Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se të martën e javës së ardhshme do të mbahet mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, pas së cilës do të bëhen të ditura zgjidhjet kadrovike dhe ndryshimet e resorëve në kuadër të rikonstruimit të paralajmëruar të Qeverisë. Duke folur në emisionin “Studio e Hapur” në RTVM, Mickoski theksoi se rikonstruimi nuk motivohet vetëm nga rezultatet e deritanishme të ministrave, por edhe nga nevoja për ripërcaktimin e prioriteteve të partnerëve të koalicionit qeveritar. “Nuk janë të rëndësishme vetëm rezultatet – nëse kanë qenë të mira, jo mjaftueshëm të mira apo nuk kanë ekzistuar fare. Ndonjëherë…

Lexo më Shumë

Tetovasot mëson se më 24 qershor 2026, rreth orës 20:50, në fshatin Leshnicë e Epërme ka shpërthyer një zjarr që ka përfshirë sipërfaqe me bar të thatë dhe shkurre. Si pasojë e flakëve është djegur tërësisht edhe një automjet udhëtarësh. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Tetovasot mëson se ekipi i Njësitit Territorial Kundër Zjarrit nga Tetova ka intervenuar me sukses dhe ka shuar zjarrin, ndërsa policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e incidentit.

Lexo më Shumë

Tetovasot mëson se më 24 qershor 2026, në ora 21:30, në Vendkalimin Kufitar Jazhincë është privuar nga liria B.M. (54) nga fshati Xhepçisht i Tetovës. Sipas informacioneve të policisë, gjatë kontrollit dhe procedurës kufitare ai është sjellë në mënyrë agresive ndaj një zyrtari doganor. Tetovasot mëson se personi është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Lufta kundër korrupsionit është lart në agjendën e prioriteteve për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian, por ajo nuk është betejë e vetëm një sektori, nevojitet bashkëpunim i të gjitha palëve, porositën pjesëmarrësit në konferencën e sotme “Fuqizimi i integritetit afarist përmes bashkëpunimit publiko – privat” në organizim të Qendrës Edukative M6. Ambasadori francez në vend, Kristof le Rigoler me porosi se lufta kundër korrupsionit është e rëndësishme në vetvete dhe nga ajo përfitime ka e gjithë shoqëria. “Lufta kundër korrupsionit nuk është diçka që kërkohet, por diçka e rëndësishme në vetvete, sepse është e rëndësishme për qytetarët. Në fund…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës po shqyrton ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si qytetarët paguajnë për energjinë elektrike, me qëllim që faturat të jenë më të ulëta dhe më të përputhura me kushtet e reja në tregun e energjisë. Një nga opsionet që po shqyrtohet është zgjatja e periudhës së tarifës së lirë, madje edhe vendosja e saj të shtunave. Kryetari i KRRE, Aco Ristov, tha në një intervistë për AIM se tarifat bllok u futën në kulmin e krizës energjetike në vitin 2022, por që atëherë situata në sektorin e energjisë ka ndryshuar ndjeshëm. “Ideja e përgjithshme është që…

Lexo më Shumë

Vlerësimi i testeve shtetërore të maturës dhe përpunimi i të dhënave janë duke vazhduar, dhe rezultatet do të publikohen deri më 11 korrik. Për të dytin vit radhazi, provimi i maturës u zhvillua nga maturantët në salla të mëdha, gjegjësisht amfiteatro, salla dhe korridore, me qëllim që procesi të ishte më objektiv. Megjithatë, siç raportoi drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimeve, Daniela Jovçevska Mihajllovska, u zbulua se 60 nxënës përdornin telefona celularë, transmeton Portalb.mk. “Rezultatet do të shpallen jo më vonë se 11 korriku, gjegjësisht një muaj pas provimit të fundit të jashtëm. Provimi tjetër është në periudhën e provimeve…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë njofton se dje (24.06.2026) në ora 15:15 në një objekt në ndërtim e sipër në rrugën “Todor Cipovski Merxhan” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria 12 shtetas të Republikës së Bullgarisë të moshës nga 34 deri në 66 vjeç, të cilët po punonin në objekt. “Personat janë hasur me qëndrim të parregullt dhe të paparaqitur në këtë zonë”. “Ata janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të mëtejshme dhe ndaj tyre do të ngrihen parashtresa përkatëse sipas Ligjit për të huajt”, thonë nga SPB.

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski, në seancën e sotme parlamentare për pyetje të deputetëve, duke iu përgjigjur akuzave të Venko Filipçes për rritjen e borxhit publik, theksoi se nëse bëhet krahasim me qeverinë e LSDM-së, kjo qeveri, me tre herë më pak borxh, në një periudhë tre herë më të shkurtër, arriti 140 milionë dollarë më shumë PBV në terma nominalë. “Është në rregull që po zhvilloni fushatë, është në rregull që po censuroni komentet në rrjetet sociale, është në rregull që po ju bëhen pyetje specifike dhe nuk po u përgjigjeni pyetjeve objektive nga foltorja e partisë, por këtu do të…

Lexo më Shumë

Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, mori pjesë sot në një takim të nivelit të lartë me DG ENEST dhe ekipin e Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF), si pjesë e misionit monitorues të vendit për statusin e portofolit të WBIF në vend. Në takimin ku morën pjesë përfaqësues të lartë të ministrive dhe institucioneve, u diskutua për Listën Indikative të Projekteve në kuadër të Agjendës së Reformave dhe Instrumentit për Reforma dhe Rritje, si dhe për projektet që janë në fazën e zbatimit dhe që financohen përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF). Ministrja…

Lexo më Shumë

Policia ka bërë të ditur se një person në Pejë ishte arrestuar për një rast ngacmimi dhe më pas, i njëjti ka kanosur me jetë policin. Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ishte arrestuar për një rast ngacmim dhe më pas i njëjti kishte kanosur me jetë zyrtarin policor gjatë kryerjes se detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Lexo më Shumë

Një seri tërmetesh të fuqishme kanë goditur Venezuelën të mërkurën pasdite, duke shkaktuar shembje ndërtesash, plagosje dhe dëme të konsiderueshme, veçanërisht në kryeqytetin Karakas. Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), tërmeti i parë me magnitudë 7.2 goditi rreth 160 kilometra në perëndim të Karakasit. Vetëm 39 sekonda më vonë, rajoni u trondit nga një tjetër tërmet edhe më i fuqishëm, me magnitudë 7.5. Epiqendra e lëkundjeve u regjistrua pranë Yumare, rreth 23 kilometra në juglindje të qytetit dhe në një thellësi prej afërsisht 10 kilometrash. Një tjetër raport i USGS-së tregoi se një tërmet me magnitudë 7.1…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka shprehur qëndrim kundër protestatave të fundit në Shqipëri, duke vlerësuar se ato po i shkaktojnë dëme vendit, veçanërisht sektorit të turizmit dhe investimeve, raporton Zyrtare.net Duke folur për zhvillimet në Shqipëri, Ahmeti theksoi se Shqipëria ka pasur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e Kosovës dhe se ngjarjet aktuale po i përcjell me dhimbje. “Shqipëria ka strehuar Kosovën dhe është pjesë e pandarë e lirisë së saj. Pa ndihmën e Shqipërisë, Kosova nuk do të ishte ajo që është sot”, deklaroi Ahmeti. Sipas tij, protestat po i japin Shqipërisë dy goditje të forta, duke…

Lexo më Shumë