Author: Hamdi Kumanova

Ish-kryetari i komunës Lozovo nga radhët e LSDM, Aco Velkovski, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook propozoi një masë e cila, siç thotë, do të ishte pjesë e programit të qeverisë së re njëvjeçare të re. “Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të jenë dyfish më të larta se paga e kryeministrit,” thotë Velkovski, duke vlerësuar se për vite me radhë sistemi shtetëror është drejtuar nga të njëjtat struktura politike të cilat, sipas tij, e kanë zhytur Maqedoninë në varfëri, pasiguri dhe dëshpërim, ndërsa njëkohësisht flasin për një të ardhme evropiane. Ai thekson se nuk mund të ndërtohet…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska tha se asnjë mësues nuk do të pushohet nga puna në procesin e optimizimit të rrjetit shkollor, megjithëse, siç theksoi ajo, në shtatë vitet e fundit numri i nxënësve është zvogëluar me 17 mijë. “Jam në dijeni se ka reagime ndaj optimizimit, por më lejoni të përsëris, askush nuk do të shkarkohet nga puna”, tha Janevska në një konferencë për shtyp në Qeveri, ku paraqiti një raport mbi punën dyvjeçare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Kur mori detyrën dy vjet më parë, ajo thotë se gjeti probleme serioze në sistemin arsimor, por…

Lexo më Shumë

Një banor i Shkupit është privuar nga liria pasi dyshohet se ka shkaktuar zjarr në rrethinën e Shkupit, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës. “Më 23.06.2026, në orën 17:35, në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria D.U. (43) nga Shkupi, person me probleme shëndetësore, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm se në fsh. Orizarë e Sipërme, rrethina e Shkupit, kishte shkaktuar zjarr në një kashtore me kashtë.”, njoftoi MPB. Nga MPB theksuan se nuk ka persona të…

Lexo më Shumë

Policia hungareze ka arrestuar një infermier 30-vjeçar nën dyshimin se ka zhvarrosur varre dhe ka ngrënë mbetje njerëzore, raporton “Associated Press”. ​I dyshuari u arrestua më 17 qershor në Budapest, pas një dëshmie se ai fshihte pjesë trupi në shtëpinë e tij dhe në vendin e punës në spital. ​Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti kafka, një këmbë të tërë, një krah, lëkurë fytyre dhe një arkivol të mbushur me kocka të tjera. Gjithashtu u gjet edhe një zemër në një kavanoz qelqi, për të cilën ekspertët mjeko-ligjorë janë ende duke përcaktuar nëse është me origjinë njerëzore apo…

Lexo më Shumë

Në fshatin Ularcë të Koçanit po ndodh një ngjarje sa tragjike aq edhe komike, e cila ka lënë pa fjalë opinionin sportiv. Një klub i ri futbolli, që pritet të debutojë në këtë sezon, ka mbetur “në qiell të hapur” pasi ka zbuluar se fusha ku luanin futboll prej 80 vitesh tashmë është shndërruar në një arë të mbjellë me grurë.

Lexo më Shumë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tetovës pas një incidenti që ndodhi gjatë një kontrolli të trafikut në rrugën “Vidoe Smilevski Bato”. Sipas njoftimit të SPB Tetovë, më 23 qershor 2026 rreth orës 19:30, policia ndaloi një automjet të tipit “Opel Astra” me targa të Tetovës, i drejtuar nga G. Sh. (26) nga Zhelina. Pas verifikimeve u konstatua se ai po drejtonte automjetin pa patentë shoferi. Gjatë tentativës së policisë për ta privuar nga liria dhe për t’ia konfiskuar automjetin, G. Sh. u soll në mënyrë agresive dhe godiste automjetin e tij. Ndërkohë, bashkëudhëtarja e tij A. B. (25)…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski, sot mbajti një konferencë për shtyp me rastin e dy viteve të mandatit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, në të cilën prezantoi rezultatet dhe aktivitetet kryesore të zbatuara në periudhën e kaluar. “Në dy vitet e fundit, kemi punuar me një vizion të qartë, prioritete të qarta dhe një qëllim – një pozicion më të fortë ndërkombëtar të vendit, partneritete më të forta dhe përfitime konkrete për qytetarët. Sot mund të themi se kemi ndërtuar një diplomaci më aktive, më të hapur dhe më…

Lexo më Shumë

Me ribalancimin e buxhetit të Qytetit të Shkupit janë siguruar 350.000 euro për servisimin e teleferikut në Vodno, raporton SDK. Teleferiku nuk funksionon prej dy muajsh, pasi ekziston rreziku që ndonjë nga gondolat të bjerë, duke qenë se për 15 vjet nuk është kryer servisimi i tij, transmeton Portalb.mk. Servisimi pritet të nisë gjatë kësaj vere dhe, sipas ndërmarrjes publike NQP “Shkup”, teleferiku do të vihet sërish në funksion në shtator. “Deri në fund të kësaj jave do të shpallet tenderi për përzgjedhjen e kompanisë që do të kryejë servisimin. Pas kësaj, gjatë verës do të fillojë procesi i servisimit…

Lexo më Shumë

Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, z. Muhamed Ali, nënshkroi zyrtarisht kontratën për realizimin e projektit shumëvjeçar G10231 – “Sistem interoperabil për komandimin e incidenteve, i menaxhuar nga inteligjenca artificiale për reagim ndërkufitar në situata krize dhe emergjence (NICS-2)”, i cili zbatohet në kuadër të programit të NATO-s “Shkenca për Paqe dhe Siguri” (Science for Peace and Security – SPS). Pas shumë vitesh, për herë të parë, në mënyrë serioze, me një vizion të qartë dhe me mbështetje të fuqishme ndërkombëtare, fillon procesi i ndërtimit të një sistemi bashkëkohor dhe të integruar për menaxhimin e krizave në Republikën e…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, deklaroi se para dy vitesh gjetën një gjendje katastrofike në arsim, por se me reforma dhe punë të përkushtuar kanë ndalur rënien dhe po përmirësojnë cilësinë e arsimit, ndërsa ministria pret të përfitojë mbi 19 milionë euro nga Bashkimi Evropian për realizimin e objektivave reformuese, transmeton TV21. Ajo theksoi se janë lehtësuar kriteret për bursat, janë ndryshuar kushtet për studime në 100 universitetet më të mira në botë dhe se nga tetori do të futen bursa të reja për studentët me sëmundje të rralla dhe nevoja të veçanta arsimore. “Para dy vitesh gjetëm…

Lexo më Shumë

​Euroja digjitale u bë një çështje aktuale pasi Donald Trump vendosi tarifa ndaj BE-së dhe rriti frikën se SHBA-ja një ditë mund të përdorë dominimin e saj mbi rrjetet e pagesave si Visa dhe Mastercard. ​Banka Qendrore Evropiane ka siguruar mbështetje kyçe parlamentare për lansimin e euros digjitale, një mjet elektronik pagese që synon ta bëjë eurozonën më pak të varur nga kartelat amerikane të kreditit në një kohë të tensionimit të marrëdhënieve transatlantike. ​Euroja digjitale, në thelb një portofol elektronik i garantuar nga banka qendrore, por i plasuar në treg nga bankat ose kompanitë fintech, do t’u mundësojë të…

Lexo më Shumë

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski, realizoi një vizitë pune në Komunën e Rankovcës, ku u takua me kryetarin e komunës Daniel Pavllovski, anëtarët e Këshillit Komunal dhe administratën lokale. Gjatë takimit u diskutuan sfidat aktuale me të cilat përballet komuna, si dhe mundësitë për tejkalimin e tyre përmes mbështetjes që ofron Ministria e Vetëqeverisjes Lokale. Vëmendje e veçantë iu kushtua mundësive që ofron Qendra Burimore për Mbështetjen e Komunave, përmes së cilës sigurohet ndihmë profesionale, teknike dhe këshillimore për forcimin e kapaciteteve administrative, përgatitjen e dokumenteve strategjike, përmirësimin e menaxhimit financiar dhe avancimin e shërbimeve lokale. Në kuadër të…

Lexo më Shumë