Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, përmes një videomesazhi të veçantë, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve tanë në diasporë që të marrin pjesë në procesin zgjedhor duke dërguar votën e tyre përmes postës. “E ardhmja më e mirë e Kosovës është vetëm një hap larg: Hapi juaj – vota juaj!”, theksoi Krasniqi. Ai apeloi që secili prej mërgimtarëve të ushtrojë të drejtën e tij demokratike, duke votuar Partinë Demokratike të Kosovës me numrin 131 dhe duke mbështetur kandidatin për Kryeministër, Bedri Hamza. Krasniqi rikujtoi rëndësinë e dërgimit të fletëvotimit brenda afatit, për të siguruar që ai të arrijë…

Lexo më Shumë

Misioni i KFOR’it ka mirëpritur garancitë e fundit që i janë dërguar nga Qeveria Kurti për mosdërgimin e FSK’së në Veri. Në një përgjigje për median ata thonë se e mirëpresin respektimin e vazhdueshëm të Kosovës ndaj këtij zotimi. “Sipas marrëveshjes NATO -Kosovë të vitit 2013 secili dislokim i FSK në Veri kërkon autorizim nga komandanti i KFOR’it” rikujtojnë nga Film City. Tutje, ata theksojnë dialogun e rregullt që kanë me institucionet e Kosovës, përfshirë Ministrin Maqedonci i cili dje ka konfirmuar se ka dërguar letër në komandën e KFOR’it ku ka theksuar se do të respektohet zotimi për të…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN në një kumtesë për media ka reaguar ndaj deklaratave të një politikanit në Bullgari, i cili tha se “nuk ka asgjë më logjike sesa bashkimi i Maqedonisë me Bullgarinë”. “VLEN shpreh shqetësim dhe dënon deklaratat e një politikani margjinal prorus në Bullgari, i cili pretendon se “nuk ka asgjë më logjike sesa bashkimi i Maqedonisë me Bullgarinë”. Deklarata të tilla nuk kontribuojnë në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje dhe as nuk lehtësojnë procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Duam të rikujtojmë se Bullgaria, përmes Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë, është zotuar…

Lexo më Shumë

Zyrtarët e Maqedonisë së Veriut e kanë dënuar ashpër një deklaratë të liderit të ekstremit të djathtë në Bullgari, i cili bëri thirrje që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të bashkohet në një shtet të vetëm bazuar në një ide të shprehur rishtazi nga presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, për bashkimin e SHBA-së me Kanadanë. Lideri i partisë politike të ekstremit të djathtë në Bullgari, Rilindja (Prerodbas), Kostadin Kostadinov, tha të enjten se “nuk ka asgjë më logjike se dy shtete me histori të përbashkët, origjinë të përbashkët, gjuhë të përbashkët dhe popull të përbashkët, si Bullgaria dhe Maqedonia,…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike e Shtipit njofton se ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj dy bashkëkryerësve të veprave penale “zhvatje” nga neni 258 paragrafi 1 dhe “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 288 paragrafi 1 të Kodit Penal. Të dyshuarit në ditët e fundit të vitit të kaluar kanë dërguar mesazhe të shumta kërcënuese një personi të tretë duke i zhvatur para. “Përballë kërcënimeve serioze për jetën e tij dhe të familjarëve, i dëmtuari i ka raportuar të dyshuarit, pas së cilës më 4 janar është organizuar takim për dorëzimin e 30.000 denarë. Oficerët e policisë i…

Lexo më Shumë

BDI përmes një kumtese ka akuzuar LSDM-në se po ndje VMRO-në me politikat e saja për të mbijetuar. “Në vend që të përballet me krizën e vet dhe të marrë përgjegjësinë për dështimin e tyre, ajo po kërkon shpëtim duke i ushqyer maqedonasve një armik të rremë: shqiptarët. Por e vërteta është e thjeshtë: maqedonasit nuk e urrejnë BDI-në se kinse paska korrupsion – ata e urrejnë sepse BDI fuqizoi shqiptarët dhe ndryshoi ekuilibrat e vjetër të pushtetit dhe prishi monopolet etnike. Ata nuk e shohin BDI-në si problem të krimit, sepse vetë partitë maqedonase kanë sunduar këtë vend për…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës ka, 20 – 30 metra nga Tetovë deri në Gajre, Dellçevë – 50 dhe Stracin – 100 metra. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina…

Lexo më Shumë

Kuvendi sot do të fillojë seancën e 29-të ku në rend dite janë pesë interpelanca. Katër interpelanca janë dorëzuar nga deputetët e Frontit Evropian kundër punës së zëvendëskryeministrave Izet Mexhiti dhe Ivan Stoilkoviq, ministrit për Punë të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe zëvendësit të tij Astrit Iseni nga LD. Interpelanca e pestë është dorëzuar nga Partia E Majta për punën e kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Ilire Dauti. Shumica e partive parlamentare si nga pushteti ashtu edhe opozita nuk do t’i pranojnë interpelancat e iniciuara për katër ministrat aktual, ndërsa për interpelancën e Dautit deklaruan se do…

Lexo më Shumë

Shoqëria gjermane e fluturimeve, Lufthansa njoftoi se po kërkon qindra pilotë të rinj, stjuardesa dhe staf tokësor. Lajmi vjen pavarësisht konflikteve të rëndësishme brenda kompanisë gjatë gjithë vitit 2024. Lufthansa planifikon të shtojë rreth 10.000 punonjës në radhët e saj në vitin 2025. Kompania synon të përfshijë “2000 stjuardesa, 1400 punonjës për operacionet tokësore dhe rreth 1300 ekspertë teknikë”, u bë e ditur në një deklaratë, duke shtuar se po kërkon gjithashtu 1200 punonjës të administratës dhe 800 pilotë të rinj. Lufthansa shtoi se më shumë se gjysma e punësimeve të reja janë planifikuar në Gjermani. Filialet Eurowings dhe Austrian…

Lexo më Shumë

Në lidhje me këtë virus, Sali Ahmeti, infektolog, ka shpjeguar se HMPV është një virus i ri që manifeston infeksione të rrugëve të frymëmarrjes dhe zakonisht shfaqet gjatë dimrit dhe kah fundi i vjeshtës. Ai e ka krahasuar këtë virus me gripin, duke theksuar se në shumicën e rasteve, simptomat janë të lehta dhe përfshijnë ethe, lodhje, plogështi, zënie hundësh dhe kollitje. Në raste më të rënda, mund të ndodhin fishkëllima të mushkërive dhe komplikacione të tjera si bronkiti apo pneumonia. ‘’Është një virus që manifestohet me manifestime klinike zakonisht të lehta që shfaqen me ethe lodhje, plogështi zënie hundësh…

Lexo më Shumë

Problemi i shtyllave elektrike po vazhdon të jetë shqetësim për disa nga banorët e fshatrave të Komunës së Gjakovës. Një ndër fshatrat ku gjendja e shtyllave elektrike është problematike është fshati Doblibare, ku sipas banorëve të zonës gjendja e këtyre shtyllave po paraqet rrezik për sigurinë e banorëve. Disa nga banorët thanë që ankesat më të mëdha i kanë rreth problemeve me energjinë elektrike. “Rryma vie në gjendje shumë të keqe, ndodh që më shumë jemi pa rrymë se sa me rrymë. Shtyllat elektrike janë në gjendje shumë të keqe, edhe pse na kanë premtuar që këto shtylla do të…

Lexo më Shumë