Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit edhe më tej vazhdon të zvogëlohet dhe është nën mesataren për këtë periudhë të vitit, duke iu afruar kuotës së lejuar minimale Sipas matjeve të sotme të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), uji në liqen sot ndodhet në lartësinë 693.13 metra mbi nivelin që është 16 centimetra nën mesataren e muajit nëntor, katër centimetra nën lartësinë natyrore dhe vetëm tre centimetra mbi minimumin e lejuar. Për një situatë të tillë me nivelin e ujit të liqenit sigurisht që kontribuojnë edhe kushtet e motit, gjegjësisht periudha e zgjatur pa reshje.
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot në tribunën shkencoro – eksperte në Shtëpinë e Armatës, kushtuar funksionalitetit të sistemit mbrojtës, i konfirmoi tre qëllimet kryesore për mbrojtjen – intensfikimin e agjendës reformuese, duke përfshirë edhe modernizimin e Armatës, respektimin e plotë të obligimeve të Ministrisë ndaj të punësuarve dhe pjesëtarëve të Armatës dhe buxhetimin stabil të mbrojtjes, si bazë për zhvillim, informon Ministria e Mbrojtjes “Procesi i modernizimit po zhvillohet në pajtim me të gjitha planet. Po realizojmë me të vërtetë projekte të rëndësishme, me të cilat pajisja e re bashkëkohore, e sofistikuar në pajtim me standardet më të…
Komisioni Rregullator për Energjetik i Republikës Maqedonia e Veriut (KRRE) miratoi vendim për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht me 1.10% në raport me vendimin e datës 08.11.2024 Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 den/litër. Çmimi me pakicë i EURODIESEL (D-E V) nuk ndryshon. Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rritet për 1,50 den/litër. Çmimi me pakicë i karburantit M-1 NS rritet për 0,859 den/kg dhe tani do të arrijë në 43,844 den/kg. Nga data 12.11.2024 ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të…
Ministrja e Arsimit she Shkencës, Vesna Janevska pranoi se asnjë shkollë në vend nuk posedon libra për gjuhët e huaja, me të cilat furnizohen nxënësit, përcjell TV21. Janevska thotë se deri më tani nuk ka pasur mundësi që të realizohet furnizimi ndërsa premton se shkollat dhe nxënësit do të kenë libra pas gati një viti. “Nuk kishte asnjë mundësi për furnizim me libra për gjuhë të huaja që nga qershori, deri më tani. Thirrja për libra për gjuhë të huaja do të bëhet në janar të vitit 2025, dhe në shtator të vitit 2025 do të kenë libra për gjuhë…
Si duket BDI nuk zgjedh mjete për të poentuar politikisht, por keqpërdor edhe rastet më të dhimbshme vetëm e vetëm që t’i kurojnë egot e tyre për tu kthyer në pushtet. E fundit është keqpërdorimi me rastet tragjike të vdekjeve të foshnjave, që është në rënie e sipër, por për BDI-në këto shërbejnë si mjet për një propagandë të ndyrë. Kjo është një pasqyrë ku shihet portreti kolektiv i BDI-së si parti e cila për 20 vite shkatërroi gjithçka, përfshirë edhe shëndetësinë. BDI duke u munduar ta paraqesin fytyrën e mirë para qytetarëve, ata në fakt po vet demaskohen, sepse…
Deputeti i Lëvizjës BESA, Adnan Azizi, ka hedhur poshtë zërat për një krizë në raportet mes tij dhe kryetarit të partisë Bilall Kasami. “Dardhat do të bëjnë në mot tha. E nga e din? Sepse arushës i hahet dardha… Lëvizja BESA është super e unifikuar. Ata që presin të hanë dardha do ju mpihen dhëmbët. Nuk ju ndez propaganda e përçarjes!”, ka shkruar Azizi.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ende nuk e ka marrë raportin nga Inspektorati shëndetësor dhe sanitar shtetëror nga mbikëqyrja e jashtëzakonshme e Klinikës për sëmundje të fëmijëve pas vdekjes së vajzës pesëvjeçare me inflamacioni në tru. Siç tha, pret që ta marrë sot ose nesër, por pas akuzave për raste të shpeshta të vdekjes në Klinikë, vlerëson se “posaçërisht opozita shqiptare po tenton në çdo mënyrë të tregojë se tani gjithçka është katastrofë, prej se ata nuk janë më në pushtet”. Në deklaratë për mediat para ngjarjes ku janë prezantuar rezultatet nga ajri në shkolla dhe kopshte për fëmijë në…
Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro është paraqitur në SPAK, pasi u mor i pandehur dy javë më parë. Gazetarja Anila Hoxha raporton se Duro dyshohet dhe akuzohet për veprën e ‘Shpërdorimit të Detyrës’, pasi ka dyshime se licencoi një karburant që ishte pa leje. Duro ka qenë sot në SPAK për të dhënë shpjegime në lidhje me pozicionin e tij. Ai u kallëzua në SPAK nga një subjekt tjetër privat. Vetë Duro ka reaguar pasi u mor i pandehur dhe ka deklaruar se nuk ka shpërdoruar detyrën dhe se ka firmosur sipas ligjit. “Sektori i tatim taksave ka dhënë autorizim…
– Me datë 09.11.2024 në ora 21.30 në SPB Kumanovë është raportuar se në magjistralen Kumanovë-Shkup, në afërsi të stacionit të pagesës “Rramali”, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të udhëtarëve “Shkoda” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga A.I. (47) nga Kumanova dhe një automjet mallrash “Iveko” me marka të Kumanovës, i drejtuar nga M.J.(60) nga Kumanova, njofton MPB. Në aksident, sipas policisë, ka mbetur i plagosur rëndë pasagjeri M.I. nga mjeti tip Shkoda, dhe janë lënduar drejtuesi A.I dhe një pasagjer tjetër J.I. nga i njëjti automjet, konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm Kumanovë.
Me 50 milionë eurot shtesë që siguruam përmes një marrëveshjeje me Bankën Evropiane të Investimeve, po ndërmarrim një hap tjetër për të përmirësuar kushtet e jetesës për të gjithë qytetarët, pa përjashtime. Siç vepruam më parë, me fondin prej 100 milionë eurosh, këto mjete nuk do të shpërndahen vetëm për disa komuna, por për të gjitha pushtetet lokale pa dallime. Qeveria përmes Ministrisë së Ambientit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinor i kthen mjetet nga buxheti qendror dhe ato do të shpërndahen sipas metodologjisë përkatëse si subvencione të pakthyeshme për komunat. Kjo dëshmon përkushtimin e plotë të koalicionit VLEN ndaj decentralizimit të…
“Sot në mëngjes Shkupi është sërish ndër qytetet më të ndotura në Evropë, dhe as kryetarët e komunave nga VMRO-DPMNE dhe as nga qeveria e Mickoskit nuk po bëjnë asgjë për ajrin e ndotur. VMRO-DPMNE është pushteti qendror dhe pushteti lokal në Shkup, ka kryetar komunash dhe shumicë në këshilla në Shkup, në Aerodrom, Kisella Vodë, Butel, Gazi Babë, Gjorçe Petrov dhe askush nuk bën asgjë. Kanë premtuar shumë, por nuk realizojnë asgjë, deri më tani nuk ka asnjë masë për përmirësimin e cilësisë së ajrit. Ku janë sipërfaqet e reja të gjelbra që u premtuan? Nuk ka pemë të…
Një tërmet me magnitudë 3.2 ka goditur Shqipërinë jugperëndimore pranë Vlorës, raporton EMCC. Tërmeti është regjistruar dje në orën 06:01, ndërsa me intensitet më të dobët është ndjerë edhe në pjesën jugperëndimore të vendit. Tërmetet e dytë dhe të tretë kanë qenë me magnitudë 3 dhe 2.3, e më pas me magnitudë 2.5 dhe 2.8. Një tërmet ka ndodhur mëngjesin e sotëm edhe në Greqi, në këmbën e tretë të Halkidikit me magnitudë 2.8 ballë.

