të ditës në një zotë të populluar si ajo e ish-Bllokut, ndaj një avokati e pedagogu, tregon se bandat e krimi nuk kanë frikë nga ligji. Ndërkohë kryetarja e Komisionit, zonja Bushka tha se nuk duhet dalë në konkluzione, ndërsa shtoi se organet e drejtësisë po punojnë për të zbardhur të vërtetën. Pjesë nga diskutimi: Dogjani: Bandat e krimi…

Lexo më Shumë

“Pres që kryeministri i ri të bëjë një deklaratë të qartë se ai respekton Marrëveshjen e Prespës dhe se emri i vendit të tij është Maqedonia e Veriut dhe do ta përdorë atë brenda dhe jashtë vendit të tij”, tha sonte kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një intervistë për mediat greke. Ai foli edhe për politikën e jashtme, por edhe për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se Athina përpiqet për marrëdhënie të mira, por është e nevojshme të respektohet Marrëveshja e Prespës. “Pashë disa deklarata të presidentes së Maqedonisë së Veriut dhe unë mendoj se ka bërë disa…

Lexo më Shumë

Lideri i BDI-së – Ali Ahmeti, sot në orën 13:00 nga selia në Reçicë të Vogël do të shpalos hapat e ardhshëm të Frontit Evropian pasi dje u konstitua asambleja e re e Parlamentit dhe u zgjodh kryetari i saj Afrim Gashi. Konferenca e shtypit e Ahmetit vjen në kontekst të publikimit të marrëveshjes mes VMRO-DPMNE, koalicionit “VLEN” dhe Lëvizjes ZNAM për formimin e qeverisë së re në Maqedoni. Ahmetit sot do ti bashkohen edhe partnerët tjerë nga Fronti Evropian. Ai dje në seancën konstituive refuzoi të komentojë pozicionet e Frontit Evropian pasi që ata mbetën në opozitë. Deputetët nga…

Lexo më Shumë

Analisti Gordan Georgiev thotë se OBRM-PDUKM do të hap derën evropiane për Maqedoninë e Veriut duke përfshirë bullgarët në Kushtetutë. “Unë kam avokuar publikisht që në momentin e parë dhe tani gjithnjë e më shumë që në një periudhë të caktuar të ketë mekanizma si OBRM-PDUKM me këtë legjitimitet për të hyrë dhe hapur derën evropiane dhe këtë do ta mbështesim të gjithë. Me atë që bullgarët të përfshihen në Kushtetutë. Ata janë në rrëmbim tani, do të shohim sa do të zgjasë. Mendoj se nëse OBRM-PDUKM-ja e bën këtë, pa pësuar shumë pasoja për elektoratin e saj, i cili…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme në Ohër njofton se gjatë ditës së djeshme është arrestuar banori i Kërçovës që ishte arratisur nga burgu i Idrizovës, përcjell TV21. “Me datë 28.05.2024 në ora 02:20 në Kërçovë, zyrtarë policorë nga stacioni policor i Kërçovë kanë ndaluar A.A. (23) nga Kërçova. Ai kërkohej me urdhër të Gjykatës Themelore Kërçovë për arratisje nga burgu i Idrizovës, ku vuante dënimin me burg prej dy vjet e nëntë muaj për veprat penale “grabitje” dhe “vjedhje”. Personi është dërguar në “Idrizovë” për vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e SPB-Ohër.

Lexo më Shumë

Në seancën e fundit konstituive të Kuvendit, heshtja e deputetëve të rinj të Bashkimit Socialdemokrat dhe Koalicionit për Ardhmëri Evropiane ka nxitur kritika brenda partisë. Stefan Bogoev, një anëtar i LSDM-së, ka shprehur pakënaqësinë e tij në rrjetet sociale, duke theksuar se deputetët janë zgjedhur për të debatuar dhe diskutuar çështjet në Kuvend, jo vetëm për të qenë prezent fizikisht. Ai vlerëson se deputetët duhet të diskutojnë në Kuvend, e jo të heshtin. Kështu duhet të jetë që në fillim, në të kundërtën partitë tjera do ta marrin hapësirën opozitare”, ka shkruar Bogoev në rrjetet sociale. 18 deputetë të…

Lexo më Shumë

Javën e parë të qershorit, gjegjësisht më së voni deri më 8 qershor, Hristijan Mickoski do ta marrë mandatin nga kryetarja e shtetit Goradana Siljanovska, konfirmojnë për  TV24 nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni VLEN. Sipas marrëveshjes, zgjedhja e Qeverisë së re duhet të bëhet më së voni më 20 qershor, kur edhe do të marrë besimin në Kuvend. Edhe pse negociatat me VLEN kanë përfunduar për poste ministrore dhe deputetësh, si dhe për sekretarët e shtetit dhe po mbarojnë edhe me ZNAM, plani i mazhorancës së re është që fillimisht të kalojë paketa e ligjeve me të cilën do të bëjnë disa…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Afrim Gashin për marrjen e detyrës kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. “Urime Kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë luajtur rol kyç në shtetformimin dhe shtetndërtimin e Maqedonisë së Veriut ndërkaq sot janë kontribuues kyç për perspektivën evropiane të saj. Shtetet tona gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore, të bazuara në respekt të ndërsjellë, miqësi e bashkëpunim. I uroj Kryetarit Gashi shumë suksese në këtë pozitë të rëndësishme! 🇽🇰🇲🇰”, ka shkruar Osmani në X.

Lexo më Shumë

Dobrila Kacarska, aktualisht Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, do të japë sot një konferencë për media ku pritet të pasqyrojë mandatin e saj trevjeçar si udhëheqëse e institucionit më të lartë gjyqësor në vend. Kjo shënon përfundimin e mandatit të saj, që skadon më 2 qershor, dhe hedh dritë mbi procedurat e ardhshme për zgjedhjen e pasardhësit të saj. Procesi i zgjedhjes së Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese është i përcaktuar qartë nga Rregullorja e Punës së Gjykatës. Çdo gjyqtar në gjykatë ka të drejtë të propozojë një kandidat për kryetar, dhe kandidati për kryetar përzgjidhet nga një komision i…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore ka njoftuar se në Manastir ka nxjerrë udhezim për kryerjen e hetimit ndaj një personi 23-vjeçar i dyshuar për veprën penale – Abuzim seksual ndaj një personi të paaftë nga pika 1 e nenii 187 të Kodi Penal. Më 23 prill, në shtëpinë e tij në Mansatir, i dyshuari ka abuzuar seksualisht me një person me sëmundje mendor të përjetshme, duke e shtyrë atë të kryejë veprim seksual, ndërsa akti është regjistruar dhe transmetuar drejtpërdrejt në një kanal të regjistruar në Youtube. Prokurori përgjegjës ka paraqitur propozim për vendosjen e masës së paraburgimit për të dyshuarin para gjyqtarit…

Lexo më Shumë

Volodymyr  Zelensky dhe kryeministri i Belgjikës Alexander De Croo kanë nënshkruar një marrëveshje sigurie, e cila përfshin një angazhim nga Brukseli për të furnizuar Kievin me 30 avionë luftarakë F-16. Ukraina do të marrë 977 milionë euro (rreth 1 miliard dollarë) ndihmë ushtarake nga Belgjika gjatë vitit 2024 në bazë të një marrëveshjeje dypalëshe dhjetëvjeçare, pretendoi Zelensky në një postim në X (ish-Twitter) pas takimit të tij me De Croo në Bruksel të martën. Belgjika iu bashkua të ashtuquajturit ‘koalicion F-16’ me Holandën, Danimarkën dhe Norvegjinë vitin e kaluar. Por pakti i sapo nënshkruar “për herë të parë… specifikon numrin…

Lexo më Shumë