LSDM shprehet se e kupton revoltën e punëtorëve në sektorin publik dhe mbështet kërkesat e tyre për rritjen e pagave, duke i cilësuar ato si tërësisht të arsyeshme. Social demokratët kërkojnë nga pushteti që të rris pagat dhe të nënshkruhen marrëveshjet kolektive. “Pagat janë në stagnim, fuqia blerëse e punëtorëve po zvogëlohet dhe politikat e qeverisë së Mickoskit janë reduktuar në shërbim të interesave të ngushta të biznesit të elitës. Në 7 muajt e fundit, paga minimale mbeti e pandryshuar, derisa paga mesatare ka stagnuar. Sistemi për rritjen e pagave, i vendosur nga LSDM, është braktisur tërësisht nga pushteti aktual, që rezultoi me përkeqësim të standardit të jetesës së punëtorëve” thuhet mes tjerash në komunikatën e LSDM-së. /Alsat.mk
Data 04.10.2026
Aktuale
- “Pushteti i Ramës po dobësohet” – Media spanjolle jehonë revoltës në Shqipëri: Korrupsioni dhe protestat vënë kryeministrin nën presion. Balluku akuzohet për 190 mln € abuzime, skandali i Vlora Hysenit…
- Dy fëmijë 14-vjeçarë të lënduar rëndë në një aksident të rëndë trafiku me tre makina në Gostivar
- Tragjedia në Volljakë: Aksident i rëndë trafiku trondit Klinën
- Përgatitja për Epidemitë e Reja: Rritja e Kapacitetit të Shërbimeve të Urgjencës
- Dy fëmijë 14-vjeçarë të lënduar rëndë në një aksident të rëndë trafiku me tre makina në Gostivar
- Dy fëmijë 14-vjeçarë të lënduar rëndë në një aksident të rëndë trafiku me tre makina në Gostivar
- Privohen nga liria 16 persona në lokacione të ndryshme të vendit, gjatë kontrollit u është gjetur drogë, vijojnë kallëzime
- BMW ristrukturohet: 8 mijë vende pune në rrezik dhe fokus në inteligjencën artificiale



