Albjona, 13 vjeç, brenda një kohë të shkurtër u përballë me një sëmundje që po i rrezikon jetën. Babai i saj, Ardjani, tregoi historinë e trishtë në studion e “Për shqiptarët”, mes dhimbjes dhe shpresës se vajza e tij do të luftojë Leuçeminë. Brenda një dite, fatmirësisht, shuma e nevojshme për mjekimin e saj është mbledhur. Historia e Albjonës Pak kilometra larg Shkodrës, në një fshat malor, u lind e u rrit Ardjani, si fëmija më i vogël i një familje të madhe me 2 vëllezër e 2 motra. Ardjani ishte i vogli i shtëpisë, e siç zakonisht…
Author: Hamdi Kumanova
Gjilan – Mosmiratimi i buxhetit është një kolaps i rëndë që e ka ekzekutivi dhe legjislativi në kurriz të qytetarëve të Gjilanit, në mosmiratim të buxhetit fajtori kryesor është Kryetari i komunës dhe kuvendi komunal që po e udhëheq opozita thotë Isa Agushi nga BNA. Agushi mendon se në këto kushte normalisht kur buxheti nuk miratohet duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme edhe pse ne si BNA nuk e dëshirojmë, shkaku që kanë kosto të lartë financiare vetëm për një vit mandat. Mobi Casa “Me këtë rast apeloj te Kryetari dhe kuvendi komunal të bëjnë të pamundurën dhe ta…
Marta Kos, ishte shumë e qartë kur i përmendi Kosovën dhe Serbinë si dy shtete të barabarta, edhe kur e kundërshtoi çdo ujdi të tyre për këmbim territoresh. Eurodeputetja sllovene Kos, që pritet të jetë Komisionere për Zgjerim e BE-së, para Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian paralajmëroi diçka pa dhënë detaje. “Ne duhet të lëvizim përpara. Formalisht është bërë shumë. Ne kemi një ujdi për rrugën e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Në raportin e progresit thuhet se të dyja duhet të zbatojnë pa pyetje shtesë. Në një takim paraprak unë kam shpjeguar…
Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR) realizon çdo vit fushatën “Përdor pajisjet dimërore”. Fushata fillon më 15 nëntor dhe zgjat deri më 15 mars të vitit të ardhshëm dhe zbatohet me qëllim që shoferëve t’ua rikujtojë detyrimin ligjor për të mbajtur dhe përdorur pajisje dimërore për automjetet e tyre gjatë kësaj periudhe kohore dhe këshillimin e tyre për përgatitjen e automjeteve për pjesëmarrje të sigurt në komunikacion në kushtet e dimrit. Pajisjet dimërore për automjete nënkuptojnë: • për mjetet motorike të lehta: – gomat e dimrit në të katër rrotat me thellësi minimale të shtresës prej 4 mm…
Ministri i Sportit, Borko Ristovski, në emisionin “Daily Click” në TV21 tha se në të kaluarën ka pasur abuzime me vauçerët sportivë, të cilët nuk janë ndarë sipas kritereve. Për këtë arsye, siç tha Ristovski, ka 11 akuza për shpenzim të paligjshëm të parave buxhetore. “Ka akuza kundër 11 personave për mosrespektimin e kritereve për vauçerë sportivë. Nuk kishte kontrolle për asgjë, u kërkohej subjekteve sportive të shkruanin raporte për shpenzimet e parave, dhe ato raporte kryesisht ishin tekst i shkruar në një fletë pa përmbajtje”, tha Ristovski, duke shpjeguar se si tani do të kontrollohet shpenzimi i parave.…
Rritëm numrin e ndërmjetësuesve arsimor rom. Deri më tani në arsimin fillor janë angazhuar 40 ndërmjetësues në vit , ndërsa këtë vit kemi angazhuar gjithsej 50. Me ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Mesëm do të angazhohen edhe 35 ndërmjetësues shtesë, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në nënshkrimin e kontratave me ndërmjetësuesit e përzgjedhur pas thirrjes së parë publike. Dje është shpallur përsëri tjetër thirrje për gjashtë ndërmjetësues arsimor rom. “Ndërmjetësuesit arsimor kanë punë fisnike për t’u shpjeguar prindërve dhe për të bindur nxënësit se sa e rëndësishme është të mësosh dhe të shkosh në shkollë. Njëkohësisht…
Më datë 07.11.2024 në ora 16.30 në lagjen “Fazaneria 2” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivari kanë arrestuar personin B.Z (69) nga Gostivari, i cili është raportuar se në orën 15.30 me një mjet prej druri ka sulmuar fizikisht personin Q.S.(63) nga Gostivari, si dhe është sjellë në mënyrë agresive ndaj gruas dhe djalit të tij. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
SPB Strumicë ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Strumicë kundër B.K (39) nga Strumica për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “marrje ryshfeti”. “I denoncuari B.K, nëpunës në Ndërmarrjen Publike “Pyjet Kombëtare”, Belasicë – dega Strumicë, dyshohet se në gjashtë vitet e kaluara, në vazhdimësi çdo muaj, personalisht ose me ndërmjetësimin e një personi tjetër, ka kërkuar dhe marrë dëmshpërblim në të holla nga një banor i fshatit Strumicë, i cili duhej të merrte leje për prerje”. “Gjithashtu, për marrjen e lejes për prerjen e druve, personi ka paguar edhe…
Nën ndikimin e një mase ajrore më të ftohtë nga veriu të dielën temperatura ditore do të ulet për pesë deri në shtatë gradë Celsius. Më pas, siç njofton DPHM, do të ketë një periudhë me mot të ndryshueshëm me vranësira dhe më të ftohtë me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa në zonat malore më të larta do të ketë kushte për borë.
Kryeministri Hristian Mickoski dje në Budapest në samitin e Bashkësisë politike evropiane kishte takim shumë të rëndësishme me presidentin e Francës, Emanuel Makron, i cili për momentin praktikisht bëhet lider i Evropës, duke pasur parasysh se Qeveria në Gjermani është para rrëzimit dhe se është e sigurt se jo më vonë se në mars të vitit 2025, atje do të ketë zgjedhje, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski gjatë vizitës në Shtip, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve. “Makron për momentin është lideri i Evropës, politikani, i cili ka mbështetje më të lartë dhe mandat më…
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit sot mori vendimin të inicojë procedurë deri te organet kompetente lidhur me përdorimin e mjeteve buxhetore për qëllime private të ish-ministres së Kulturës, Bisera Kostandinovska Stojçevska. Në seancën e sotme të Komisionit informuan se i konfirmojnë pretendimet për përdorimin e fondeve buxhetore për qëllime private gjatë udhëtimit zyrtar të ish-ministres në Britaninë e Madhe dhe Irlandë me rastin e 30 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike. “Pretendimet për përdorimin e mjeteve buxhetore pë qëllime private janë konfirmuar, me çfarë konstatohet se mjetet janë shpenzuar për qëllime private. KSHPK-ja do të veprojë në kuadër të…
Kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami në një intervistë për Alsat tha se VLEN nuk ikë nga zgjedhjet, por interesi i qytetarëve është që mandatin e marrë për realizimin e projekteve ta mbarojmë deri në fund. Kasami përsëriti edhe një herë se bashkë me partitë e koalicionit punojnë që në zgjedhjet lokale të shkojnë si VLEN dhe njëkohësisht në drejtim të unifikimit të një subjekti politik. “Punojmë në drejtim të asaj që të shkojmë si koalicion VLEN në zgjedhje lokale, me lista të këshilltarëve dhe kryetarë dhe punojmë edhe në drejtim edhe të harmonizimit apo të unifikimit, në një…

