Author: Hamdi Kumanova

Ish-kryetari i Komunës së Lozovës nga radhët e LDSM-së, Aco Velkovski, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka reaguar ndaj njoftimeve për hekurudhën e shpejtë me vlerë 2 miliardë euro. Në postim, Velkovski shkruan: “Hekurudhë e shpejtë prej 2 miliardë eurosh? Shkëlqyeshëm. Vetëm ka një problem të vogël… Kur treni të arrijë në Evropë, kush do të mbetet të hipë? Të rinjtë tashmë janë atje. Pensionistët nuk kanë për biletë. Punëtorët numërojnë ditët deri në pagë, kurse politikanët tashmë kanë rezervuar vend në klasën e parë. Doni të arrini në Bashkimin Evropian me 300 km/orë,…

Lexo më Shumë

LSDM po reagon ndaj deklaratave të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski, i cili foli nga Dubrovniku për çështje që lidhen me identitetin maqedonas. Sipas sekretarit ndërkombëtar të partisë, Andrej Zhernovski, fjalimi i Muçunskit është “hipokrizi që nuk njeh kufij”. “Me vite i keni gënjyer qytetarët se Maqedonia ka humbur identitetin e saj. Se jemi bërë “maqedonas të veriut”. Se flasim “gjuhën maqedonase të veriut”. Se gjithçka maqedonase është fshirë me Marrëveshjen e Prespës. Sot, ju vetë pranoni publikisht se nuk ka popull maqedonas të veriut, as gjuhë maqedonase të Veriut, por vetëm dhe…

Lexo më Shumë

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit dhe Chelseat, Juan Mata, ka zgjeruar angazhimin e tij në futbollin australian, duke u bërë një nga aksionarët e klubit të njohur Melbourne Victory. Spanjolli, i cili iu bashkua klubit sezonin e kaluar, pati një edicion mbresëlënës në A-League, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë 13 asistime. Me paraqitjet e tij, 38-vjeçari ndihmoi Melbourne Victory të sigurojë pjesëmarrjen në fazën finale të kampionatit për herë të 15-të në histori, duke u shndërruar shpejt në një nga futbollistët më të pëlqyer nga tifozët. Përveç karrierës në fushë, Mata vazhdon të investojë edhe jashtë saj. Ai…

Lexo më Shumë

Për shkak të një aksidenti trafiku, që nga ora 06:06 e mëngjesit është ndërprerë qarkullimi në autostradën Kumanovë – Veles, tek qarkorja “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, më saktë në daljen nga Shkupi drejt aeroportit. Nga NP Rrugët e Maqedonisë informojnë se trafiku është ridrejtuar përmes qarkores Rafineria.

Lexo më Shumë

LSDM-ja opozitare, në një deklaratë të sotme, akuzoi kryeministrin Hristijan Mickoski se po punon për formimin e një subjekti të ri politik, të cilin e quajti “ZNAM 2.0”, me qëllim që, siç thotë partia, të ndikojë në shpërndarjen e votave të opozitës në zgjedhjet e ardhshme. “Hristijan Mickoski tashmë po punon për krijimin e një instrumenti të ri, një sateliti të ri – ZNAM 2.0, i cili duhet të shërbejë për të thyer votat e opozitës në zgjedhjet e ardhshme”, deklaron LSDM. Nga LSDM thonë se qeveria po përballet me një rënie të mbështetjes dhe se, sipas tyre, mungojnë…

Lexo më Shumë

Për shkak të njoftimit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) për temperaturat maksimale ditore të larta të pritura nga 26 qershori 2026 deri më 30 qershor 2026, Instituti i Shëndetit Publik bën thirrje për respektimin e masave mbrojtëse dhe paraprake gjatë temperaturave të larta. “Kur ajri i ambientit i afrohet ose tejkalon temperaturën normale të trupit prej afërsisht 36.7 gradë Celsius, aftësia e trupit të njeriut për t’u ftohur zvogëlohet. Përveç kësaj, kur lagështia relative e ajrit të ambientit është e lartë, djersa ka edhe më shumë vështirësi në avullim, duke e bërë më të vështirë ftohjen e trupit. Kur…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar me kritika ndaj VLEN-it, duke e akuzuar se nuk ka realizuar premtimet e dhëna para zgjedhjeve dhe se ka zgjedhur të mbetet në pushtet pa sjellë rezultate konkrete për shqiptarët. Në reagimin e tij, Taravari thotë se VLEN hyri në qeveri duke kërkuar besimin e shqiptarëve dhe duke premtuar ndryshim, por sipas tij, pas dy vitesh qytetarët “nuk shohin ndryshim, por heshtje, arsyetime dhe dorëzim”. Ai thekson se nuk ka pasur ndryshime kushtetuese, nuk është bërë përparim në rrugën evropiane, nuk është forcuar statusi i gjuhës shqipe,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka treguar për ndarjen nga jeta të Xhemajl Mustafajt dhe djalit të tij, Hasanit, nga fshati Maznik. Në postim në Facebook, Ramosaj ka shprehur pikëllim të thellë për këtë humbje tragjike, duke theksuar se në emër të tij dhe të Komunës së Deçanit u përcjell ngushëllime të sinqerta familjes Mustafaj, të afërmve dhe banorëve të Maznikut. “Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Xhemajl Mustafajt dhe birit të tij, Hasanit, nga fshati Maznik. Në emrin tim dhe të Komunës së Deçanit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta…

Lexo më Shumë

VLEN shënoi 24 muaj qeverisje nën moton “Transparencë dhe llogaridhënie”, duke dëshmuar se ndryshimi është i mundur kur ka vullnet. Dy vite më parë, VLEN mori përsipër një sfidë të madhe: ta rikthejë besimin e qytetarëve te politika që punon. Jo me fjalë e arsyetime pa fund, por me vendime që zbatohen, projekte që realizohen dhe rezultate që prekin jetën e përditshme të qytetarëve. Gjatë këtyre 24 muajve janë realizuar reforma dhe projekte që për vite me radhë kishin mbetur vetëm premtime. Ligje me rëndësi strategjike, investime në komunat shqiptare, mbështetje për ekonominë, arsimin, shëndetësinë, bujqësinë dhe…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë tri seanca parlamentare, në kuadër të të cilave deputetët do të shqyrtojnë disa projektligje, raporte dhe propozim-vendime me rëndësi për funksionimin e institucioneve dhe proceset ligjvënëse përcjell agjencia e lajmeve INA. Në seancën e 109-të, deputetët do të diskutojnë Propozim-vendimin për ndryshimin e vendimit për vazhdimin e afatit të gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të vendit. Gjithashtu, në rend dite janë edhe Propozim-ligji për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese në lexim të dytë, ndryshimet në Ligjin për testimin dhe shënjimin e armëve të zjarrit dhe municionit…

Lexo më Shumë

Një tërmet i dobët u regjistrua mbrëmë në pjesën perëndimore të Maqedonisë. Sipas të dhënave sizmologjike në dispozicion, dridhja ndodhi në orën 00:06, ndërsa perëndimore të vendit. Tërmeti ishte me një thellësi prej 10 kilometrash. “Një tërmet me magnitudë lokale prej 3.0 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar në zonën epiqendrore Tetovë-Gostivar mbrëmë në orën 00:06”, njoftojnë nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup.

Lexo më Shumë

Dy automjete në pronësi të avokatit Asmir Alispahiq janë përfshirë nga zjarri në rrethana që për momentin mbeten të paqarta, mëson 4NEWS.MK. Sipas informacioneve të para, rasti është raportuar në polici, e cila ka dalë në vendngjarje dhe po ndërmerr masa për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe për të identifikuar autorin. Hetimet janë në vijim, ndërsa më shumë detaje priten pas përfundimit të hetimit.

Lexo më Shumë