BDI-ja ka humbur busullën dhe, e hutuar, nuk di çfarë po bën, kë po sulmon dhe kë po mbron. Mijallkovi u bë më i dashur për ta se sa komuniteti ndërkombëtar. VLEN me shqetësim po ndjek deklaratat e fundit të deputetit Zejd Rexhepi nga Fronti Evropian (FE), koalicion me BDI-në, të cilat përsëri synojnë të dëmtojnë besimin e shqiptarëve ndaj partnerëve tanë strategjikë perëndimorë. Me qëndrime të tilla, udhëheqësia e BDI-së dhe Fronti Evropian tregojnë se nuk dinë çfarë po bëjnë, se janë në konfuzion të plotë dhe se po i vendosin interesat e tyre personale dhe partiake përpara interesave strategjike të shqiptarëve dhe shtetit. VLEN i bën thirrje opinionit publik dhe anëtarësisë së BDI-së të reflektojnë nëse liderët e tyre, të cilët dukshëm vazhdojnë t’i konfrontojnë shqiptarët me partnerët tanë perëndimorë, meritojnë ende të udhëheqin partinë dhe të marrin pjesë në krijimin e së ardhmes së qytetarëve. Është koha për një distancim të qartë nga politikat e korruptuara dhe retorika antiperëndimore. Shqiptarët dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë liderë të sinqertë, politika të përgjegjshme dhe partneritet të fuqishëm me BE-në, NATO-n dhe gjithë komunitetin ndërkombëtar. BDI dhe FE po i largojnë shqiptarët nga aleatët perëndimorë. Qasjet që shprehin dyshime ndaj komunitetit ndërkombëtar tregojnë se BDI dhe Fronti Evropian qëllimisht po përpiqen t’i largojnë shqiptarët nga Perëndimi. Një retorikë e tillë është tepër e dëmshme dhe shkon kundër përpjekjeve disavjeçare të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, përfshirë shumicën e shqiptarëve, për anëtarësim dhe partneritet të ngushtë me BE-në dhe NATO-n. Akuzimi i komunitetit ndërkombëtar për skandalet e tyre kriminale është i pabazë. Është e pakuptueshme se si BDI dhe FE vazhdojnë të drejtojnë gishtin ndaj ambasadorëve dhe institucioneve të huaja, në vend që të përballen me dyshimet dhe faktet për skandalet e tyre korruptive. Kjo përpjekje për t’ia hedhur fajin të tjerëve është vetëm një dëshmi tjetër se udhëheqësia e BDI-së është në një hutim të thellë dhe se nuk ka kapacitet për të zgjidhur problemet e vërteta. Përgjegjësia personale e Artan Grubit po tentohet të relativizohet. Përpjekjet për ta paraqitur Artan Grubin si të pafajshëm për veprimet e tij, ndërsa fajësohen ambasadorët, janë kulmi i manipulimit. Kjo është një shembull klasik i shmangies së përgjegjësisë, duke nënvlerësuar publikun dhe anëtarësinë e BDI-së. Pretendimi se “Artani u dënua sepse i dëgjoi të tjerët” është kulmi i arrogancës së BDI-së dhe FE-së. Kjo tezë e BDI-së dhe FE-së, sipas së cilës përgjegjësia i takon të tjerëve (ambasadorëve, përfaqësuesve ndërkombëtarë, etj.) dhe jo vetë funksionarëve, është një përpjekje tjetër e dëshpëruar për justifikim.
BDI dhe FE vazhdojnë të japin deklarata të pakuptimta dhe kontradiktore për të mashtruar anëtarët e tyre dhe të gjithë opinionin publik.
Data 19.07.2026
Aktuale
- Spanja po përgatitet për një valë të tretë të të nxehtit, temperaturat mund të shkojnë mbi 45°C
- Dy turistë gjermanë lëshojnë sinjal SOS në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit
- E trishtë/ Gazetari i News24, Enrik Mehmeti humb jetën në një aksident rrugor
- “Do jemi para Parlamentit me 20 dhe 23”, Gent Progni: Në orën e protestës s’mund të ketë Kuvende
- “Ju erdhi fundi”, revolta e 49 kundër qeverisë! Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama jep dorëheqjen
- “SPAK ka 72 orë të arrestojë Ramën e Ballukun!” Protestuesi: Kryeministër jep dorëheqjen! Presidenti të shkrijë Parlamentin, s’na përfaqëson!
- Selami: Kryetari i Qytetit të Shkupit të ndryshojë tabelën dhe të respektojë Ligjin për dygjuhësinë
- FOTO/ Krah protestuesve, deputetja Marjana Koçeku del sërish në shesh për largimin e Edi Ramës


