Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ka mbërritur në Kievi të shtunën për një vizitë të paralajmëruar më herët, ku do ta ritheksojë mbështetjen evropiane për Ukrainën, teksa Rusia po i vazhdon sulmet nëpër vend. “Mbështetja e BE-së për Ukrainën ka qenë prioriteti im personal gjatë mandatit tim dhe do të mbetet në krye të agjendës së BE-së”, shkroi Borrell në X. Ai e tha këtë disa orë pasi ushtria ruse e kreu një sulm tjetër ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë, duke dëmtuar ndërtesa dhe shtëpi banimi në Odesa. Borrelli thuhet të jetë…
Author: Hamdi Kumanova
Mëngjesin e sotëm kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi ka regjistruar ndotje të lartë të ajrit. Ajri është i rrezikshëm për frymëmarrje. Shkupi u rendit si qyteti i 7-të në botë për ajrin më të ndotur. Me një indeks të ndotjes 151.
SHKODËR Arrestohet pas tre muajsh në kërkim një prej personave të përfshirë në një konflikt me armë në Postribë, ku mbeti i plagosur një 43-vjeçar. Në vijim të kontrolleve bazuar dhe në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kapën në fshatin Grud e Re dhe ndaluan shtetasin F. L., 25 vjeç, banues në fshatin Pult. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe…
Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu dje pasdite, së bashku me stafin e tij, ka zhvilluaar një takim informativ me banorët e lagjes Dizhon, ku janë informuaar për projektet infrastrukturore që do të realizohen falë mjeteve të siguruara nga qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Informuam banorët se do të kryhet rikonstruksioni i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në 16 rrugica të lagjes, me një vlerë prej rreth 1.5 milionë euro” ka shkruar Ganiu në faqen etijzyrtare në Facebook. Gjatë takimit, banorët paraqitën propozime dhe ide për projekte të tjera që do të përmirësojnë kushtet e jetesës. U…
Një 23-vjeçar nga Manastiri është vendosur në paraburgim, pasi është i dyshuar për dy vepra penale – sulm seksual dhe përdhunim, njofton Prokuroria Themelore Publike në Manastir, e cila gjithashtu informon se është iniciuar procedurë kundër tij. Sipas Prokurorisë, manastirasi në dy raste ka sulmuar seksualisht dy vajza të reja. Rasti i parë ndodhi më 9 shtator dhe i dyti më 7 nëntor të këtij viti. Në të dyja rastet, ai i sulmoi vajzat dhe filloi t’i prekë. Viktimat, sipas Prokurorisë, në të dy rastet arritën ta shtyjnë dhe të shpëtojnë vetë. Pas kësaj, i dyshuari u largua nga vendi…
Kryeminstri i vendit Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, është shprehur se e mendon të heqë dorë nga puna e tij, teksa theksoi se “do të ishte shumë i lumtur”, Edi Rama. Kryeministri shtoi gjithashtu se “problemi është që pastaj thua si do vazhdojë puna, këtu, puna atje”. Edi Rama: Sa herë mendoj unë “ta lë këtë punë do të jem shumë i lumtur, problemi është që pastaj thua si do vazhdojë puna, këtu, puna atje. Pjesën e artit e kam shumë më të relaksuar, e kam të thjeshtë, ose gjatë bisedës, ose kur ka një të shtunë, ose…
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Korrektuese në Dubravë brenda një dite, në tri vende të ndryshme, janë gjetur substanca narkotike. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës më 7 nëntor një qese me marihuanë është gjetur në ambientin e ajrosjes, ndërsa dy qese tjera janë gjetur në tualetet e një pavijoni. “Qendra Korrektuese Dubravë 07.11.2024 – 13:15. Raportohet se gjatë kontrollit të shëtitores nga oficerët korrektues, është gjetur një qese me 1.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Qendra Korrektuese Dubravë 07.11.2024 – 20:00. Raportohet se gjatë kontrollit të organizuar,…
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, gjatë ditës së djeshme ka takuar ambasadoren gjermane në Beograd, Anke Konrad. Në këtë takim, Sinani e ka informuar ambasadoren për vazhdimin e pasivizimit të vendbanimeve shqiptare nga shteti i Serbisë. Përmes kësaj, kryetarja e Preshevës tha se Beogradi zyrtar po vazhdon bllokimin e procesit të integrimit të shqiptarëve, nuk po angazhohet për zhvillimin socio-ekonomik të Luginës së Preshevës dhe po synon vendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. “Sa më shumë partneritet dhe prani të organizatave ndërkombëtare me vlera demokratike në Luginën e Preshevës dhe rreth saj, aq më shumë mundësi për progres dhe zhvillim”,…
Shporta e konsumit të vjeshtës ka ndikuar pozitivisht. Këtë e konfirmon Instituti Shtetëror i Statistikave, sipas të dhënave statistikore kostoja e jetesës është ulur, tha në emisionin e sonte në “Top Tema” në Telma, ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi. “Për ushqimet dhe pijet joalkoolike çmimet janë ulur me 2,2 për qind, veçanërisht për ushqimet me 2,5 për qind. Zvogëlohen çmimet me 2.3 për qind për qepën dhe drithin, me 3.6 për qind për mishin, 2.1 për qind për peshkun, 1.1 për qind për qumështin dhe djathin, 5 për qind për frutat dhe 3.3 për qind për perimet. Pra,…
Një gjeneral rus, brigada e të cilit akuzohet për torturimin dhe vrasjen e një amerikani që luftoi në anën e Rusisë, Russell Bentley nga Teksasi, vdiq në Ukrainë, sipas mediave të shumta. Gjeneralmajor Pavel Klimenko komandonte Brigadën e Pestë të Këmbësorisë të Veçantë të Motorizuar në Donetsk. Vdekja e 47-vjeçarit Klymenko u raportua nga disa blogerë ushtarakë rusë, duke përfshirë platformën e gazetarisë investigative Vazhnye Istorii (Tregime të rëndësishme), e cila tha se motrat e Klymenkos konfirmuan vdekjen në mediat sociale. Një nga motrat e tij gjithashtu konfirmoi vdekjen për ASTRA, një kanal i pavarur Telegram që raporton për luftën…
Bashkimi Demokratik për Integrim denoncon tentativën e hapur të VREDI për ti mashtruar qytetarët dhe deputetët me kandidat partiak për anëtarë të Këshillit të Prokurorëve. Për Ardian Demirin, fotografitë e bashkangjitura janë dëshmia më e vogël për aktivitetet e tija politike dhe partiake në Lëvizjen Demokratike të Izet Mexhitit. Të gjitha paraqitjet publike të Demirit e bëjnë të pa denjë për të bartur një funksion kaq të rëndësishëm. Ndërsa kandidati tjetër, gjithashtu anëtar dhe përkrahës i Vredi, Vedat Salihi, nuk i plotëson kushtet e përvojës së punës sipas ligjit dhe ka dorëzuar dokumente shtesë pas skadimit të konkursit. Vredi-n nuk…
Temperaturat minimale që janë matur sot në në mëngjes janë: -8 në Berovë, -5 Manastir, -4 Strumicë, -3 Demir Kapi, -2 Shkup-Petrovec, Kumanovë, Shtip, Veles, Tetovë, Prilep, -1 në Gjevgjeli, Kavadar, 0 në Shkup-Zajçev Rid. , Kriva Pallankë, Mavrovë, 1 në Pretor, 2 në Ohër, Vinicë, Kodër e Diellit dhe 5 gradë Celsius në Krushevë. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval nga -7 deri në 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 15…

