Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesionistë ka dorëzuar padi ndaj ish ministres së mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, për shkak dyshimeve për shpërdorim të detyrës zyrtare. Akuzojnë se Petrovska ka penguar funksionimin e sindikatës, ka ndaluar pagesën e anëtarësisë dhe e ka ngrirë anëtarësinë. Thonë se ndihmë kanë kërkuar edhe nga Ministri i ri i mbrojtjes, kryeministri dhe presidentja, por asnjëri nuk u është përgjigjur. Nëse nuk ndërmerren masa paralajmërojnë edhe protesta. “Personi i denoncuar në periudhë prej 1 dhjetor 2023 deri më 28 maj 2024, ka ndaluar funksionimin e sindikatës, në kundërshtim me ligjin për marrëdhënie pune, ka ndaluar pagesën e…
Author: Hamdi Kumanova
Më datë 06.11.2024, në ora 08:10 në Policinë e Gostivarit, N.Sh (45) nga Gostivari ka raportuar se vajza e saj G.Sh (14) është larguar nga shtëpia. Po merren masa për gjetjen e saj.
Më datë 06.11.2024, në ora 23:50, në vendin e quajtur Kryqëzimi i Zdunjës, në Gostivar, zyrtarët policorë të Policisë së Gostivarit kanë privuar nga liria personin L.J.(20) nga Gostivari. Paraprakisht në disa raste nuk është ndalur në shenjë ndalimi të dhënë nga zyrtarët policorë, ndërsa para hyrjes së Gostivarit ka hedhur një armë automatike me një kornizë me dy fishekë nga automjeti i tij“Mercedes” me shenja regjistrimi të Gostivarit,të cilën ai e drejtonte. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse nga neni 396 i Kodit Penal.
Kopshti Zoologjik Shkup njofton se do të hapet përsëri për vizitorët nga e shtuna, 9 nëntor. Kopshti Zoologjik i Shkupit do të jetë i hapur përsëri nga e shtuna, 9 nëntor dhe do të funksionojë me orarin e rregullt të punës, nga 09:00 deri në 17:00 çdo ditë. Kopshti Zoologjik i Shkupit u mbyll më 19 tetor për shkak të shpërthimit të gripit të shpezëve Kopshti Zoologjik i Shkupit u mbyll më 19 tetor pas konfirmimit të shpërthimit të gripit të shpezëve nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, e cila identifikoi një shpend të infektuar që kishte…
Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se në Aeroportin e Shkupit është parandaluar kontrabanda e 9 kutive me implante për gjoks, përcjell TV21. Implantete janë gjetur te një shtetas i Austrisë, që po futej në Maqedoninë e Veriut. “Gjatë kontrollit të pasagjerit, në bagazh, në njërën nga valixhet, janë zbuluar implante të padeklaruara, për të çka pasagjeri nuk ka pasur as leje importi për këtë lloj malli nga institucioni kompetent. Ndaj pasagjerit është bërë kallëzim përkatës dhe implantet janë sekuestruar”, shtojnë nga Drejtoria e Doganave./tv21.tv
Avokati i Popullit Naser Zyberi në Daily Click në TV21, foli edhe për Akademinë e Shkencave të Maqedonisë së Veriut. Zyberi tha se nga 96% e të punësuarve në administratën e ASHAM ka vetëm një shqiptarë. https://www.facebook.com/reel/572586865275957
Është i domosdoshëm bashkëpunimi i ngushtë mes sektorit publik dhe privat për tranzicion të suksesshëm energjetik dhe investim në zgjidhje afatgjate dhe inovacione, të cilat do ta përforcojnë pavarësinë energjetike të vendit, është konkluduar në konferencën e dytë të Asociacionit maqedonas për burime të rinovueshme (MARES) Në konferencë kanë marrë pjesë përfaqësues të Qeverisë, Komisionit rregullator të energjetikës, MEPSO, Ministrisë së Energjetikës, Minierës dhe Lëndëve të Para Minerale, si dhe ekspertë vendas dhe të huaj. Gjatë konferencës u diskutuan strategjitë deri në vitin 2040 dhe sfidat për efikasitetin e energjisë dhe integrimin e burimeve të rinovueshme,…
Në muajin shtator të këtij viti, prodhimi industrial ka shënuar rënie prej 7.9% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, thonë nga LSDM. “Rënia e prodhimit industrial është pikërisht në një muaj që duhet të jetë një stimul për rritjen e ekonomisë. Ky është një tjetër tregues se politikat ekonomike të Mickoskit kanë dështuar. Dhe alarmante janë të dhënat e Bankës Botërore, me OBRM-PDUKM-në në pushtet, ekonomia e Maqedonisë është në rënie të lirë dhe në vend të rritjes së pritshme ekonomike prej 2.5 për qind, këtë vit…
Dje është shpëtuar një person nga mbytja në liqenin e Dojranit në një aksion të MPB-së – Policia Kufitare, njoftojnë nga QMK. ” QMK Rajonal Stumicë raporton se përmes numrit 112 të urgjencës në ora 11:08 është marrë njoftim për një person i cili ka rënë nga një varkë diku në mes të liqenit të Dojranit. Pas njoftimit menjëherë ka ndërhyrë Policia Kufitare e cila ndodhej në terren. Ajo e ka nxjerrë jashtë, ka shpëtuar personin i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, si dhe ka nxjerrë edhe anija e tij”, njoftojnë nga QMK.
Një zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmë në depon e “Hekurudhave të Maqedonisë – Transport” në në Shkup, në të cilin janë përfshirë vagonë të ndërmarrjes publike, transmeton Portalb.mk. Zjarri, siç ka bërë të ditur për “360 Gradë” komandanti i Zjarrfikësve të Shkupit, Zvonko Tomevski, është raportuar rreth orës 02:00 të mëngjesit. Sipas tij, zjarri është i lokalizuar, por zjarrfikësit janë ende në terren dhe po punojnë për shuarjen e plotë të tij. Një pjesë e mediave raportoi se nga fatkeqësia u prekën vagonët e vjetër dhe me defekt. Нë këtë pjesë të qytetit ende shihet tym i errët që…
Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti sot realizoi takim me ambasadorin e Bashkimit Europian, Michalis Rokas. Ahmeti dhe Ambasadori Rokas, siç njoftojnë nga BDI, diskutuan për çështjet politike në vendin tonë, reformat e nevojshme për integrim europian, legjitimitetin dhe Marrëveshjen e Ohrit si dhe zgjedhjet në Maqedoni të Veriut. “Ahmeti njoftoi ambasadorin Rokas që BDI është parti e cila për asnjë çast nuk lëkundet nga përcaktimi dhe orientimi euroatlantik. Për ne, integrimi Europian është pa altternativë dhe BDI jep përkrahje të plotë për vazhdim të negociatave dhe realizim të reformave pa asnjë vonesë dhe me konsensus politik. Në lidhje me Marrëveshjen…
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski thotë se Qeveria aktuale e Maqedonisë është në marrëdhënie të ngushta me anëtarët e ekipit të Trump “Mendoj se pjesëmarrja e madhe e votuesve paralajmëroi një fitore bindëse. Ajo që paraprakisht ishte paralajmëruar si garë e barabartë mund të ketë qenë kujdes nga ana e disa kompanive anketuese, ose nga ana e tyre disa kanë dashur të jenë politikisht korrekt”, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, në “RTVM”. Milloshoski gjithashtu shtoi se Trump fitoi një fitore absolute, besim të madh nga qytetarët dhe se ka një detyrë dhe përgjegjësi serioze ndaj qytetarëve të Shteteve…

