Author: Hamdi Kumanova

Pas një sëmundje sonte ndërroi jetë veprimtari dhe politikani s nga Struga, Tahir Hani. Lajmi është bërë i ditur nga familjar dhe miq të të ndjerit. Tahir Hani u lind më 15 dhjetor 1961 në fshatin Veleshtë të Strugës. Ai gjatë kohës së studimeve në Universitetin e Prishtinës në vitin 1981 i kyç në Lëvizjen Kombëtare, duke qenë edhe pjesë e demonstratave të asaj periudhe. Më pas bashkë me shokët e tij u arrestua nga UDB, duke vuajtur disa vite burg. Ai ishte një veprimtar i shquar i Lëvizjes. Hani më pas ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit…

Lexo më Shumë

Axhenda reformuese e Qeverisë (2024-2027), e cila i përket Planit për rritje të Komisionit Evropian, do të prezantohet sot në seancën e tretë të Komisionit për çështje evropiane, e cila do të prezantohet sot në seancën e tretë të Komisionit për çështje evropiane që do të mbahet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me fillim në ora 14:30. Axhenda reformuese i thekson angazhimet e shtetit për zbatim të suksesshëm të reformave të domosdoshme për përmirësimin e standardeve në fushat si sundimi i drejtësisë, reformat në administratë dhe tranzicioni energjetik. Në seancë fjalim para deputetëve do të mbajnë presidentja…

Lexo më Shumë

“Është herët për të folur se cili do të jetë çmimi i energjisë elektrike pas 1 janarit 2025. Tenderët nuk kanë përfunduar ende, disa prej tyre as nuk kanë filluar, kështu që në këtë moment do të ishte e gabuar të spekulohej se cilat do të ishin çmimet, por nuk besoj se do të kishte ndonjë vendim problematik që do të ndikonte në buxhetin e familjeve”, ka theksuar sonte kryetari i Komisionit Rregullativ për Energjetikë (KRRE) Marko Bislimoski. Ai theksoi se KRRE aktualisht është duke analizuar kërkesat për çmime të cilat tashmë janë dorëzuar nga MEPSO, MEMO dhe “Elektrodistribucioni”…

Lexo më Shumë

Dje, deri në orën 15 janë ndarë mbi 80 për qind nga 6.182 vauçerët e paraparë për blerjen e inverterëve, me qëllim të rritjes së efikasitetit energjetik të amvisërive në gjithë vendin, informoi Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale. Siç thonë nga atje, procesi realizohet pandërprerë dhe në mënyrë efikase, falë planifikimit me kujdes dhe angazhimit të plotë të ekipit të Ministrisë, me çka qytetarëve iu mundësua marrja e shpejtë dhe e lehtë e vauçerëve. “Në kuadër të procesit të ndarjes deri në orën 16, vetëm në Shkup janë ndarë mbi 1.400 vauçerë ose mbi 75 për qind nga…

Lexo më Shumë

Mbrëmë në disa vende të Maqedonisë mund të vërehet rritje enorme e ndotjes së ajrit. Më alarmante ka qenë në Shkup, ku stacioni matës në Lisicë ka matur ndotjen më të madhe, gjegjësisht 197 miligramë grimca PM10 për metër kub. Kërçova dhe Strumica janë në vendin e dytë dhe të tretë për nga ndotja e shtuar, kurse Velesi, Kavadarci dhe Tetova janë gjithashtu në listën e më të ndoturve. Maqedonia njihet për ajër jashtëzakonisht të ndotur, sidomos në muajt e dimrit kur temperaturat janë të ulëta. Ndotjen e ajrit mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.

Lexo më Shumë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka deklaruar se FSK-ja deri në vitin 2028 do të arrijë kapacitet e plota ushtarake për të menaxhuar situatat në rast të rrezikut potencial. “Çështja e sigurisë është çështje që çdo ditë evulon ndryshon për nga natyra faktorët që kanë ndikime të ndryshme, duke filluar ato globale deri tek regjionale. Natyrisht që institucionet tona të specializuara duhet të përcjellin dhe të sigurojnë informata në lidhje me sigurinë në veçanti me kapacitet e ngushta policore, njësive speciale, po ashtu edhe grupeve paramilitare terroriste të cilat mund të zhvillohen te shtetet fqinjëve. Tanimë…

Lexo më Shumë

Një armëpushim kur nuk ka garanci sigurie… është një përgatitje për vazhdimin e okupimit”. Ky ishte komenti më i fundit që presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski ka bërë në lidhje me thirrjet për përfundimin e luftës që presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, ka bërë për konfliktin Ukrainë-Rusi. Zelensky nënvizoi se ai beson se Donald Trump dëshiron një fund të shpejtë të luftës në Ukrainë, por kjo nuk do të thotë se do të ndodhë ajo që ai do. Presidenti ukrainas tha se ai nuk di asnjë detaj apo një plan për një fund të shkurtër të luftës dhe nuk…

Lexo më Shumë

Lulzim Peci nga Instituti KIPRED, tha se ideja e shkëmbimit të territoreve nuk e ka bazën në Washington, por ishte propozuar në kuadër të dialogut në kabinetin e ish-shefes për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Peci tha se një pjesë e Evropës idenë e shkëmbimit të territoreve ‘ndarjes së Kosovës” dëshiron ta identifikojë me presidencën e Donald Trump. Ai e quajti mashtrim të madh se me dhënien e veriut Kosova do ta marrë Preshevën e pastaj do të ndodh bashkimi më Shqipërinë. “Ky është mashtrimi më i madh që iu është bërë popullit të Kosovës me…

Lexo më Shumë

Profesori i Fakultetit Filozofik në Zagreb, historiani Tvrtko Jakovina vlerëson se bota mund të presë që presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump të jetë i ngjashëm si në mandatin e tij të parë. Sa i përket rajonit tonë, ai vlerëson se varet se kush do të jetë në Departamentin e Shtetit. “Nëse do të jenë disa nga njerëzit që ne i njohim, atëherë ndoshta mund të presim disa nga propozimet të njohura për ne që ishin vënë në rend dite në atëherë. Një nga propozimet ishte ndarja e Kosovës, e cila mund të shkaktojë shumë probleme të tjera zinxhir…

Lexo më Shumë

Miliarderi Elon Musk e ka quajtur kancelarin gjerman Olaf Scholz “budalla”. Kjo deklaratë vjen pas as rënies së koalicionit të tij trepartiak. Musk postoi në gjermanisht në X: “Olaf ist ein Narr” dhe kjo nëse përkthehet bie “Olafi është një budalla”. Musk, themeluesi i Tesla dhe SpaceX dhe pronar i X, po reagonte ndaj një postimi që thoshte se “qeveria socialiste” e Gjermanisë kishte rënë, përcjell Telegrafi. Dhe 53-vjeçari më vonë konfirmoi se kishte ndërmend ta quante Scholz një budalla, shkruan YahooNews. “Pas zgjedhjeve të ardhshme, Scholz nuk do të jetë më aty”, shtoi Musk në një…

Lexo më Shumë

Reshjet e para të borës të sezonit u regjistruan në majën më të lartë të Japonisë, malin Fuji të mërkurën, data e fundit që nga fillimi i regjistrimeve 130 vjet më parë. Maja, 3,776 metra e lartë dhe e vendosur midis prefekturave Shizuoka dhe Yamanashi, në perëndim të Tokios, zakonisht bie bora e parë në fillim të tetorit, por temperaturat jashtëzakonisht të ngrohta gjatë muajve të fundit kanë parandaluar reshjet e borës. Moti i ngrohtë vazhdoi javët e fundit, me një temperaturë mesatare në majën prej 1.6 °C gjatë muajit të kaluar, më e larta për tetorin që nga fillimi…

Lexo më Shumë

Presidenti i zgjedhur Donald Trump emëroi Susie Wiles, një nga drejtueset e ekipit të fushatës së tij, si shefe të kabinetit të ardhshëm të Shtëpisë së Bardhë, gruaja e parë që do të ketë këtë post të rëndësishëm. Zonjës Wiles i atribuohet gjerësisht merita brenda dhe jashtë rrethit të brendshëm të zotit Trump për drejtimin e fushatës së tij të fundit, që konsiderohet si më e disiplinuara. Ajo ishte pretendentja kryesore për këtë pozicion. Ajo ka qëndruar përgjithësisht në hije dhe madje as nuk pranoi të merrte mikrofonin për të folur ndërsa zoti Trump deklaroi fitoren në orët e…

Lexo më Shumë