Më datë 11.12.2025 rreth orës 08:00, zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin F.R. (30) nga fshati Orashë, komuna e Jegunocit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në fshatin Orasgë, i kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike e kalibrit 7.62 milimetra me dy karikatorë me gjithsej 22 plumba të kalibrit 7.62 milimetra, 78 plumba të markës dhe kalibrit të panjohur, marihuanë, një thërmues dhe një peshore digjitale. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, është gjetur I.D. (34) nga Republika Federale e Gjermanisë, e cila është ndaluar dhe mbajtur në stacion policor pasi ka tejkaluar qëndrimin turistik. F.R. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të dorëzohet parashtresë përkatëse.
Data 06.11.2026
Aktuale
- Bankat në Maqedoni paralajmërojnë ndërprerje të mundshme të shërbimeve në fundjavë
- Paraburgim dhe masa kujdesi ndaj të dyshuarve për zhvatje dhe larje parash në Kumanovë
- Skandaloze: E mitura sulmohet fizikisht nga partneri i saj dhe babai i tij
- 15 vjet kujtim për Dianën: Nënë e pikëlluar flet për dështimin e sistemit
- Mashtrim me betonin dhe pastrim parash, në gjyq administratori italian i “Euro Beton 2005”, sekuestrohen 10 milionë euro pasuri
- Gjoba për 43 shoferë kamionësh në Shkup, policia me kontrolle të shtuara në trafik
- Motoçiklisti lëndohet rëndë në një përplasje me autobusin
- Tragjedia në Drenas: Punëtori teknik humb jetën në vendin e punës



