Author: Hamdi Kumanova

Politico shkruan se policia ka kryer bastisje sot lidhur me “ndërhyrjen ruse” në Parlamentin Evropian, thuhet në një deklaratë të prokurorit federal. Bastisjet e kryera në një rezidencë private në Bruksel dhe zyrat e Parlamentit Evropian në Strasburg dhe Bruksel, janë të lidhura me të ashtuquajturin rasti “Russiagate”, ku eurodeputetët u afruan dhe paguheshin për të promovuar propagandën ruse përmes faqes së internetit “Zëri i Evropës”. “Ka indikacione se punonjësi i Parlamentit Evropian ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë”, thanë organet e zbatimit të ligjit belg.

Lexo më Shumë

Qeveria polake nuk kufizon përdorimin e armëve të furnizuara në Ukrainë, të cilat mund të përdoren për të sulmuar strukturat në territorin rus, deklaroi zëvendësministri polak i Mbrojtjes, Cezary Tomczyk. “Nuk ka kufizime për armët polake të furnizuara në Ukrainë”, theksoi ai. Kryeministri polak Donald Tusk ka njoftuar rivendosjen e një zone tampon në kufirin me Bjellorusinë. Ai e tha këtë në një konferencë për shtyp në Dubiche Tserkevna, afër kufirit me Bjellorusinë. Sipas kryeministrit polak, është planifikuar të rivendoset një zonë tampon në një brez afërsisht 200 metra të gjerë nga kufiri shtetëror. Tusk njoftoi përdorimin e të gjitha…

Lexo më Shumë

Donald Trump kalon nga njëri ekstrem në tjetrin, nga vendosja e paqes për pak minuta, te bombardimi i Rusisë. Gjatë një takimi me disa financues kryesorë amerikanë të fushatës së tij, manjati thotë se po të ishte akoma president i Shteteve të Bashkuara do të sulmonte Moskën ose Pekinit nëse Rusia do të pushtonte Ukrainën apo Kina të niste një luftë në Tajvan. Kështu raporton media Uashington Post, që citon disa prej bashkëbiseduesve të Trump. Kjo është hera e parë që ish kreu i Shtëpisë së Bardhë përdor këtë ton të ashpër në drejtim të Putinit, pasi në të kaluarën…

Lexo më Shumë

Me 8 vota “për” dhe asnjë “kundër”, Këshilli Gjyqësor miratoi propozim amendamentet dhe plotësimet në Rregulloren e Punës së Këshillit Gjyqësor… Me 8 vota “për” dhe asnjë “kundër”, Këshilli Gjyqësor miratoi propozim amendamentet dhe plotësimet në Rregulloren e Punës së Këshillit Gjyqësor, që janë pjesë e rekomandimeve të shënuara në raportin e Misionit Vlerësues të BE-së për punën e këtij këshilli. Rregullorja e plotësuar tashmë parashikon që anëtarët e Këshillit Gjyqësor me të drejtë vote, detyrimisht obligohen të shpjegojnë vendimet për zgjedhjen ose moszgjedhjen e gjykatësve dhe kryetarëve të gjykatave në të ardhmen, ndërsa për herë të parë, për…

Lexo më Shumë

Kryetarja në largim e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, njofton se personat që e kanë kërcënuar në periudhën e kaluar ende nuk janë gjetur. E pyetur nëse pret ende kërcënime, pas përfundimit të mandatit, gjyqtarja tha se nuk e di nëse kërcënimet do të vazhdojnë. “Këto janë kërcënime që unë i kam denoncuar, por kam disa vite që kam pësuar kërcënime. Nuk kalon asnjë javë pa marrë një kërcënim. Jam sulmuar edhe fizikisht, por asnjëherë nuk e kam denoncuar sepse kam menduar se është rast fizik. Nuk doja të rëndoja as publikun, as organet ligj-zbatuese, por duke qenë se ato janë…

Lexo më Shumë

Ditën e djeshme ka ndodhur një aksident tragjik, ku një motoçikletë ka goditur për vdekje një grua 68-vjeçare Sipas informacioneve të MPB-së, një grua 68-vjeçare ka ndërruar jetë pasi një motoçikletë pa targa të regjistrimit, e drejtuar nga një i mitur e ka goditur në Prilep. “Në aksident ka mbetur e lënduar rëndë G.M. dhe është transportuar në Spitalin e qytetit të Prilepit ku më pas ka ndërruar jetë, ndërsa motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore”, thonë nga MPB-ja dhe shtojnë se është kryer kontroll./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Drejtori i Klinikës Universitare për Kardiokirurgji, i shkarkuar vetëm dy ditë më parë hodhi poshtë akuzat për pacientë fantom. Ai tha se ministri i Shëndetësisë nuk ka kompetenca për të marr një vendim të tillë, pasi mandati i Qeverisë Teknike ka përfunduar, duke kërkuar nga institucionet kompetente që te hetojnë rastin në fjalë. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, më 27 maj shkarkoi drejtorin e Klinikës në  fjalë, sepse, siç tha komisioni iformuar ka gjetur parregullsi serioze. Drejtori i Klinikës Universitare për Kardiokirurgji, i shkarkuar vetëm dy ditë më parë hodhi poshtë akuzat për pacientë fantom. Ai tha se nuk e…

Lexo më Shumë

DISA KOMUNA MBETEN PA KRYETARË, DREJTUESIT E TYRE KALOJNË NË EKZEKUTIV Kalimi në ekzekutiv i disa figurave politike që drejtojnë me komuna në vendin tonë, mund të sjellë që të shpallen zgjedhje të parakohshme lokale. Për momentin dihet se Blerim Bexheti do të vazhdojë rolin e tij si deputet në Kuvendin të Maqedonisë së Veriut, ndërsa Bilall Kasami ka hequr dorë nga mandati si deputet. Sipas Kodit Zgjedhor, posti i deputetit apo ministrit është i papajtueshëm me pozitën e kryetarit dhe anëtarit të këshillit në komunë dhe qytetin e Shkupit. Ligji për Vetëqeverisjen Lokale, në rast të përfundimit të mandatit…

Lexo më Shumë

Këshilli i Prokurorëve Publikë sot diskutoi për procedurën kundër anëtarit Ixhet Memeti i cili dyshohet për pranim të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm. Sipas anëtarëve, Memeti gjatë kohëzgjatjes së hetimit nuk do të duhej të marrë pjesë në punën dhe vendimet e Këshillit. Ata sqaruan se nuk kanë mundësi ligjore për shkarkimin e tyre. Anëtarja Keti Petkova sqaroi se Ligji për Këshillin e Prokurorëve Publikë nuk parasheh mundësi të heqjes nga vendi i punës derisa zgjat procedura penale. Nga ky aspekt, duart tona si Këshill janë të lidhura për të hequr ndikimin e anëtarit në çdo mënyrë. Edhe pse nuk…

Lexo më Shumë

Jeton Shaqiri nga Fronti Europian thotë se ende nuk janë dorëzuar dhe se nuk pranon se ky koalicion do të kalojë në opozitë. Shaqiri në Daily Click në TV21 tha se po presin veprimet e Mickoskit pas marrjes së mandatit. “Ne presim dorëzimin e mandatit, presim atë që do të duhet pas dorëzimit të mandatit. Dimë edhe historinë që ka ndodhur në vitin 2006. Por një gjë duhet ta garantoj, ata mbi 130 mijë votues të Frontit Europian do të mbrojnë të drejtën e tyre në çdo mënyrë, në çdo formë. Duhet kryetarja e shtetit ta dorëzojë mandatin, dhe secili…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i lirisë, Vaid Sali. Lajmin e ka bërë të ditur bashkëluftëtari i tij, Xhem LLamallari, përcjell agjencia e lajmeve INA. “Edhe një bashkëluftëtar na braktisi. Vaid Sali ka ndrruar jetë sot. Ka muaj qe vuante nga kanceri i zi. Me Vaidin pos shokë lufte, fati na përcjelli edhe ne burgjet sllave, me të isha edhe ne paraburgim dhe izolim, kur me pengonte donje vesh madh nuk kisha nevoj une me u qu, Vaidi i naukonte. Ka qenë shumë i fuqishëm, bokser dhe patriot shqiptar. Zoti të past mëshirue Gango i vërrtetë!”, ka shkruar Llamallari. (INA)

Lexo më Shumë

Të martën në orën 16.00 në SPB-Tetovë, drejtoresha e një shkolle fillore të Tetovës ka raportuar se ajo është sulmuar fizikisht nga J.A. nga Tetova, nëna e një nga nxënëset e shkollës që më parë kishte shqetësuar mësuesin e vajzës së saj Sipas raportit, gjatë vitit të mëparshëm dhe të këtij viti akademik, J.A. kishte ardhur në shkollë dhe i kishte shqetësuar nxënësit, si dhe e ka detyruar vajzën e saj të inçizonte nxënësit dhe mësuesit me një telefon celular dhe pastaj pamjet j ka publikuar nëpër rrjetet sociale. Sipas raportit, për ngjarjet në shkollë më parë janë njoftuar…

Lexo më Shumë