Deputeti nga rradhët VLEN-it ka adresuar kritika ndaj kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko.
“Nuk mund të ketë luftë të pamëshirshme dhe pa kompromis kundër korrupsionit nëse figura emblematike të krimit dhe korrupsionit si Ramiz Merko, në vend se të jenë në burg për gjithë ato dëme shkatërruese që i kanë sjellë Strugës, struganëve dhe më gjerë, vazhdojnë të drejtojnë institucione të rëndësishme publike si komuna e Strugës, janë përgjegjës për degradimin e arsimit fillor e të mesëm të komunës dhe janë pronar universitetesh private.
Me Ramiz Merkon ende në liri dhe në krye të komunës nuk ka dhe nuk mund të ketë ndryshim në këtë vend”, ka shkruar Qoku./INA/