Author: Hamdi Kumanova

I pyetur nëse zvogëlimi i numrit të të punësuarve në administratë publike do të rriste efikasitetin në punën e institucioneve, ministri i Administratës, Goran Minçev tha se nuk përjashtohet si mundësi, përcjell TV21. Minçev tha se preferon që procesi të ndodhë në mënyrë natyrale përmes pensionimit të të punësuarve, ndërkaq tha se me propozim zgjidhjet e reja ligjore, është risi edhe Akademia për edukim dhe trajnim të administratës publike. https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1047381917398771/?ref=embed_video “Unë jam më tepër për variantin që për momentin, zyrtarët jo kompetentë të administratës publike të riedukohen. Por gjithsesi se ka edhe zgjidhje të tjera, por ndoshta është interesante që…

Lexo më Shumë

“Pak pas orës 01:30 është raportuar për një automjet të djegur në pjesën e vjetër të qytetit, në terren të vështirë për qasje. U bëjmë thirrje qytetarëve që të parkojnë automjetet e tyre në vende të përshtatshme për të mundësuar qasje më të lehtë për automjetet e zjarrfikësve dhe ndihmës së parë!”, thuhet në njoftimin e Njësitit të Zjarrfikësve.

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka regjisturar shtatë raste të dhunës në familje, raporton gazeta online Reporteri.net. Një rast dhune është regjistruar në Fushë-Kosovë, dy raste në Prishtinë, dy raste në Pejë, një në Deçan dhe një në Gjakovë. Në raportin e Policisë, bëhet e ditur se 4 persona janë arrestuar, derisa një person ndodhet në arrati. DHUNË NË FAMILJE: · Fushë Kosovë 06.11.2024 – 22:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare si dhe e ka kërcënuar verbalisht. Me vendim të prokurorit i dyshuari…

Lexo më Shumë

Në Istog ka ndodhur një përleshje në mes katër personave. Siç njofton Policia e Kosovës, njëri nga personat ka pësuar lëndime trupore. Tutje, PK-ja ka konfiskuar si provë material dy pistoleta, një gëzhojë, katër fishekë, një sëpatë e dy thika. “LËNDIM I RËNDË TRUPOR & ARMËMBAJTJE PA LEJE Istog/ 07.11.2024-10:00. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë sulmuar-rrahur mes vete ku dhe si pasoj njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin ngjarjes nga të njëjtit, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: dy…

Lexo më Shumë

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ane Lashkoska, mori pjesë në sesionin e quajtur “Laboratori i të mësuarit për t’i bërë qytetet e qëndrueshme 2030: Veprime për zvogëlimin e rreziqeve nga fatkeqësitë në nivel lokal” që u mbajt sot në kuadër të Platformës Evropiane për Reduktimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë në Budva të Malit të Zi. Sesioni i moderuar nga Armen Grigorijan, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së në vendin tonë, në të cilin përveç Laskoskës, Zhoao Dinis, koordinator i Zyrës së Kaskais Ambiente – EMAC, Kaskais, Portugali, dhe Bahtiar Ospanov, ekspert i lartë nga Qendra për Situatat emergjente dhe…

Lexo më Shumë

„Sot këtu në Budapest, në prani të komunitetit politik evropian, patëm një ditë pune vërtet cilësore, e cila ishte e mbushur me shumë takime pune me shtetarë evropianë. Isha i shoqëruar nga ministri për Punë dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski, ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani dhe delegacionit të përbërë nga anëtarë të kabinetit tim, këshilltarit tim për punë të jashtme, ambasadorit Sasho Markoski, shefin e kabinetit tim Vlladimir Neloski dhe të tjerë. Me të vërtetë, gjatë ditës kemi realizuar shumë takime bilaterale, i prezantuam argumentet tona, si e shohim të ardhmen tonë ekonomike, ajo që është e rëndësishme,…

Lexo më Shumë

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) fillon linjë telefoni për këshillim, me qëllim që t’i mbështesëperosnat në procesin e heqjes dorë nga pirja e cigares. Persona profesionistë të kualifikuar do të ofrojnë këshilla të perosnaliziuar dhe strategë për lirim të suksesshëm nga pirja e duhanit, informon këtë mëngjes Instituti. Siç sqarojnë, linja do të jetë e kapshme çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte nga ora 11 deri në 13. Personat e interesuar për ta lënë duhanin, mund të paraqiten në nr. e telefonit 078 285 873 dhe të marrin këshilla. Nga Insituti porosisin të mos pritet, të fillohet me…

Lexo më Shumë

Nëse presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump dhe SHBA-të përfshihen drejtpërdrejt dhe zyrtarisht në garantimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, në vend mund të krijohet një atmosferë më e relaksuar për hyrjen në pjesën më administrative të anëtarësimit në BE, tha ish-ministri i Jashtëm, Bujari Osmani për rrugën e bllokuar evropiane të vendit dhe nevojën e zbatimit të ndryshimeve kushtetuese për përmbushjen e Kornizës negociuese me BE-në. Mendimi i Osmanit është “në qasjen e ndryshme ndaj politikës ndërkombëtare” të Trump dhe administratës së tij. “Mendoj se në këtë fazë mjafton që Amerika të jetë garantuese…

Lexo më Shumë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mbajti seancë konstitutive të Këshillit të Sigurisë. Në këtë seancë u konstatua se gjendja në vend është stabile dhe nuk ka indici për cenimin e kufijve, integritetin dhe sovranitetin e shtetit. Të pranishmit kanë konstatuar se sistemi i sigurisë kombëtare është funksional, ndërsa u fol edhe për pjesëmarrjen e Armatës në misionet. Në këtë seancë morën pjesë edhe anëtarët e Këshillit të sigurisë të cilët presidentja një kohë më parë i emëroi, këta janë: Malinka Ristevska Jordanova – eksperte për eurointegrime, Xhevdet Hajredini – ish ministër i financave dhe Vlladimir Spiridonov-ekspert për ndryshime klimatike. Por me…

Lexo më Shumë

Të dhënat e publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave tregojnë se çmimet e shitjes me pakicë në muajin tetor, kur u zbatua masa e qeverisë, u “ulën” vetëm me 0.1%, thonë nga LSDM. “U vërtetua ajo që tha LSDM-ja dhe ajo që qytetarët e ndjejnë çdo ditë – nuk ka ulje çmimesh në tregje. Një rrënim i masave të qeverisë, i cili rezultoi se nuk pati efekt dhe nuk dha rezultat. Prandaj, Qeveria e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-ja duhet ta zëvendësojnë inatin politik duke pranuar propozimin e LSDM-së për heqjen e TVSH-së në ushqime, me të cilën qytetarët realisht do të…

Lexo më Shumë

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se VLEN po tenton “partizimin brutal të gjyqësorit dhe të prokurorisë”. Nga BDI thonë se nëpërmjet të ndërhyrjeve partiake në këshillin e prokurorëve. “Ardian Demiri, anëtar i Lëvizjes Demokratike, propozohet për anëtar të këshillit të prokurorëve. Kjo është e papranueshme dhe paraqet ndërhyrje flagrante partiake në organet gjyqësore dhe prokuroriale. Deputetët nuk duhet të pranojnë partizim të këshillit të prokurorëve, ndërsa ftojmë shoqërinë civile, mediat dhe komuniteti ndërkombëtar që të reagojnë ndaj zgjedhjes së kandidatëve partiak për anëtarë të këshillit të prokurorëve. Bashkimi Europian ndjek prej së afërmi vendimet e qeverisë dhe kuvendit dhe…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në një intervistë për televizionin Alfa, i pyetur për aksionin në të cilin u ndaluan dy ish-policë të cilët i nxorrën sekretet zyrtare duke ndihmuar njërin prej grupeve kriminale, theksoi se përmes EUROJUST-it, MPB dhe Prokuroria ka marrë një sasi të madhe provash në lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin të marra përmes aplikacionit SKY që përdoret nga grupet kriminale dhe informatorët e tyre për të komunikuar me njëri-tjetrin. “Edhe në të ardhmen do të vijojnë procedura të cilat do t’u drejtohen të gjithë atyre që kanë kryer krime dhe për të…

Lexo më Shumë