Një person është arrestuar në Drenas më 8 nëntor pasi e kishte kanosur dhe kishte ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Drenas 08.11.2024 – 08:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur dhe ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Author: Hamdi Kumanova
Vullkani i malit Lewotobi Laki Laki në Indonezi shpërtheu tre herë në orët e para të së shtunës, duke nxjerrë hi rreth 10 km të lartë, ndërsa autoritetet planifikonin të zgjeronin një zonë sigurie në zonë. Të dielën e kaluar, nëntë njerëz vdiqën për shkak të shpërthimeve të njëpasnjëshme të vullkanit në provincën e Nusa Tenggara Lindore. Që atëherë, autoritetet janë përpjekur të evakuojnë rreth 16,000 banorë nga komunitetet përreth Lewotobi për shkak të aktivitetit intensiv vullkanik. “Shpërthimet e shoqëruara me lëshimin e llavës dhe gazeve në perëndim dhe jugperëndim të vullkanit Lewotobi Laki-Laki vazhdojnë”, tha Muhammad Wafid, kreu i…
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se dialogu me Serbinë është i vetmi produkt i qeverisë së Albin Kurtit, për katër vjet të mandatit të tij. Në një bisedë për Ekonomia Online, ajo ka theksuar se Kurti kishte marrë detyrën duke pasur në tryezë letra nga presidentët amerikanë që kërkonin një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse, me njohjen reciproke në qendër, por që sipas saj, me sjellje të “papërgjegjshme” e “aventureske” të qeverisë, Kosova sot ka rezultuar me një marrëveshje që nuk është as gjithëpërfshirëse dhe nuk ka njohjen reciproke në qendër. Sipas saj, edhe…
Policia njofton se është ekstraduar sot nga Spanja shtetasi Leonard Luzi alias Leonard Sejno, 47-vjeç. Bëhet me dije se ky person kishte organizuar dhe porositur shtetasin Amarildo Nikolli për të vrarë Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla, ngjarje kjo e mbetur në tentativë pasi ekzekutori u arrestua në flagrance nga policia para se të kryente vrasjen. Policia e Shtetit Ekstradohet nga Spanja, shtetasi L. L. alias L. S., i cili akuzohet nga GjKKO-ja se organizoi vrasjen e 2 shtetasve në Vlorë (krim i parandaluar si rezultat i ndërhyrjes së Policisë). Shtetasi L. L. alias L. S., u arrestua në Spanjë, gjatë…
Një termet me lartësi prej 2.3 ballë të shkallës së Rihterit, është regjistruar sonte në Maqedoninë e Veriut. Epiqendra raportohet se ka qenë 17 kilometra në juglindje të Strumicës. Thellësia e tërmetit ka qenë 5 kilometra.
Agjencia e Filmit e ka prishur konkursin për financim të projekteve të filmave për vitin 2024 Kjo nënkupton se asnjë film, i cili ishte pranuar për financim nga Agjencia, nuk do të xhirohet dhe as nuk do të financohet. Vendimi për prishjen është sjell më 30 tetor dhe bazohet në siç thuhet, në “parregullsi dhe paligjshmëri në procesin e realizimit të konkursit”. “Konkursi konkret prishet për shkak se me vendosjen dhe realizimin e të njëjtit, është konstatuar se ekzistojnë parregullsi dhe paligjshmëri në veprime”, thuhet në vendim. Përmenden se vendimet për projektet nuk janë sjell në kohë, të cilat nuk…
Zëvendës kryeministri i Parë dhe ministër i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot së bashku me kryeministrin Hristijan Mickovski dhe Drejtorin e Bankës Evropiane për Investime, Gabriel Bjorn, zhvilloi takim informativ me 58 kryetarë komunash, të cilët u informuan lidhur me kontratën financiare në vlerë prej 50 milionë eurosh, mjete këto të siguruara ndërmjet Bankës Evropiane për Investime, e që e zbaton Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. midle Mexhiti tha se takimi kishte për qëllim përforcimin dhe përmirësimin e efikasitetit dhe koordinimit në shfrytëzimin e mjeteve për “Përmirësimin e Infrastrukturës Ujore të Komunave në Maqedoninë e…
Kopshti zoologjik në Shkup nga sot do të rihapet për vizitorët pasi në tetor u konfirmua një rast i gripit të shpendëve. “Ju njoftojmë se nga kjo e shtunë (09.11.2024) Kopshti Zoologjik i Qytetit të Shkupit do të jetë sërish i hapur për vizitorë me orar të rregullt pune çdo ditë nga ora 09:00-16:00. Le të shijojmë së bashku ditët e bukura të vjeshtës dhe me diell, ju presim„, thuhet në postimin në Facebook. Kopshti zoologjik në Shkup është mbyllur për vizitorë pasi është konfirmuar rasti i gripit të shpendëve. U krye survejimi dhe vrasja е 24 rosave, gjashtë patave,…
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të premten është rihapur shqyrtimi gjyqësor ndaj ish-drejtorit të Arsimit në Drenas, Sadik Tahiraj, i cili po akuzohet për korrupsion. Edhe pse kjo seancë ishte caktuar për shpalljen e aktgjykimit, gjyqtari i rastit Gent Beka, njoftoi se trupi gjykues njëzëri ka çmuar se është e nevojshme të rihapet procedura penale, raporton “Betimi për Drejtësi”. Gjykatësi tha se në këtë çështje gjyqësore, pas dëgjimit të dëshmitarëve ka rezultuar një gjendje tjetër nga provat materiale. Andaj, sipas tij është e nevojshme të merren në pyetje dëshmitarë të tjerë. Po ashtu, tha se gjykata do të…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, nuk zhvilloi takim me presidentin bullgar, Rumen Radev, gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian në Hungari më 7 nëntor. Megjithatë, ai të premten është kthyer optimist nga Budapesti për integrimin evropian të vendit, sidomos pas takimit dypalësh me presidentin e Francës, Emmanuel Macron. “Takimi që kryeministri Hristijan Mickoski pati dje [e enjte, 7 nëntor] në Budapest me presidentin francez është shumë i rëndësishëm, duke pasur parasysh se Emmanuel Macron është padyshim lideri i Evropës në këtë moment”, tha të premten zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski. Nikoloski vuri në dukje…
Një shpërthim në një ndërtesë banimi në qytetin brazilian të Maceio vrau të paktën tre persona, duke përfshirë një fëmijë 10-vjeçar dhe plagosi pesë të tjerë, njoftoi departamenti i zjarrfikësve. Informacioni fillestar nga një zëdhënës i Mbrojtjes Civile sugjeroi se shpërthimi ishte shkaktuar nga një rrjedhje gazi nga sistemi i një prej apartamenteve në lagjen Cidade Universitaria të Maceio. Shpërthimi shkaktoi një zjarr që shkatërroi ndërtesën dykatëshe, ku ndodheshin 20 apartamente. Banorët e zhvendosur janë strehuar menjëherë nëpër hotele.
NATO dënoi të premten Rusinë dhe Korenë e Veriut për zgjerimin e luftës në Ukrainë . Aleatët e NATO-s dënojnë me forcë vendimet e liderëve të Federatës Ruse dhe Republikës Popullore Demokratike të Koresë (DPRK) për të zgjeruar në mënyrë të rrezikshme luftën e paprovokuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, tha aleanca në një deklaratë. Duke pohuar se Koreja e Veriut po ndihmon Rusinë në përpjekjet e saj të luftës kundër Ukrainës duke dërguar municion, raketa balistike dhe së fundmi trupa, deklarata tha se lëvizjet përbëjnë “një zgjerim të rrezikshëm të mbështetjes së saj të vazhdueshme për luftën…

