Nga LSDM thonë se në koalicionin qeverisës, mbretëron kaosi. Sipas tyre, partia ZNAM nuk ekziston më. Mbeten vetëm dy – Maksim Dimitrievski dhe Goran Minçev. “OBRM-PDUKM mbështet Minçev, ndërsa Makso kërkon një pozicion më të mirë për veten e tij. Të gjithë e dinë se kanë mbetur vetëm disa muaj për tendera, përpara se Mickoski të shpallë zgjedhje. Situata në OBRM-PDUKM nuk është më e mirë. Ministri i Brendshëm është në konflikt të hapur me ministrat e tjerë. Të gjithë duan të qëndrojnë në karrigen e tyre”. “Ditët po numërohen mbrapsht deri në një thesar shtetëror të zbrazët, kështu që…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh mbështetës nga një qytetar shqiptar që jeton në Itali, në reagim ndaj protestave të fundit. Qytetari ka vlerësuar punën e qeverisë dhe vizionin për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030. Në mesazh, ai shpreh bindjen se investimet strategjike, veçanërisht në turizëm dhe zhvillimin e zonës së Vlorës, nuk përbëjnë “shitje të Shqipërisë”, por një mundësi për zhvillim ekonomik dhe rritje të standardeve të jetesës. Qytetari kritikon protestat e përditshme në Tiranë, duke shtuar se është kthyer në argëtimin e ri që zëvendëson xhiron klasike të mbrëmjes që bëjnë shqiptarët.…
Nuk kanë fund skandalet në Akademinë e Sigurisë. Pas episodit të ndodhur rreth dy muaj më parë ku 56 studentë u helmuan nga ushqimi, e njëjta situatë ka ndodhur përsëri. Raportohet se rreth 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë, mbrëmjen e djeshme kanë pasur simptoma të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke, ku të ndarë në grupe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital. Policia dhe AMP kanë nisur hetimet për ngjarjen. Kujtojmë se kjo është hera e dytë që studentët e Akademisë helmohen në një afat kohor kaq të shkurtër. Edhe më 7 maj u helmuan 56 kursantë të akademisë…
Të paktën 32 të vdekur e 700 të lënduar nga tërmetet në Venezuelë Të paktën 32 persona kanë mbetur të vdekur dhe 700 të lënduar nga dy tërmete të njëpasnjëshme që kanë ndodhur të mërkurën pasdite në Venezuelë, ka bërë të ditur presidentja në detyrë, Delcy Rodriguez. Studimi Gjeologjik i SHBA-së më parë ka llogaritur një shans prej 44% për më shumë se 10,000 viktima dhe një shans prej 30% për më shumë se 100,000. Ekipet e shpëtimit në kryeqytet po kërkojnë nëpër rrënoja për të mbijetuar dhe njerëzit janë dëgjuar duke kërkuar ndihmë. Tërmetet e fuqishme në Venezuelë, besohet…
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka vendosur t’ia heqë shtatë dekorata shtetërore ish-zyrtarit kroat Branimir Glavash, pas konfirmimit të dënimit të tij për krime lufte ndaj civilëve serbë në Osijek. Vendimi, i marrë më 18 qershor dhe i publikuar në gazetën zyrtare “Narodne novine”, vjen pasi Gjykata e Lartë Penale e Kroacisë konfirmoi aktgjykimin me të cilin Glavash u dënua me shtatë vjet burg për rastet e njohura si “garazh” dhe “shirit”. Gjykata konstatoi se Glavash, në cilësinë e komandantit gjatë vitit 1991 në Osijek, nuk i kishte parandaluar dhe në disa raste kishte urdhëruar vrasje, keqtrajtime dhe burgosje të…
Donald Trump shprehu përsëri dyshime të mërkurën se ishin forcat e armatosura amerikane ato që nisën një bombardim të përgjakshëm të një shkolle iraniane në Minab , i cili la më shumë se 100 fëmijë të vdekur, në ditën e parë të luftës në Lindjen e Mesme, më 28 shkurt. “Ajo që ndodhi është e tmerrshme, por kishte raketa që fluturonin në të gjitha drejtimet. Dikush tha se ishte raketa jonë, ndoshta nuk ishte. Nuk kam parë asgjë që më bën të besoj se ishte”, tha ai, duke shtuar se qielli ishte “plot me raketa që ishin qëlluar nga njerëz…
Shpenzimet e Polonisë për blerjen e armëve dhe sigurimin e aftësive të saj mbrojtëse kanë arritur në gati 7% të PBB-së. Kryeministri polak Donald Tusk e bëri këtë deklaratë pas përfundimit të samitit E5 (Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Polonia dhe Franca) të mbajtur në Berlin. “Aktualisht shpenzojmë rreth 7% të PBB-së për armatime dhe nevoja mbrojtëse”, tha Tusk në një konferencë për shtyp të transmetuar në llogaritë e tij në mediat sociale. Kryeministri polak vuri në dukje gjithashtu se shpreson që samiti i NATO-s në Ankara do të jetë një platformë për një thirrje tjetër për vendet evropiane që…
Administrata e Presidentit të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, po kërkon 672 milionë dollarë fonde për asgjësimin e materialeve bërthamore iraniane dhe detyra të tjera të lidhura me to. Fox News e raportoi këtë, duke cituar një burim të njohur me çështjen. “Administrata Trump po ndërmerr hapa për të siguruar 672 milionë dollarë që do të përdoren për shkatërrimin e materialeve bërthamore të Iranit, inspektimet dhe aktivitetet e verifikimit në Iran, si dhe masa të tjera kundër përhapjes së armëve bërthamore”, thuhet në material. Sipas burimit, fondet janë të destinuara për Ministrinë e Energjisë dhe do të përdoren për të…
Nga Mentor Nazarko Memorie.al / Kjo intervistë me Ramiz Alinë, pjesë e një cikli të botuar në gazetën Abc në vjeshtën e vitit 2005, është pa dyshim intervista ekskluzive më e gjatë, më e plotë, më e çlirët, të ish presidentit komunist në fund të jetës. Kemi zgjedhur të ofrojmë optikën me të cilën ai sheh Mehmet Shehun, dhe duket qartë se Ramizi është shkëputur nga linja zyrtare e Enver Hoxhës, sipas të cilës Mehmeti ishte poli-agjent. Z. Alia, ju keni qenë artefic i lëvizjeve për hapjen drejt SHBA-së dhe vendeve të tjera. Ndërsa me Gjermaninë dështuat, ekziston një hipotezë.…
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valutore. Sipas një raporti nga bestbrokers.com, Shqipëria renditet ndër vendet me peshën më të ulët të arit kundrejt strukturës së rezervës së saj valutore, por edhe të sasisë së arit në raport me popullsinë. Të dhënat krahasuese nga platforma bestbrokers, tregojnë se në shkurt të këtij viti Shqipëria kishte rezerva ari për një sasi totale prej 3.73 tonësh. Ajo përbënte 6.4% të vlerës totale të rezervës valutore të vendit. Shqipëria ka një peshë të ulët të arit në strukturën e rezervës krahasuar me shumicën e vendeve të Botës, duke…
Vdekja e aktorit shqiptar Gjergji Lala në Poliklinikën “Umberto I” në Romë ka çuar në hapjen e një hetimi nga Prokuroria italiane, pas një kallëzimi të bërë nga familjarët e tij ndaj spitalit ku ai u trajtua. Sipas familjarëve të 78-vjeçarit, aktori ka ndërruar jetë pa marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, një pretendim që ka çuar autoritetet italiane të regjistrojnë procedimin për veprën penale të “vrasjes nga pakujdesia”. “Babai ynë vdiq para syve tanë, pa bërë askush asgjë për ta ndihmuar”, thuhet në kallëzimin e familjes, sipas mediave italiane. Për momentin, nuk ka persona nën hetim. Prokuroria e Romës pritet…
Brazili i drejtuar nga Carlo Ancelotti ka siguruar vendin e parë në Grupin C të Botërorit 2026, pas një fitoreje bindëse 3-0 ndaj Skocisë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve. Përfaqësuesja braziliane nuk hasi asnjë vështirësi përballë skocezëve, të cilët u shfaqën të pafuqishëm gjatë gjithë takimit. Ylli i ndeshjes ishte Vinicius Junior, i cili realizoi dy gola në minutat e 7-të dhe 48-të, ndërsa Matheus Cunha vulosi suksesin me golin e tretë në minutën e 60-të. Në pjesën e dytë u rikthye edhe Neymar, i cili bëri debutimin e tij në këtë edicion të Kupës së Botës…

