Author: Hamdi Kumanova

Sindikata e Kulturës e Republikës së Maqedonisë (SKRM) ka nisur procedurë para Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP). Nga sindikata thonë se për më shumë se një vit, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, nuk është ulur në tryezën e negociatave me sindikatat. “Në vend të kësaj, situata u përshkallëzua deri në atë pikë sa, për shkak të mosrespektimit të të drejtave të përcaktuara me Kontratën Kolektive, SKRM u detyrua të paraqesë rreth 800 padi kundër institucioneve. Ndërkohë, iniciativa e paraqitur nga një ‘qytetar i shqetësuar’ u pranua nga Gjykata Kushtetuese, e cila tani pritet të vendosë për shfuqizimin…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi se shëndeti i qytetarëve dhe parandalimi i rreziqeve nga temperaturat e larta mbeten prioritet i institucioneve lokale. Ai bëri të ditur se, në kuadër të platformës “Çairi në ritmin e shëndetit”, ka zhvilluar një takim pune me përfaqësues të institucioneve shëndetësore, përfshirë Gjinekologjinë, Klinikën e Fëmijëve, Qendrën e Shëndetit Publik, Shtëpinë e Shëndetit Shkup dhe Kryqin e Kuq, për koordinimin e masave mbrojtëse gjatë periudhës së verës. “Së bashku diskutuam për angazhimin e ekipeve mjekësore në terren, të cilat do të fillojnë aktivitetin nga Parku i Çairit, Parku Rinia në Fushë…

Lexo më Shumë

Punëtorët e sektorit privat në Maqedoninë e Veriut nga 1 korriku mund të presin pagesën e regresit për pushimin vjetor, i njohur si K-15. Sipas llogaritjeve të bazuara në pagën mesatare neto të tre muajve të fundit, shuma minimale e këtij regresi për vitin 2026 arrin në 19.116 denarë. Lartësia e K-15 është përcaktuar në bazë të pagës mesatare neto për muajt shkurt, mars dhe prill, e cila ka arritur në rreth 47.790 denarë. Marrëveshja Kolektive për sektorin privat përcakton se regresi për pushimin vjetor duhet të jetë së paku 40 për qind e kësaj page. Të drejtën…

Lexo më Shumë

Tetovasot raporton se pesë persona janë arrestuar pas një përleshjeje fizike mes anëtarëve të dy familjeve që jetojnë në të njëjtën shtëpi në Tetovë. Sipas policisë, fillimisht ka pasur një debat verbal, i cili më pas është shndërruar në përleshje fizike. Njëri prej tyre, Sh.I. (42), dyshohet se ka sulmuar me një send metalik tre të afërm të tij, duke u shkaktuar lëndime trupore. Tetovasot mëson se të gjithë të përfshirët janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ndërmerren procedurat ligjore.

Lexo më Shumë

Tetovasot raporton se një fëmijë katërvjeçar ka mbetur i lënduar pas një përplasjeje mes dy trotinetëve në bulevardin “Iliria” në Tetovë. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mes një trotinete elektrike të drejtuar nga një 14-vjeçar dhe një trotineteje fëmijësh, ku ndodhej fëmija katërvjeçar i shoqëruar nga prindi. Tetovasot mëson se fëmija ka pësuar lëndime trupore, të konfirmuara në Spitalin Klinik të Tetovës, ndërsa policia dhe prokuroria po hetojnë rrethanat e aksidentit.

Lexo më Shumë

Maqedonia zyrtarisht i bashkohet programit EU4Health – programit më të madh të Bashkimit Evropian në fushën e shëndetësisë, duke hapur mundësi të reja për financimin e projekteve, modernizimin e sistemit shëndetësor dhe forcimin e shërbimeve shëndetësore. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në konferencën e sotme për media njoftoi se marrëveshja për pjesëmarrjen e shtetit në program është nënshkruar në Bruksel, duke e vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt harmonizimit të sistemit shëndetësor maqedonas me standardet evropiane. “Me nënshkrimin e Marrëveshjes për EU4Health në Bruksel, kemi bërë një hap të rëndësishëm për shëndetësinë maqedonase. Bëhet fjalë për…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, në raportin për dy vjet qeverisje, theksoi se janë arritur rezultate të rëndësishme vetëm për tetë muaj që kur turizmi u mor në kuadër të ministrisë, përkatësisht pas shfuqizimit të Agjencisë për promovimin dhe mbështetjen e turizmit në vitin 2025. “Buxheti është rritur nga 58 milionë denarë në vitin 2023 në 186 milionë denarë këtë vit. Kjo është një rritje prej më shumë se 200 për qind. Jemi hapur për tregje të reja, të cilat u realizuan në bashkëpunim të ngushtë me sektorin privat. Së bashku u përfaqësuam në roud- shou dhe…

Lexo më Shumë

Një rimorkio është përmbysur në autostradën drejt Gjevgjelisë, me çka shtë shkaktuar dëm material, konfirmuan sot për MIA-n nga Sektori për Punë të Brendshme – Veles. “Mëngjesin e sotëm në orën tetë në DPB – Negotinë është raportuar se në autostradën Demir Kapi – Gjevgjeli, pas tunelit T-2, P.Z., një 58-vjeçar nga Republika e Serbisë, duke drejtuar një kamion të tipit ‘Mercedes’ me rimorkio me targa të Serbisë, ka humbur kontrollin dhe rimorkioja është përmbysur në rrugë. Aksidenti shkaktoi vetëm dëme materiale”, kanë thënë në SPB – Veles. Prej atje shtuan se një ekip inspektimi nga DPB –…

Lexo më Shumë

Dr. Ali Maksuti Çdo ribalanc i buxhetit paraqitet si një domosdoshmëri ekonomike. Megjithatë, pyetja që duhet të shtrojmë nuk është nëse shteti duhet ta ndryshojë buxhetin, por nëse po e ndryshon atë për të krijuar zhvillim apo thjesht për të mbuluar problemet e momentit. Ribalanci i fundit i Buxhetit të Maqedonisë së Veriut ka rikthyer në qendër të debatit politikën fiskale të vendit. Në kushte të ngadalësimit ekonomik në Evropë, presioneve inflacioniste dhe rritjes së kostove të financimit, qeveria ka zgjedhur të rrisë shpenzimet dhe njëkohësisht edhe deficitin buxhetor. Kjo mund të jetë një zgjidhje e pranueshme në afat…

Lexo më Shumë

Më 25.06.2026 në ora 12:00 në Departamentin Policor të Tearcës është raportuar se ka shpërthyer një zjarr në një arë në rrugën rajonale Tetovë–Jazhincë, në atarin e fshatit Tearcë, me ç’rast është djegur bar i thatë. Zjarri është lokalizuar plotësisht nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë. Pas masave të ndërmarra nga zyrtarët policorë, është konstatuar se zjarrin e ka shkaktuar personi G.C.(55) nga fshati Tearcë. Ai është privuar nga liria nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se dje (25.06.2026), rreth orës 18:00, në Koçan, nëpunësit policorë të Ekipit Mobil në Njësitin Mobil për Masa Kompensuese pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migrim ndaluan një automjet udhëtarësh “Opel”, me targa të Koçanit, i drejtuar nga R.A. (37) nga Koçani. “Gjatë kontrollit të kryer është konstatuar se personi nuk posedonte patentë shoferi, ndërsa gjatë verifikimit të automjetit ishin gjetur 1.848 copë mallra të markave tregtare (bluza, tuta sportive, pantallona të shkurtra dhe duksë)”. “Personi u privua nga liria, pasi ekzistojnë baza të dyshimit për kryerje të veprave penale sipas nenit 297-a dhe nenit…

Lexo më Shumë

Partitë politike janë ftuar që, më së voni deri të premten, përmes rrugës elektronike, të shprehen lidhur me tekstet e dorëzuara, me qëllim finalizimin e projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Zgjedhor dhe dorëzimin e tij në kohë, njoftoi dje Ministria e Drejtësisë, transmeton Portalb.mk. Ky ishte përfundimi i mbledhjes së njëmbëdhjetë të Grupit të Punës për reformat në legjislacionin zgjedhor, ku u shqyrtuan çështjet e mbetura të hapura dhe propozimet për ndryshime dhe plotësime të Kodit Zgjedhor, në funksion të zbatimit të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, anëtarët e Grupit të Punës shkëmbyen qëndrime…

Lexo më Shumë