Sistemi efikas gjyqësor ka një rol kyç në sundimin e ligjit, së bashku me cilësinë dhe pavarësinë e gjyqësorit, deklaroi ministri i Drejtësisë, Igor Filkov në hapjen e sesionit të 15-të të Konventës nacionale të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut Filkovi theksoi se sistemi gjyqësor efikas është kyç për sundimin e ligjit dhe për të luftuar krimin dhe korrupsionin, si dhe garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. “Sistemi efikas gjyqësor luan një rol kyç në sundimin e ligjit, së bashku me cilësinë dhe pavarësinë e gjyqësorit. Kjo nuk është vetëm një nga parakushtet…
Author: Hamdi Kumanova
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj personit për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer “krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion”, por edhe vepër penale “mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në aksident trafiku”. “Më 2 nëntor, i dyshuari, 46-vjeçar nga Shkupi, nën ndikimin e drogave dehëse drejtonte veturën Honda. Në fshatin Marino, ai ka vozitur me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuar, saqë kur është afruar në një kryqëzim të dy rrugëve, nuk ka vërejtur se në rrugë ka pasur një grua-këmbësore.…
Të shtëna armësh ishin dëgjuar rreth një muaj më parë në fshatin Poteraq të Klinës, cak i të cilave u ishte kamarieri i lokalit “Doni”. Ngjarja kishte ndodhur më 16 tetor, ku kamarieri në drejtim të të cilit ishte gjuajtur me armë kishe shpëtuar pa plagë, ndërkaq i dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Personi i dyshuar në lidhje me këtë rast është 34-vjeçari, Pajtim Etemi. Ndërkaq, Policia e Kosovës kishte publikuar fotografinë e tij dhe e kishte shpallur në kërkim për veprën “Vrasje e rëndë në tentativë”. Sinjali mëson se Pajtim Etemi dje është…
Zëvendëskryeministri për politika dhe sundim të mirë, Arben Fetai fajin për “balancuesit” dhe heqjen e tij e adreson te qeveria e kaluar. Sipas tij qeveria e kaluar kishte propozuar heqjen e këtij mekanizmi. Për dallim nga to, Fetai thotë se qeveria e re ka filluar një process të brëndshëm më përfaqsimin nga të gjitha partitë e koalicionit për të gjetur një zgjedhje ligjore që do të garantojë përfaqësim të drejtë dhe adekuat në administratën publike. “Si qeveri e re në kuadër të marveshjes së kualicionit të programit qeveritat kemi zotim për sjelle të një zgjidhje ligjore për sa I…
Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar, të martën filloi turin e takimeve me banorët e Gostivarit, me qëllim për të qenë në kontakt të vazhdueshëm e të drejtpërdrejt për sfidat që na presin në periudhën në vazhdim. “Filluam sonte nga fshatrat e malësisë Padalisht dhe Sërmnovë, takimet me strukturat dhe banorët e këtyre fshatrave si fillim për ti falemnderuar për besimin që na e dhanë në zgjedhjet e fundit presidenciale dhe parlamentare, nga ku Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Fronti Europian dolën fitues absolut të zgjedhjeve si në nivel të shtetit ashtu edhe në Gostivar”, u…
Me Trampin në Shtëpinë e Bardhë, roli i kryeministrit hungarez Orban në Ballkanin Perëndimor do të rritej ndjeshëm, vlerëson njohësi i çështjeve ndërkombëtare Rizvan Sulejamani. Në intervistë për Alsat, Sulejmani tha se Tramp është vëlla ideologjik me Orbanin, Putinin e Erdoganin, me të cilët ndan të njëjtën bindje për mënyrën e funksionimit të shtetit. “Trampi, me Putinin me Orbanin me Erdoganin është vëlla ideologjik. Ai ka të njëjtin koncept dhe të njëjtën bindje për funksionimin e shtetit. Ai mendon se shteti funksionon në mënyrë efikase nëse ke një pushtet të centralizuar dhe një autoritet të fuqishëm dhe çështjet më lehtë…
Nga sot deri më 8 nëntor, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel, ku do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga organizata “Miqtë e Evropës”, dedikuar situatës në Bashkimin Evropian dhe politikave për tejkalimin e sfidave aktuale dhe të ardhshme Zgjerimi i BE-së është tema e panelit të diskutimit, për të cilën do të referojë ministrja Dimitrieska-Koçoska mbi reformat që e presin vendin në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE dhe që janë përfshirë në përmbajtjen e Agjendës reformuese të miratuar së fundmi, duke theksuar përforcimin e përcaktimit të Qeverisë…
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar presidentin Trump, për siç thotë ai, fitoren në zgjedhjet amerikane, përcjell TV21. Ahmeti thotë se shpreson që përqendrimi amerikan në Ballkan të vazhdojë. “Sytë e gjithë botës janë drejtuar kah Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku u votua për Presidentin e 47 të vendit prijës të botës demokratike. Votuesit amerikan u përcaktuan për një rikthim mbresëlënës të Presidentit Tramp në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Uroj popullin amerikan dhe Presidentin Tramp për zgjedhjen e tij të sotme dhe ndaj bindjen që përqëndrimi amerikan në Ballkan do të vazhdojë të jetë i fortë…
Një 28-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Ai akuzohet se ka goditur një burrë dhe se është përgjegjës për disa vjedhje në afërsi të San Giovanni-t. 28-vjeçari ka qenë në shoqërinë e bashkatdhetarëve të tjerë kur ka rrahur dhunshëm një burrë. Pas sulmit, i riu i vodhi celularin, çelësat e shtëpisë dhe portofolin. Gjithashtu 28-vjeçarit shqiptar iu gjetën një sasie të madhe hashashi, një peshore precize dhe një shumë parash cash. I arrestuari do të duhet të përgjigjet përpara sistemit të drejtësisë Iblean për krimet e dyshuara ndaj tij.
Partia maqedonase në opozitë LSDM, në një kumtesë për media thekson se VMRO-DPMNE-ja vetëm për shkak të inatit nuk e pranon propozimin e tyre për heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore bazë. Nga LSDM thonë se zgjidhja e propozuar ligjore e tyre do të sjellë ulje të çmimeve të ushqimeve për mbi 250 kategori të produkteve, që nënkupton kursime për qytetarët deri në 2000 denarë në muaj. “Në të njëjtën kohë, përfitimet për qytetarët nuk do t’i rëndojnë fare kompanitë dhe tregjet nuk do të mund ta luajnë këtë masë. Masa është realiste dhe lehtësisht e arritshme dhe do…
Këshilli gjyqësor sot duhet të zgjedhë gjykatësit e Gjykatës së Apelit në Gostivar dhe atë të Apelit në Shtip, si dhe kryetarët e Gjykatës së lartë administrative, Gjykatës Themelore në Veles dhe Gjykatës Themelore në Strugë. Në seancën e sotme të 504-të e cila duhet të fillojë në orën 10 në ambientet e Këshillit gjyqësor, Këshilli duhet të vendosë edhe për plotësimet dhe ndryshimet në Komisionin për vlerësimin e jashtëzakonshëm të kandidatëve pas konkursit për zgjedhjen e kryetarit të gjykatës dhe plotësimet dhe ndryshimet në Komisionet për inspektim dhe vlerësim të gjykatësve – kandidatëve pas shpalljeve të publikuara. …
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

