Author: Hamdi Kumanova

Provinca më e populluar Punjab e Pakistanit urdhëroi të mërkurën mbylljen e shkollave në qytetet kryesore deri më 17 nëntor ndërsa vendi luftoi me ndotjen rekord të ajrit, tha një ministër provincial. Shkollat ​​fillore në Lahore ishin mbyllur tashmë për javën, por sipas urdhrit të ri, të gjitha shkollat ​​nga klasa e parë deri në klasën e 12 do të mbyllen në katër divizione të provincës. Kryeministrja Marriyum Arangzeb e bëri njoftimin gjatë një konference për shtyp në Lahore. “Bazuar në parashikimet e modeleve të erës dhe indeksit të cilësisë së ajrit, ne po mbyllim të gjitha shkollat…

Lexo më Shumë

Midis 45,000 dhe 50,000 vullnetarë udhëtuan për në Valencia për të sjellë ushqim dhe për të ndihmuar në pastrimin pas përmbytjeve shkatërruese që goditën provincën spanjolle dhe zona të tjera të vendit, duke lënë të paktën 219 njerëz të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur. Numri i vullnetarëve që u paraqitën në komunitetet më të goditura në Valencia u llogarit nga Javier Serrano, një pedagog në Departamentin e Gjeografisë Njerëzore në Universitetin e Valencias (UV), bazuar në të dhënat e mbledhura nga grupet qytetare, shoqatat e krijuara. Të enjten, dhjetëra punonjës të urgjencës – duke përfshirë agjentë të Guardia Civil,…

Lexo më Shumë

Xhevdet Smakiqi i ftuar në emisionin “Raport” në Kanal 10, ka thënë se Kosova do të ketë sfida të reja, pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka thënë se Kosova duhet të sillet në atë mënyrë që ta ruaj partneritetin strategjik. “Ne duhet të kthjellemi sepse ne nuk mund ta ndryshojmë realitetin, me fitoren e Trump edhe gjeostrategjik edhe qasja komplet edhe në Evropë ka ndryshuar, sepse jemi akoma duke jetuar në një botë njëpolare ku SHBA-ja është superfuqi. Ne si Kosovë duhet të sillemi ashtu që ta ruajmë partneritetin strategjik besa te kemi…

Lexo më Shumë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, foli në Sesionin e Përgjithshëm të Samitit të Pestë të Komunitetit Politik Evropian në Budapest të Hungarisë. Presidenti Erdoğan tha: “Nuk ka asnjë shpjegim të arsyeshëm për pengimin prej vitesh të procesit të anëtarësimit në BE për një vend kandidat si Turqia , i cili kontribuon ndjeshëm në prosperitetin dhe sigurinë e kontinentit .” Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, foli në Sesionin e Përgjithshëm të Samitit të Pestë të Komunitetit Politik Evropian në Budapest të Hungarisë. Presidenti Erdoğan tha: “Nuk ka asnjë shpjegim të arsyeshëm për pengimin prej vitesh të procesit…

Lexo më Shumë

Kanë vazhduar përplasjet mes partive politike lidhur me ligjin e “Branitellave”, LSDM-ja opozitare insiston që kryetarja e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale, Ilire Dauti ta fusë në rend të ditës ligjin e lartë përmendur. Sipas deputetes Trençeska, Ilire Dauti ka për obligim ta vendos në votim, respektivisht në rend dite dhe në diskutim ligjin e “Branitellave”. “Si deputete kam të drejtë të plotësojë rendin e ditës me pikë plotësuese ju e keni për obligim që këtë propozim ta vendosni në votim” – tha Trençevska. Ilire Dauti nuk heq dorë nga vendimi i saj, thotë se ligji i…

Lexo më Shumë

Me Qeverinë e re, mësimdhënësit fillojnë të ndihen të sigurt dhe të motivuar për të vazhduar me punën e tyre. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për përmirësimin e cilësisë së mësimit dhe për vazhdimësinë në krijimin e gjeneratave të reja dhe të mirëpërgatitura. Rritja e parë e pagave që ishte paralajmëruar ka filluar të realizohet. Paga e tetorit, e cila do të paguhet këtë muaj, është rritur për 5%. Po rritet stabiliteti i tyre ekonomik, si rezultat i marrëveshjes së arritur mes Qeverisë dhe Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, muajin e kaluar, e cila parashikon rritje…

Lexo më Shumë

Lokalizohet zjarri në depon e Hekurudhave të Maqedonisë, ku u dogjën disa vagonë dhe lokomotivë të cilët prej vitesh qëndronin aty për servisim. Komandanti i Brigadës së zjarrfikësve Zvonko Tomevski tha për Alsat se kanë intervenuar me 10 automjete dhe 30 zjarrfikës. “Në ora 2:00 e mëngjesit pranuam lajmërim se ka shpërthyer zjarr në rrethin e hekurudhave dhe menjëherë dërguam dy automjete të zjarrfikësve të cilët me arritjen në vendin e ngjarjes lajmëruan se po bëhet fjalë për zjarr më të madh ku janë përfshirë më shumë vagonë, menjëherë u kërkua ndihmë shtesë dhe intervenuam me gjithsej 10 automjete…

Lexo më Shumë

Një 59-vjeçar nga Prilepi humbi jetën dje pasi me automjetin e tij doli nga rruga në aksin Prilep-Krushevë. “Më 06.11.2024, në orën 11:28, në Stacionin Policor të Prilepit u raportua se në rrugën rajonale Prilep-Krushevë, në vendin e njohur si ‘Livadhi i Begut’, ndodhi një aksident tragjik. Në incident humbi jetën drejtuesi i automjetit ‘Opel’, S.T. (59) nga Prilepi, i cili doli jashtë rrugës. Për shkak të lëndimeve të marra, S.T. ndërroi jetë në vendin e aksidentit, dhe vdekja u konfirmua nga një mjek i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore,” njoftoi policia.

Lexo më Shumë

Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi-Azizi, në një intervistë për gazetën LAJM, ka hedhur poshtë zërat për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, bashkë me ato lokale, vitin e ardhshëm. Sipas saj, mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme, do t’i kushtonte qytetarëve mbi 10 milion euro. “Indikacione për zgjedhje të parakohshme nuk ka sepse vlerësojmë se për të mbajtur zgjedhje të parakohshme duhet të harxhohen edhe 10 milion euro shtesë, para nga buxheti, para nga popullata, pra duhet t’i marrim paratë e qytetarëve për të realizuar zgjedhje të cilat i kishim para 4 muajve. Është e palogjikshme të mbajmë sërish…

Lexo më Shumë

Këshilli Gjyqësor në seancë e të mërkurës pas një debati të gjerë dhe polemikave me qëndrime pro dhe kundër procedurës për vërtetimin e përgjegjësisë së gjykatësit Pajazit Pajaziti, vendosi që të nisë procedurën e cila paraprakisht ishte rrëzuar në mungesë të dëshmive. Procedura e anëtarit Aleksandar Kambovski i referohet veprimeve të Pajazitit në vendimin për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtetasit të Kosovës, ish ushtar i UÇK-së, Blerim Ramadani. Komisioni mbetet i njëjtë, që nënkupton në seancën e djeshme nuk ka pasur short për anëtarë të ri. Ai përbehet nga gjykatësit Lloreta Georgieva, Pavlina Cervenkovska dhe Mirsad Surroi. Tani…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim për dy ditë me rradhë po zbardh skandalin më të madh korruptiv të kompanisë së preferuar serbo-bullgare të Izet MegaWin Mexhitit për lojëra të fatit Zbuluam që monopoli i bixhozit në shtet i kontrolluar nga kompania private serbo-bulgare e ka finansuar drejtorin e ri të Lotarisë Klimovski me mbi 140.000€, ndërsa për vete kanë fituar mbi 100 milion Euro në kurriz të shtetit dhe qytetarëve. Gjithashtu zbuluam që këtë përfitim, kompania e preferuar serbo-bulgare e Izet MegaWin Mexhitit dhe Arben Taravarit, e ka arritur me një Kontratë tërësisht joligjore. Sot, ju njoftojmë për skandalin…

Lexo më Shumë