Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj rastit të dhunës ndaj foshnjës 3 mujore.
Nga BDI kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit dhe drejtorit.
Reagimi i plotë:
Dhuna e konstatuar fizike skandaloze ndaj një foshnje shqiptare 3 muajshe për motive etnike nga personeli mjekësor në Klinikën e Fëmijëve është e papranueshme, jonjerëzore dhe vjen si pasojë e impotencës politike të humbësve të zgjedhjeve që po poshtërsojnë shqiptarët çdo ditë e më tepër.
Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon hetim të menjëhershëm dhe përgjegjësi ligjore për shkaktuesit e dhunës dhe përgjegjësi të bartësve të funksioneve pa legjimitetin etnik në ministrinë e shëndetësisë dhe në klinikën për fëmijë.
Pamjet e djeshme të një foshnje përplot me shenja dhune tmerruan opinionin publik dhe dorëheqja dhe përgjegjësia nuk duhet të vonojë as një orë të vetme.
Mungesa e legjitimitetit etnik në qeverinë monoetnike dhe dëshira e verbër për pushtet duke i poshtërsuar shqiptarët i ka dhënë hov antishqiptarizmit institucional dhe shtetëror në përmasa alarmante.
Data 29.07.2026
Aktuale
- Revolucioni i pantallonave të shkurtra në zyrat e Tokios: Një hap drejt modernizimit
- Janë shitur 95 për qind e biletave të Sunny Hill Festival – nxitoni të siguroni një nga të fundit
- Bie në pranga polici i Bashkisë së Tiranës! Goditi me grusht eprorin që kërkoi ta transferonte
- (VIDEO) Ndotja e ujit në Gostivar – Pas klorizimit, është paraqitur bakterie e re në ujë
- VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit
- Mickoski: Një bakter i ri është zbuluar në rrjetin e ujësjellësit në Gostivar
- Do të angazhohen 300 specializantë të ri në spitalet shtetërore dhe private
- Revolucioni i pantallonave të shkurtra në zyrat e Tokios: Një hap drejt modernizimit



