Zv/ministri Astirt Iseni në emisionin “Debat në Shenja”, tha se e përgëzon projektin “Safe City”. Aoi tha se ata kanë planifikuar në fillimi që periudha testuese të jetë një muaj, por sipas gjitha gjasave kjo periudhë testuese do të zgjasë edhe një muaj shtesë. “Dhe, planifikojmë që diku të fillojë implementimin me 1 shkurt 2026. Ambiciet e MPB-së, janë që ky sistem i Safe City të shtrihet në të gjithë territorin e RMV-së dhe njashtu mendojmë se ky sistem duhet të shtrihet në çdo rrugë, çdo rrugicë që këtë siguri ta ndjejë çdo qytetarë”, deklaroi Iseni. Ai tha…
Author: Hamdi Kumanova
Më datë 11.12.2025 rreth orës 08:00, zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin F.R. (30) nga fshati Orashë, komuna e Jegunocit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në fshatin Orasgë, i kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike e kalibrit 7.62 milimetra me dy karikatorë me gjithsej 22 plumba të kalibrit 7.62 milimetra, 78 plumba të markës dhe kalibrit të panjohur, marihuanë, një thërmues dhe një peshore digjitale. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, është gjetur I.D. (34) nga Republika Federale e Gjermanisë, e cila është ndaluar dhe mbajtur në stacion policor…
Ministria e Brendshme njofton se ka arrestuar personin që dhunshëm ka hyrë në redaksinë e Infomaks, ndërkaq shtojnë se është konstatuar se personi në fjalë ka pasur probleme me shëndetin mendor. Nga MPB thonë se do të vazhdojë të sanksionojë shpejt dhe pa dallim të gjitha rastet e sulmeve ndaj gazetarëve dhe shkeljeve të tjera të rendit publik. “Zyrtarët policorë nga Stacioni i Policisë Kisella Vodë arrestuan G.S. (43) nga Shkupi menjëherë pas denoncimit më 10.12.2025 në orën 23:45 nga A.M., moderator i një emisioni në portalin Infomaks. Ai raportoi në SPB Shkup se një mashkull kishte hyrë…
Ministri i Administratës Publike dhe anëtari i VMRO-DPMNE-së, Stefan Andonovski, njoftoi mbrëmë se lideri i opozitës, Venko Filipçe, në vitin 2018 votoi për një vendim që parashikon ndërtimin e një kampi, qendre pritjeje për emigrantët në lagjen Bardovci të Shkupit. Është absurde dhe manipulim klasik që “Filipçe dhe LSDM akuzojnë sot për marrëveshje të supozuara për emigrantët, ndërsa ekziston një vendim i Qeverisë i datës 23.01.2018, i botuar në “Gazetën Zyrtare”, i cili planifikon një qendër pritjeje për të huajt për nevojat e Sektorit për Çështje Kufitare dhe Migracion të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Bardovci”, tha Andonovski…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se më 10.12.2025, rreth orës 20:30, në SPB Shkup, nga shërbimet e Aeroportit Ndërkombëtar -Shkup dhe nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri është denoncuar se në një aeroplan që ka mbërritur nga Sllovakia, disa persona nën ndikimin e alkoolit, të cilët janë pjesë e një grupi tifozësh, gjatë fluturimit dhe pas aterimit nuk i kanë respektuar rregulltat, kanë treguar sjellje agresive dhe i kanë shqetësuar pasagjerët e tjerë dhe ekuipazhin. “Nëpunësit policorë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe pas ndërmarrjes së masave e arrestuan personin L.T. (38) nga Sllovakia, ndërsa 10 personave…
Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipëria po vijojnë të kenë një tendencë rritjeje, duke reflektuar ciklin e ri të emigracionit në vend. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave bënë të ditur se të ardhurat nga emigrantët ishin 817 milionë euro në janar-shtator 2025, me një rritje prej 5.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ritmet e rritjes u përshpejtuan në tremujorin e tretë, që tradicionalisht ka flukse më të larta hyrjeve për shkak se emigrantët vijnë në Shqipëri gjatë pushimeve të verës. Për korrik-shtator 2025,…
NATO ka deklaruar gatishmërinë e saj për të mbrojtur aleatët e saj pasi Rusia shkeli hapësirën ajrore të Estonisë. “NATO dhe aleatët e saj do të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme ushtarake dhe joushtarake për të mbrojtur veten dhe për të penguar kërcënimet nga të gjitha drejtimet, në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Ne do të vazhdojmë të përgjigjemi siç e konsiderojmë të nevojshme. Angazhimi ynë ndaj Nenit 5 është i palëkundur”, thuhet në dokument. Deklarata vëren se Rusia mban përgjegjësi të plotë për veprimet që çuan në këtë përshkallëzim. Në të njëjtën kohë, aleanca kërkoi që…
Këtë të enjte, Kuvendi zhvillon seancën plenare të radhës ku parashikohen dy interpelanca, projektligjet për buxhetin 2026 dhe paketën fiskale, si edhe zgjedhja e Avokatit të Popullit. Fillimisht pritet të zhvillohet interpelanca me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa lidhur me projektin për restaurimin dhe rikualifikimin urban të zonës TID në Durrës. Më pas rendi i ditës parashikon një tjetër interpelancë, këtë radhë të kërkuar nga deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj me Kryeministrin Edi Rama, në lidhje me prishjen e ndërtimeve pa vendime të formës së prerë…
Sipas Trump, karta e re do t’u sigurojë blerësve “një rrugë të drejtpërdrejtë drejt shtetësisë për të gjithë personat e kualifikuar dhe të verifikuar. Shumë emocionuese! Kompanitë tona të Mëdha Amerikane më në fund do të mund të mbajnë Talentet e tyre të paçmueshme”, shkroi ai në rrjetet sociale. Çfarë është “Trump Gold Card”? Programi, i njoftuar për herë të parë më herët gjatë vitit, ofron një vizë amerikane për aplikantët që mund të dëshmojnë se do t’i sjellin “përfitime të rëndësishme” SHBA-së, sipas faqes zyrtare të skemës. Lançimi i kartës vjen në një kohë kur Uashingtoni…
Drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHPPP) i Qeverisë, Ivica Tomovski, njofton se targat e reja të kuqe për automjetet zyrtare u testuan përmes sistemit “Safe City” para futjes së tyre, pas së cilës filloi përpunimi i tyre. Tomovski për “Sitel” thotë se kanë vënë re një problem, mesazhet për shkeljet e regjistruara nga sistemi i kamerave “Safe City” po arrijnë te kompanitë e lizingut nga të cilat Qeveria bleu automjetet, prandaj disa nga gjobat kalojnë përmes tyre te SHPPP. “Vlerësoj se personi që ka kryer shkeljen duhet të paguajë, jo kompania”, tha ai,…
Gjykimi për tragjedinë në Koçan, ku humbën jetën 63 persona dhe u plagosën mbi 200 të tjerë, do të vazhdojë sot me fjalët hyrëse nga mbrojtja e të pandehurit të 26-të, Shefket Haziri nga Ministria e Ekonomisë. Ndërkohë në seancën e djeshme mbrojtja e të pandehurve, ish-ministra të ekonomisë dhe drejtorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), mohoi fajësinë dhe kontestoi aktakuzën, duke pretenduar se nuk kishin as autoritet ligjor dhe as fuqi faktike për të ndikuar në rezultatin tragjik të zjarrit, të shkaktuar nga piroteknika të papërshtatshme për një dhomë të mbyllur dhe të përdorura në kundërshtim me…
Në tetor të vitit 2025 janë dhënë 446 leje për ndërtim, që është për 22,9 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave. Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 10 596 843 mijë denarë, që është për 25,1 për qind më shumë krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak. Vlera e rritur është për shkak se gjatë periudhës referencë është dhënë leja për ndërtimin e Rrugës Shtetërore A2, aksin Bukojçan–Kërçovë, faza e parë, nën aksin Cërvicë–Kërçovë me gjatësi…

