Author: Hamdi Kumanova

Për shkak të reshjeve të dëborës, nga ora 07:00 është ndërprerë qarkullimi i mjeteve të rënda motorike në rrugën Kratovë – Probishtip, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM). Ndërkohë qarkullimi në pjesën tjetër të rrugëve shtetërore zhvillohet pa pengesa, kryesisht nëpër rrugë të lagështa. Komunikacioni në rrugët jashtë zonave urbane po zhvillohet me intensitet mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lexo më Shumë

Nga Qyteti i Shkupit thonë se është lokalizuar zjarri në 2 nga 5 lokacionet që po digjen në deponinë mes Shutkës dhe Vizbegut, përcjell TV21. “Ekipet e kombinuara të Inspektoratit të Qytetit të Shkupit, Brigadës për mbrojtje nga zjarri të Qytetit të Shkupit, N.P. “Higjiena Komunale”, NP “Rrugët dhe rrugicat” Shkup dhe NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” Shkup, me cisterna dhe makineri të rëndë për disa orë po punojnë për të shuar zjarrin e shkaktuar në deponinë në Vizbeg. Dy nga pesë lokacionet e djegura tashmë janë lokalizuar dhe shuar”, thonë nga Qyteti i Shkupit. Nga Qyteti i Shkupit thonë se…

Lexo më Shumë

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se do të rikthejë zyrtarin me qasje të ashpër kundër imigrimit, Tom Homan, për të mbikëqyrur kufijtë shtetërorë në administratën e ardhshme. Republikani 78-vjeçar është zotuar se qysh në ditën e parë të presidencës së tij, do të nisë operacionin më të madh në historinë amerikane, duke dëbuar imigrantët pa dokumente. “Jam i lumtur të njoftoj se ish-drejtori i Kontrollit Kufitar, Tom Homan, do t’i bashkohet administratës Trump, i angazhuar për kufijtë kombëtarë (Cari kufitar)”, ka shkruar Trump në platformën e tij sociale, Truth Social. “E njoh Tomin për kohë…

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit ka publikuar një listë prej 38 kandidatëve për postet e drejtuesve të qarqeve, pas një procesi të intervistimit dhe vlerësimi të aplikimeve. Ndërsa lista përmban disa risi, ajo që bie më së shumti në sy është mungesa e grave në këtë garë. Fillimisht u përfol se në garë kishin hyrë 10 efektive, por asnjë emër i grave nuk figuron në listën finale. Në listën e 38 kandidatëve, përfshihen disa drejtorë të njohur të Policisë, por gjithashtu vërehet se disa emra të profilizuar me karriera të gjata në postet drejtuese, si Tonin Vocaj, Altin Qato, Lorenc Paganika dhe…

Lexo më Shumë

Rritje e vrullshme: Bitcoin arrin mbi 80 mijë dollarë Bitcoin, i cili ka vazhduar të rritet që nga zgjedhja e Donald Trump në krye të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me perspektivën e relaksimit rregullator të kriptomonedhave, tejkaloi 80 000 dollarë të dielën për herë të parë në historinë e tij. Monedha e parë digjitale sipas kapitalizimit e kapërceu këtë prag rreth orës 12:00 GMT për të arritur vlerën maksimale prej 80 116 dollarësh, përpara se të binte lehtë. Ajo arriti në 75 000 dollarë të enjten, duke tejkaluar rekordin e tij nga marsi i kaluar, i cili ishte 73…

Lexo më Shumë

Krahas luftës në Ukrainë, Rusia po bën luftë hibride ndaj Perëndimit dhe synimi i saj është shkatërrimi i Bashkimit Evopian dhe NATO-s, thotë profesori universitar, Ihor Todorov. Todorov, i cili ligjëron në Departamentin e Studimeve Ndërkombëtare dhe Komunikimit Publik në Universitetin Kombëtar Uzhhorod, thotë se qëllimi kryesor i propagandës ruse mbetet dhënia e Ukrainës Rusisë. Porse, thekson ai, një gjë e tillë do të jetë një fatkeqësi për Perëndimin. Todorov thekson rëndësinë e ndihmës perëndimore dhe të kuptuarit se Rusia nuk është vetëm armik i Ukrainës. Intervista e plotë: A mund të na thoni diçka për situatën në Ukrainë? Todorov:…

Lexo më Shumë

Kryeministri polak Donald Tusk pret një datë të shpejtë për një armëpushim në Ukrainë dhe kjo në një të ardhme shumë të afërt. ”I intervistuar nga radio stacioni polak ‘Polskie Radio’, Tusk tha gjithashtu se priste reagime se cili kufi do të vendosej dhe për garancitë e sigurisë për Ukrainën”, raporton ”Polskie Radio” në faqen e saj të internetit. ”Këto do të jenë sigurisht vendime që do të rezultojnë në më pak ndërhyrje të SHBA-së në çështjen e Ukrainës”, tha ai. ”Vendimet për luftën në Ukrainë nuk mund të merren mbi kurriz të ukrainasve, por as mbi kurrizin tonë”, theksoi…

Lexo më Shumë

I pyetur për kërkesat e vazhdueshme të BDI-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare, që do të mbaheshin bashkë me lokalet, kryeministri Hristijan Mickoski tha se opozita mendon se zgjedhjet mund t’i zgjidhin problemet, por që sipas tij, problemet për disa politikanë do të vijnë së shpejti. “I kuptoj politikanët në opozitë se janë të padurueshëm dhe se mendojnë që me zgjedhje të parakohshme do t’i zgjidhin problemet. Kam ndjesi se për disa politikanë të opozitës nuk kanë nisur ende problemet dhe se së shpejti do vijnë problemet, që lidhen me keqpërdorime që janë bërë në të kaluarën”, tha Mickoski.

Lexo më Shumë

Memedali Jusufi Metju Arnoldi [Mattheë Arnold] ka vënë në dukje tashmë se në periudha konvencionalizmi dhe racionalizmi të thatë ngadhënjen nevoja për pasion, për ndjenja të zjarrta e të larta; dhe anasjelltas. Ndërsa Erih Kaler [Erich Kahler] tregon se në histornë e njerëzimit, çdo herë që ndonjë parim çohet gjer në rrjedhojat e tij të mbrame, kthehet kundër vetes. Teksa ithtarët e pasqyrimit marrin parasysh vetëm klasat horizontale, këto grupe kanë peshë të madhe në prodhimin, tipologjinë dhe tonalitetin e artit. Këto ndarje, që e përshkojnë shoqërinë nga maja në fund, qoftë si ndarje moshe, feje, seksi apo temperamenti, kanë…

Lexo më Shumë

Enti Shtetëror për Revizion ka konstatuar parregullsi në punën financiare të Klinikës për Sëmundje të Syve gjatë kohës së LSDM-së dhe BDI-së. Akuzat vijnë nga VMRO-DPMNE-ja të cilët thonë se, sipas Revizionit të Klinikës më 2022, në bazë të participimit të papaguar për mjekim, buxheti është dëmtuar për 3.9 milion denarë. “Pas kontrollit të detajuar në dokumentacionin e ESHR janë konstatuar se për 2.4 milion denarë me vonesë janë dorëzuar konfirmimet për lirimin nga participimi, por për të njëjtët nuk është dorëzuar dokumentacion mbështetës. Udhëheqësia LSDM-BDI në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve ka punuar jashtë procedurave ligjore, duke…

Lexo më Shumë

Nëse presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump dhe SHBA-të përfshihen drejtpërdrejt dhe zyrtarisht në garantimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, në vend mund të krijohet një atmosferë më e relaksuar për hyrjen në pjesën më administrative të anëtarësimit në BE, tha ish-ministri i Jashtëm, Bujari Osmani për rrugën e bllokuar evropiane të vendit dhe nevojën e zbatimit të ndryshimeve kushtetuese për përmbushjen e Kornizës negociuese me BE-në. Mendimi i Osmanit është “në qasjen e ndryshme ndaj politikës ndërkombëtare” të Trump dhe administratës së tij. “Mendoj se në këtë fazë mjafton që Amerika të…

Lexo më Shumë

Një vajzë e mitur nga qyteti i Gostivarit është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur. Nëna e 14 vjeçares e ka paraqitur rastin në Polici me ç’rast është zbuluar se e mitura gjendet në qytetin e Manastirit. Sipas deklaratës së 14 vjeçares, ajo ka qenë me një person nga Manastiri me të cilin ka pasur dhe kontakt intim. Reporti i MPB-së: Më datë 08.11.2024 në ora 10:50 në DPB Gostivar, N.Sh. (45) nga Gostivari e cila me datë 06.11.2024 ka raportuar se vajza e saj e mitur G.Sh (14) është larguar nga shtëpia, ka raportuar se me datë 07.11.2024…

Lexo më Shumë