Author: Hamdi Kumanova

Gjatë 24 orëve të fundit, ekipet e NP “Higjiena Komunale”- Shkup ngritën dhe transportuan përafërsisht 50 metra kub mbetje të hedhura në mënyrë të paligjshme në Komunat Çair, Gjorçe Petrov dhe Karposh. Largohen 15 metra kub mbetje nga ambalazhet e kartonit dhe pesëmbëdhjetë goma makinash të hedhura në sipërfaqe publike në rrugën Vojdan Çernodrinski, si dhe 10 metra kub mbetje të vëllimshme në bulevardin Nikolla Karev (Rruga e plastikave), në komunën e Çairit të Shkupit. Në komunën e Karposhit janë ngritur përafërsisht 10 metra kub mbetje të vëllimshme të hedhura në sipërfaqe të trafikut në rrugën Zagrebska në lagjen Kozle.…

Lexo më Shumë

Një valë e ftohtë me shi dhe borë, paralajmëron DPHM për ditët në vijim. Nesër, nga fundi i ditës, në pjesët perëndimore dhe veriore do të ketë reshje të herëpashershme lokale shiu. Të shtunën do të mbizotërojë mot pjesërisht i vranët me reshje të herëpashershme shiu, ndërsa në male dhe disa vende më të larta do të ketë borë. Të dielën, moti do të jetë i vranët dhe i ftohtë me reshje, të cilat për shkak të një mase ajri më të ftohtë dhe erës së fortë veriore, në pjesën më të madhe të vendit do të jenë me borë…

Lexo më Shumë

Lideri i partisë ultra-nacionaliste dhe të ekstremit të djathtë bullgar “Rilindja”, Kostadin Kostadinov, ka kërkuar që Maqedonia e Veriut ti bashkohet Bullgarisë. Por ai poashtu ka kërkuar që edhe krahina ukrainase e Besarabisë jugore ti bashkohet Bullgarisë. Kostadinov publikoi një postim në rrjetin social Facebook në të cilin mbështeti hapur qëndrimet e Trump për përvetësimin e Kanadasë dhe Grenlandës dhe i bëri thirrje qeverisë në Sofje që të shpallë zyrtarisht pretendimet për aneksimin e Maqedonisë dhe rajonin ukrainas të Besarabisë Jugore në Bullgari.

Lexo më Shumë

Rezervat devizore në fund të dhjetorit 2024 ishin pesë miliardë e 19 milionë euro dhe në krahasim me muajin paraprak shënojnë rritje për 99 milionë euro, kumtoi Banka popullore. Pjesa më e madhe e rezervave devizore janë plasuar në letra me vlerë (70,1 për qind), pas çka vijojnë valutat dhe depozitat (18,8 për qind) dhe ari monetar (11 për qind).

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe e refuzoi mundësinë për lidhje me BDI-në dhe e theksoi nevojën për politika që bashkojnë, e jo, siç thotë, që përçajnë. “LSDM-ja nuk do të lejojë më kurrë që të vendoset në të njëjtën kornizë apo të jetë në vartësi të ndonjë partie, veçanërisht jo të BDI-së. Stigma e korrupsionit që ka mbartur prej vitesh kjo parti është diçka nga e cila ne distancohemi qartë dhe pa mëdyshje. Retorika e tyre dhe ngritja e vazhdueshme e tensioneve etnike si mjet për veprim politik është e papranueshme dhe e rrezikshme. Politikat e tilla nuk kanë vend…

Lexo më Shumë

Shitja e automjeteve në Maqedoni vitin e kaluar ka arritur shifra rekord për vetura të reja, kamionë dhe autobusë, ndërsa rritje e madhe është shënuar edhe në importin e automjeteve të përdorura. Sipas të dhënave të Drejtorisë doganore, gjatë vitit 2024 deri më 31 dhjetor janë importuar 54.651 vetura, prej të cilave 13.168 të reja dhe 41.483 të përdorura. Krahasuar me të dhënat e viteve të kaluara, importet e makinave të reja vitin e kaluar arritën në shifra që nuk janë regjistruar kurrë më parë që nga viti 2009. Kjo është kryesisht për shkak të blerjes së makinave të reja.…

Lexo më Shumë

Kreu i ASH-së, pjesë e koalicionit qeverisës VLEN thotë se ekzekutivi aktual i respekton të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare. I pyetur për sanksionet shtesë që presidenti në largim i SHBA-së, Joe Biden vendosi për individë të caktuar në Ballkanin Perëndimor, Taravari tha se për këtë duhet të kenë kujdes, siç tha ai, personat që kanë problem me SHBA-të. “Padyshim që po, unë mendoj që qeveria deri tash, këto 6-7 muaj ka dëshmuar që fuqimisht qëndron pas gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare, posaçërisht aty ku kanë qenë të kyçura edhe SHBA-të, që i përkrahën dhe i përmbanë. Unë i përshëndes masat e fundit që…

Lexo më Shumë

Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje për hetim të çdo shkeljeje të ligjit lidhur me shënimin e ditës jokushtetuese të Republikës Srpska më 9 janar. Ceremonia për shënimin e kësaj dite jokushtetuese nis në orën 17:00 në Banjallukë. Autoritetet e entitetit të Republikës Srpska festojnë 9 janarin, datën kur, në vitin 1992, në Sarajevë, Kuvendi i atëhershëm i popullit Serb së Bosnjës dhe Hercegovinës miratoi Deklaratën për shpalljen e Republikës së Popullit Serb të Bosnjës dhe Hercegovinës si një entitet i pavarur brenda Bosnjës dhe Hercegovinës. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e Bosnjës dhe Hercegovinës ka vendosur tri herë që kremtimi i 9…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë njofton se sot (09.01.2025) në periudhën nga ora 02.50 deri në ora 04.00, zyrtarë policorë nga NJP “Gallatë” kanë kryer kontroll aksion në një objekt hotelierik përgjatë autostradës Tetovë- Gostivar në atarin e fshatit Zubovcë të Gostivarit, ku si person përgjegjës ishte R.B. (50) nga Gostivari. “Gjatë kontrollit janë gjetur dhe ndaluar pesë shtetase të huaja (tre nga Republika e Shqipërisë, një nga Republika e Bullgarisë dhe një nga Republika e Kosovës), të cilat kanë keqpërdorur qëndrimin turistik dhe kanë qëndruar në kundërshtim me qëllimin”. “Ata janë ndaluar në stacionin policorë për veprime të mëtejshme”, thonë nga SPB…

Lexo më Shumë

Agjencia për Infrastrukturë Rrugore e Bullgarisë (API) ka pjesërisht faj për aksidentin tragjik të autobusit të “Besa trans” në autostradën Strumë në vitin 2021, në të cilin humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut, gjykoi Gjykata e Qarkut në Pernik. Sipas gjykatës, API është përgjegjëse për 10 për qind të dëmit të shkaktuar dhe duhet të urdhërohet që secilit nga paditësit tua paguajë nga 20.000 levë si kompensim për dëm jomaterial. Gjithashtu, pranohen rrethanat se për seksionin nuk është miratuar akti 16 për autostrada dhe për këtë ka status të rrugës së shpejtë, sepse seksioni ishte lëshuar për komunikacion…

Lexo më Shumë

Bëjmë thirrje të qartë dhe të hapur deri te lidershipi i Bashkimit Demokratik për Integrim që të marrë masa konkrete dhe të dukshme për të ruajtur partneritetin strategjik të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të dëshmojë se shqiptarët nuk do të mbahen peng i krimit. Kërkojmë që BDI të marrë vendim formal për përjashtimin e Artan Grubit nga anëtarësia partiake. Deklaratat e deritanishme të z. Ali Ahmeti dhe z. Bujar Osmani për parimin dhe transparencën kanë mbetur vetëm fjalë boshe. I bëjmë thirrje që të ndërmarrin hapa konkretë që do të dëshmojnë se…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës e cila kishte konfirmuar aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dy deputetëve të Vetëvendosjes, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi, si dhe deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Drita Millaku, të cilët akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars të 2018-ës. “Refuzohen si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve Xh.S, avokat Laur Prenaj, F.P, avokat Lavdrim Salihu, D.M, avokat Labinot Buzuku dhe S.Z, avokat Laura Pnishi, ndërsa aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti…

Lexo më Shumë