“Kanë kaluar pesë javë dhe qytetarët e Gostivarit janë pa ujë të pastër”, thonë nga LSDM.
Nga kjo parti thonë se ende nuk ka zgjidhje dhe ende nuk ka askush përgjegjës për katastrofën shëndetësore pas së cilës u helmuan rreth 5,000 qytetarë.
“Edhe shpërndarja e ujit të ambalazhuar nuk funksionon, nuk është e disponueshme për njerëzit që jetojnë në zonat rurale që janë larg pikave të kontrollit. Në fillim të krizës në Gostivar, qeveria e Mickoskit u fsheh dhe vonoi reagimin e saj. Ata gënjyen dhe u përpoqën ta minimizojnë problemin”.
“Gjithçka është sipas të njëjtit parim. Së pari fshihet. Pastaj shpallet. Në fund, qytetarët mbeten pa ujë të sigurt. Kur një qeveri gënjen vazhdimisht për gjërat themelore – ujin, ajrin, shëndetin, atëherë askush nuk beson asnjë deklaratë të vetme që ata bëjnë. Fjala e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së nuk ka më asnjë kuptim”, thonë nga LSDM.



