Dy persona përfunduan në spital, ndërsa një në stacionin e policisë pas një përleshjeje fizike të ndërsjellë që ndodhi gjatë fundjavës në fshatin Mlado Nagoriçanë.
– Më 09.08.2026 në orën 22:20 në SVR Kumanovë ishte raportuar se në fshatin Mlado Nagoriçanë, pas një konflikti paraprak, kishte ndodhur një përleshje mes Z.C. (62), B.D. (53) dhe M.S. (68), ku B.D. dhe M.S. kishin pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, informojnë nga Sektori për Punë të Brendshme.
Siç shtojnë nga policia, në lidhje me ngjarjen, Z.C. ishte privuar nga liria dhe pas sqarimit dhe dokumentimit të plotë të rastit do të ndiqet denoncimi përkatës.



