Dy persona janë arrestuar pasi të njëjtit u kapën duke transportuar emigrantë nga Nepali, përcjell TV21. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se bëhet fjalë për personat I.N. 32 vjeç nga Krushopeku i Shkupit dhe 50-vjeçari G.P. nga Velesi. Nga MPB shtojnë se pas kontrolleve, është vërtetuar se I.N. po kërkohej me fletarrestim, pasi ishte arratisur nga burgu i Idrizovës, ku po vuante dënim me 6 vjet burg për trafikim me emigrantë. “Rreth orës 19:15 në afërsi të fshatit Tabanoc të Kumanovë, në autostradën “Miqësia”, zyrtarët policorë kanë vërejtur personat në automjetin e udhëtarëve “Volkswagen Golf” me targa të…
Author: Hamdi Kumanova
Donald Trump pritet të fillojë procesin e përzgjedhjes së kabinetit të tij dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të administratës në javët e ardhshme pas fitores në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.Sipas agjencisë Reuters, Richard Grenell pritet të marrë një post në administratën e re republikane.Grenell ka qenë një nga këshilltarët më të afërt të Trump-it për çështjet e politikës së jashtme. Gjatë mandatit të parë katërvjeçar të presidentit të zgjedhur, ai shërbeu si drejtor i përkohshëm i Inteligjencës Kombëtare dhe ambasador në Gjermani.Grenell konsiderohet një nga kandidatët kryesorë për rolin e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, një pozicion që nuk kërkon…
Dëmshpërblim në procedurë gjyqësore edhe në vendet e BE-së Sipas statistikave nga gjykatat në të cilat janë zhvilluar procedura për krime kundër mjedisit jetësor, në katër vitet e fundit gjykatat kanë sjellë 242 aktgjykime të plotfuqishme. Në to janë dënuan 280 persona. Dënimet kanë qenë në formë të gjobave, burgimit ose sanksioneve alternative. Pjesa më e madhe e krimeve janë kryer me dashje, ndërsa disa prej tyre nga pakujdesia. Nga aspekti shëndetësor në fillim të vitit 2024 Instituti i Shëndetit Publik publikoi raportin “Ndotja e ajrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe rreziqet ndaj shëndetit”, sipas të cilit pothuajse…
Lidhja Demokratik e Kosovës sot nis “Turneun e Ndryshimit”. Në tubimin në kryeqytet, ku folës kryesor do të jetë kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku. Aty do të prezantohen edhe kandidatët për deputetë nga Prishtina. Tubimi nis në ora 19:00.
Nancy Pelosi ka thënë se miliona amerikanë janë krenarë për udhëheqjen dhe fushatën e Kamala Harris dhe Tim Walz në një deklaratë në X. Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA tha gjithashtu se një “transferim paqësor i pushtetit është gur themeli i demokracisë sonë” dhe “ne të gjithë kemi një përgjegjësi të bashkohemi dhe të gjejmë gjuhën e përbashkët”, përcjell Bota sot. Çfarë historie ndajnë Pelosi dhe Trump? Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, e cila është demokrate, drejtoi Dhomën kur ajo fajësoi Trump dy herë. Fajësimi i parë u bë në vitin 2019 mbi akuzat se ai…
Një tërmet është ndjerë në Shkup mëngjesin e sotëm në orën 05:49. Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane informon se tërmeti ka qenë me magnitudë 2.1 shkallë sipas Rihterit, ndërsa epiqendra ka qenë 8 kilometra në veri të Shkupit, në kufi me Serbinë. Tërmeti kishte një thellësi prej tetë kilometrash.
Në Varshavë, në datat 13-14 nëntor, ekspozita dhe konferenca ndërkombëtare ReBuild Ukraine Сonstruction&Energy do të mbahet në qendrën EXPO XXI, ku do të përfshihen pjesëmarrës nga rreth 30 vende. “Qëllimi kryesor i ngjarjes është tërheqja e fondeve ndërkombëtare për restaurimin e komuniteteve ukrainase, për të ndihmuar ndërmarrjet në industrinë e energjisë të Ukrainës në restaurimin e objekteve kritike të infrastrukturës të prekura nga agresioni rus, si dhe për të tërhequr investime në qytetet dhe rajonet e Ukrainës të cilat sot mbështesin miliona persona të zhvendosur dhe ofrojnë mundësi tërheqëse investimi”, theksojnë organizatorët e ekspozitës. Theksohet se ReBuild Ukraine 4.0…
Presidenti Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest. “Sot do të jem në Budapest për Samitin e Komunitetit Politik Evropian, me ftesë të Viktor Orbán, Kryeministrit të Hungarisë, i cili mban Presidencën e Këshillit Evropian, dhe Charles Michel, President i Këshillit Evropian. ”, tha Zelensky. Ai theksoi se ky është samiti i pestë në këtë format. E para ishte në Çeki, e dyta në Moldavi, më pas në Spanjë dhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe tani në Hungari. “Jam mirënjohës për ftesën. Dhe ne do të diskutojmë sfidat e sigurisë në Evropë,…
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot mori pjesë dhe hapi konferencën vjetore të Asociacionit të Maqedonisë për energji nga burimet e ripërtëritshme, MARES. Në fjalën e tij, Mexhiti theksoi rëndësinë e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, si një pikë kthese për rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe individualisht për vendet e rajonit, për shkak të mundësisë që ofron për të realizuar një transformim të madh të rajonin në mënyrë të koordinuar. “Me këtë lloj transformimi, efikasiteti i burimeve, mbrojtja e natyrës dhe veprimi i klimës do të vendosen në qendër të…
Policia ka bërë kallëzim penal ndaj 45-vjeçarit A.M. nga Koçani, kreu i MPB-së, i cili dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Sipas njoftimit të MPB-së, shefi ka treguar identifikimin dhe nuk ka paguar tarifën. “Parashtruesi, punonjës i MPB-së në pozitën Udhëheqës i Departamentit për Inteligjencë Kriminale, Statistika dhe Dokumentacion në Repartin e Policisë Koçan – Reparti i Policisë Shtip, më datë 11.07.2024, në disa raste ka kaluar me automjetin e tij privat kabinat e pagesës Kadrifakovë dhe Preod pa paguar biletë individuale, gjegjësisht punonjësve në kabinë ua ka treguar identifikimin zyrtar dhe ka kaluar nëpër kabinat e pagesës. Në…
Angazhimet për fermerët vazhdojnë me përdorimin e fondeve nga fondet e BE-së, me ç’rast Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural shpalli Thirrjen Publike nr. 02/2024 për dorëzimin e kërkesave për mbështetje financiare për masën 7 të Programit IPARD 2021-2027 Mbështetja financiare në kuadër të kësaj thirrjeje publike për masën 7 “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve” është 14,000,000.00 euro ose 862,890,000.00 denarë. Mbështetja financiare për këtë Thirrje Publike përbëhet nga 75% fonde të siguruara nga Instrumenti i Ndihmës Paraqasëse për Zhvillim Rural të Bashkimit Evropian (IPARD) sipas Programit IPARD 2021-2027 dhe 25% fonde të siguruara…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe ia ka uruar fitoren tanimë presidentit të SHBA-së, Donald Tramp. “Në emrin tim dhe në emër të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, ia uroj fitoren në zgjedhje presidentit të SHBA-së, Donald Tramp. Jam i bindur se nën udhëheqjen e tij partneriteti strategjik mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë dhe do të thellohet”, thotë Filipçe në urim. Maqedonia e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shton Filipçe, kanë lidhje shumëvjeçare të miqësisë dhe bashkëpunimit, dhe beson se ata do të zhvillohen edhe më shumë, drejt progresit dhe mirëqenies sonë të ndërsjellë.

