Author: Hamdi Kumanova

Është ora 6:00 e mëngjesit. Temperatura është pak mbi zero gradë celsius. Nëpër mjegull duken rreth 15 persona – shtetas rusë nga Kaukazi i Veriut – mes të cilëve ka edhe fëmijë e të moshuar. Vend i tubimit të tyre është një kafene në Gradishkë, pranë pikës kufitare nga Bosnje e Hercegovina në Kroaci, që i bie veriu i largët i Bosnje e Hercegovinës. Ata presin për një kohë të shkurtër dhe më pas përqafohen. Njëri prej të rinjve çeçenë niset drejt Kroacisë, për të kaluar në Bashkimin Evropian. Të tjerët e shikojnë me shpresën se do të lejohet të…

Lexo më Shumë

Disa dhjetëra kompani gjermane kanë lejuar stafin e tyre të punojë katër ditë në javë pa ulur pagat e tyre në përputhje me rrethanat – rezultatet janë befasuese, por ndoshta jo bindëse. Në fillim të këtij viti, rreth 45 firma gjermane nisën një projekt javor pune 4-ditor për të zbuluar nëse një ndryshim i tillë thelbësor në mënyrën se si ne punojmë mund të arrijë rezultate pozitive për punëdhënësit dhe punonjësit. Për gjashtë muaj, dhe të vëzhguara nga afër nga studiues nga Universiteti Münster në Gjermani, kompanitë vullnetare lejuan punonjësit e tyre të punonin më pak orë pa ulur pagat…

Lexo më Shumë

Një rast i rëndë ka ndodh dje në qytetin e Ferizajt. Një burrë dyshohet se ka therur me thikë katër persona që ishin kalimtarë të rastit. Rastet e therjes kanë ndodh në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci”, në rrethana që akoma nuk dihen. Media mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Ekrem Sadiku, rreth 59 vjeçar. Të lënduar nga i dyshuari kanë mbetur dy vajza të mitura: M.M., 10 vjeçare; L.M., 15 vjeçare; V.H., 29 vjeçar dhe N.M., 32 vjeçar. Tre nga të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm, ka njoftuar drejtori i Klinikës Emergjente…

Lexo më Shumë

Instalimet e LSDM-së dhe BDI-së janë këmbëngulëse dhe beteja me ta në gjyqësor dhe në prokurori do të jetë e ashpër. Synimi i tyre për të bërë gjithçka që është në fuqinë e tyre për të shkatërruar gjyqësorin dhe Prokurorinë në mënyrë që ata të mbrojnë interesat e tyre të vërteta ekonomike, ata pak gjyqtarë dhe të akuzuar, po merr përmasa epike, thotë kryeministri Hristijan Mickoski pas reagimit të ashpër të KSHPK-së për emërimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë. Sipas Kryeministrit, në pesë muajt e fundit të qeverisjes së…

Lexo më Shumë

Kryetari i grupit të këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim në komunën e Tetovës, Liridon Disha përmes një postimi në profilin e tij në FB ka paraqitur një grafikon me numrin e këshilltarëve që humbin komunat shqiptare me fshirjen e diasporës, shkruan Top24 Postimi i Liridon Dishës: Bie numri i Këshilltarëve në Komunat shqiptare për shkak të mosnjohjes së numrit të përgjithshëm të mërgimtarëve në Maqedoninë e Veriut. Komunat shqiptare humbin gjithësej 28 Këshilltarë Komunalë. E gjithë kjo si pasojë e paaftësisë politike të VASALËVE të VLEN-it!

Lexo më Shumë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq tha në Baku se fakti që ai ishte në mesin e 15 liderëve të parë botërorë me të cilët foli presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ishte një sukses i madh për Serbinë. “Trump e njeh Serbinë shumë mirë, veçanërisht Elon Musk që ishte me të. Të jesh në mesin e 15 liderëve botërorë me të cilët foli Trump është një sukses i madh për vendin tonë”, u tha Vuçiq gazetarëve. Vuçiq ka theksuar se Serbia duhet të jetë më e mirë nga bisedimet e tilla dhe se duhet të bëjë gjithçka për Serbinë dhe…

Lexo më Shumë

Në kuadër të fushatës “Përdor pajisjet dimërore”, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR) i rikujton shoferët e automjeteve për detyrimin ligjor që të kenë pajisje dimërore në automjet (pavarësisht nëse janë të përfshirë në komunikacion në vendbanim ose jashtë vendbanimit) nga 15 nëntori i këtij viti deri më 15 mars të vitit të ardhshëm. Kushtet e pavolitshme të motit në rrugë (rrugët e lagështa, temperaturat e ulëta, shiu dhe bora, dukshmëria e reduktuar) mund të rrisin kohën e reagimit të shoferëve, t’i shpërqendrojnë ata, të zgjasin distancën e frenimit të automjetit, etj. Prandaj, KRSKRR-ja këshillon që të kontrollohet…

Lexo më Shumë

Në shtator këtë vit në vend janë evidentuar 134.829 turistë, prej të cilëve 24,6 për qind janë vendorë, ndërsa 75,4 për qind janë turistë të huaj, kumtoi Enti shtetëror për statistikë Numri i bujtjeve të kaluara në gusht të vitit 2024 është 262.632, prej të cilëve 31,9 për qind janë turistë vendor dhe 68,1 për qind janë turistë të huaj. Në periudhën janar – shtator 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur për 8,3 për qind, edhe atë: te turistët vendor ka rënie për 1,2 për qind, ndërsa te turistët e huaj…

Lexo më Shumë

Komisioni për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ka mbajtur mbledhjen e parë nën udhëheqje të Talat Xhaferit. Seanca e parë nuk zgjati shumë sepse me shumicë votash u miratua edhe rendi i ditës por edhe konkluzion-vendimi. Kreu i këtij komisioni tha se si trup do të bashkëpunojë me Qeverinë. Në mbledhjen e parë, komisioni me propozim të kryetarit kërkoi planin aksionar për përfaqësim të drejtë nga Qeveria dhe vendosi që ta afatizojë deri më 15 dhjetor Qeverinë për dorëzimin e këtij plani. Sipas Xhaferit, Qeveria dhe institucionet tjera publike duhet të dorëzojnë në Kuvend, për nevoja të komisionit, raporte sepse…

Lexo më Shumë

Nuk kam çfarë të shtoj më shumë nga ajo që folësit paraprak e thanë. Do e shfrytëzoj rastin të falënderoj kryesinë e KDP-së këtu për pritjen. Dëgjuat edhe vetë se nga këtu eksportohet në 9 tregje. Dëshiroj të falënderoj deputetët e Prilepit që vijnë nga Kuvendi maqedonas, të cilët luftojnë gjithmonë dhe prioritet i kanë prodhuesit e duhanit nga ky rajon, Ministrinë e Bujqësisë dhe ministrit nënkuptohet i cili po ashtu i ka si prioritet kryesor prodhuesit e duhanit si dhe të gjithë bujqit. Pres që kjo periudhë e konsolidimit të Kombinatit të Duhanit të Prilepit të mbetet tanimë pas…

Lexo më Shumë

Drejtori i Agjencisë së Kadastrës, Ivan Zhivkovski thotë se ka një fluks kërkesash për shpronësimet që kanë të bëjnë me korridoret 8 dhe 10. Sipas tij po tentohet që rastet të zgjidhen sa më shpejtë me qëllim të mos ketë ndërprerje dhe projekti te rrjedhë siç është parashikuar. “Kemi një fluks rastesh edhe për korridoret 8 dhe 10, për shpronësimet që kanë të bëjnë me autostradat që po ndërtojnë konsorciumi Bechtel dhe Enka, që edhe në këtë pjesë jemi të mobilizuar maksimalisht dhe po zgjidhim rastet menjëherë, në mënyrë që të mos ketë ndërprerje dhe që projekti të rrjedhe siç…

Lexo më Shumë

Eshtë anuluar seanca që ishte paraparë të mbahej në lidhje me vulat e Aleancës për Shqiptarët. Seanca e radhës pritet të mbahet më 13 dhjetor në orë 14:00. Kujtojmë se, Gjykata Themelore në Tetovë, në prill 2024, vendosi që vulat e partisë t’i takojë krahut të Ziadin Selës, ndërsa ky i fundit u zgjodh si kryetar partie nga kryesia e partisë. Për këtë, nga krahu i Taravarit atëkohë ankoheshin se vendimi është sjellë pa seancë dhe deri te vendimi final ishin ndryshuar pesë gjykatës të ndryshëm.

Lexo më Shumë