Author: Hamdi Kumanova

Bujqit duhet të ujitin sipërfaqet, veçanërisht kulturat pranverore dhe industriale, por edhe të kryejnë lërim të cekët (kultivim) të tokës për të ruajtur lagështinë dhe për të parandaluar formimin e kores, rekomandojnë agrometeorologët. Siç thonë, në kushtet aktuale verore të motit me temperatura të larta, duhet të ndërmerren masa edhe për shkatërrimin e barërave të këqija, si dhe për mbrojtjen e bimëve nga paraqitja dhe zhvillimi i sëmundjeve dhe dëmtuesve. “Kjo është periudhë kur nevojat për ujë të të gjitha kulturave bujqësore janë të mëdha dhe të përhershme. Prandaj, rekomandohet ujitja e kulturave, veçanërisht e kanaleve pranverore dhe kulturave…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut janë kryer të dy afat e regjistrimit të nxënësve në shkollat e mesme, ashtu që në afatin e parë janë regjistruar 13 423 nxënës, ndërsa në afatin e dytë 2 927 nxënës, transmeton Portalb.mk. Në të dy afatet u regjistruan gjithsej 15 705 nxënës, ashtu që 11 171 janë nxënës që do të ndjekin mësimin në gjuhën maqedonase, 4 241 në gjuhën shqipe, 279 në gjuhën turke dhe 14 në gjuhën serbe. Në të dy afatet, 4 653 semimaturantë u regjistruan në gjimnaz, ndërsa 10 823 në shkollat profesionale, ndërsa në Akademinë e Sportit u regjistruan…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ka prezantuar masat dhe politikat që po ndërmerren për avancimin e sistemit të dhurimit të organeve në vend, gjatë një panel-diskutimi publik të mbajtur në Gostivar. Aliu theksoi se dhurimi i organeve është një akt human që kërkon besim dhe ndërgjegjësim shoqëror, duke bërë thirrje që kjo temë të diskutohet hapur në familje, shkolla, universitete dhe institucione shëndetësore, e jo vetëm në momentet e vështira në spitale. Ai bëri të ditur se Ministria e Shëndetësisë po zhvillon një fushatë kombëtare për rritjen e ndërgjegjësimit, ndërsa paralelisht po punon në përfshirjen e mjekëve amë, institucioneve arsimore,…

Lexo më Shumë

Zëvendësdrejtori i Doganave, Mustafa Dauti, ka reaguar pas protestës së organizuar nga BDI në Tetovë, duke vlerësuar se pjesëmarrja e ulët tregoi, sipas tij, humbjen e besimit të qytetarëve ndaj kësaj partie. Në një postim në rrjetet sociale, Dauti shkruan se BDI, pas më shumë se dy dekadash në pushtet, po përballet me pasojat e keqqeverisjes së saj, ndërsa protesta e fundit ishte, sipas tij, “pasqyra më e qartë se qytetarët janë kundër mashtrimeve të përsëritura dhe jo kundër subjektit politik”. Ai akuzon BDI-në se gjatë viteve të fundit ka organizuar protesta për probleme që, sipas tij, janë…

Lexo më Shumë

Që nga dita e parë e kemi marrë përsipër detyrimin që siguria të jetë prioritet më i lartë. Gjatë dy viteve të kaluara u përballëm me sfida të shumta të sigurisë, por dëshmuam se me përkushtim, integritet dhe bashkëpunim ndërkombëtar, mund të arrihen rezultate të dukshme, tha sot në mëngjes ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Toshkovski, i cili po jep llogari për punën e bërë gjatë dy vjetëve të kaluara, theksoi se MPB i fuqizoi kapacitetet institucionale dhe e avancoi luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Kemi investuar në pajisje, trajnime dhe teknologji të reja.…

Lexo më Shumë

LSDM akuzon se kryeministri Hristijan Mickoski ka nisur krijimin e një sujekti të ri politik satelit, pasi, sipas partisë opozitare, ZNAM tashmë është shpërbërë dhe nuk funksionon më si strukturë politike. “Në ZNAM kanë mbetur vetëm Goran Minçev dhe Maksim Dimitrievski, të cilët aktualisht po luftojnë për pozita. Kur të përfundojë edhe ajo betejë, duke pasur parasysh se mund të mos mbeten as në Qeveri, Mickoski do të mbetet pa instrumentin që e përdorte për dobësimin e bllokut opozitar. Prandaj, ai tashmë ka nisur krijimin e një ‘shoqate’ të re politike”, thuhet në reagimin e LSDM-së.Sipas partisë opozitare, kjo…

Lexo më Shumë

A është ky niveli i dialogut politik që i duhet Maqedonisë? Ish-kryetari i Komunës Lozovo nga radhët e LSDM-së, Aco Velkovski, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka reaguar ndaj diskursit aktual politik, duke shtruar pyetjen nëse një mënyrë e tillë komunikimi është ajo që i nevojitet Maqedonisë. Në postimin e tij, ai thekson se tashmë “30 vjet” qytetarët po dëgjojnë të njëjtën histori. Sipas tij, çdo zgjedhje shoqërohet me të njëjtat kërcënime, të njëjtat akuza dhe të njëjtat premtime se “do të ketë burgje”, por pas përfundimit të procesit zgjedhor, retorika qetësohet, ndërsa…

Lexo më Shumë

Nën ndikimin e një mase të ngrohtë ajrore nga jugu, deri në mesin e javës së ardhshme moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Temperatura ditore kudo do të jetë mbi 30°C, ndërsa në disa vende do të arrijë deri në 39°C. Temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe gjatë orëve të natës, njoftuan nga DPHM. Në të njëjtën kohë, vala e të nxehtit ka përfshirë edhe Evropën Perëndimore, veçanërisht Francën, Gjermaninë dhe shtete të tjera, ku temperaturat kanë arritur deri në 45 gradë.

Lexo më Shumë

Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski, njoftoi se të hënën do të nisin negociatat me sindikatat për një marrëveshje të re kolektive, e cila parashikon rritje të pagave për pjesëtarët e Ushtrisë. Sipas tij, duke filluar nga viti i ardhshëm, planifikohet rritja e pagave dhe e pikës për llogaritjen e tyre, ndërsa në vitet në vijim do të ketë edhe rritje shtesë përqindjeje, në përputhje me mundësitë buxhetore. Misajlovski bëri të ditur se Ministria po punon paralelisht edhe për shlyerjen e detyrimeve të trashëguara, veçanërisht atyre që lidhen me paditë, për të cilat çdo vit paguhen mijëra raste. …

Lexo më Shumë

Tetovasot raporton se një 22-vjeçare nga Gostivari ka denoncuar partnerin e saj për dhunë fizike dhe psikike që, sipas saj, ka zgjatur për një periudhë të gjatë. Ajo ka deklaruar se para tre vitesh kishte pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa më 18 qershor ishte sulmuar sërish dhe ishte kërcënuar së bashku me një mik të saj. Tetovasot mëson se me urdhër gjykate është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku është gjetur një pushkë gjuetie që i përkiste babait të tij të ndjerë. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Sindikata e Kulturës e Republikës së Maqedonisë (SKRM) ka nisur procedurë para Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP). Nga sindikata thonë se për më shumë se një vit, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, nuk është ulur në tryezën e negociatave me sindikatat. “Në vend të kësaj, situata u përshkallëzua deri në atë pikë sa, për shkak të mosrespektimit të të drejtave të përcaktuara me Kontratën Kolektive, SKRM u detyrua të paraqesë rreth 800 padi kundër institucioneve. Ndërkohë, iniciativa e paraqitur nga një ‘qytetar i shqetësuar’ u pranua nga Gjykata Kushtetuese, e cila tani pritet të vendosë për shfuqizimin…

Lexo më Shumë