Author: Hamdi Kumanova

Premtimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për t’i dhënë fund shpejt luftës së Rusisë kundër Ukrainës mori një kthesë të papritur kur i dërguari i tij tha se administrata do të donte që Kievi të mbante zgjedhje, potencialisht këtë vit dhe veçanërisht nëse arrihet një armëpushim. Deklaratat e Keith Kellogg e nxorën në pah një çështje të ndjeshme dhe të pazgjidhur në politikën ukrainase, ndërsa përpjekjet e SHBA-së për të nisur bisedimet e paqes po shtohen dhe Kremlini po kërkon të diskreditojë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke pretenduar se ai është jolegjitim. Në një intervistë për Reuters…

Lexo më Shumë

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sot do të zhvillojë aktivitetet e radhës në kuadër të fushatës zgjedhore. Tubimin qendror elektoral pritet ta mbajë në Gjilan, në orën 18:00 në Bulevardi “Ibrahim Rugova”, sheshi “Rexhep Mala e Nuhi Berisha”. Ndërsa, nga ora 20:00 do të ketë edhe një takim me banorët e fshatit Pozheran të Vitisë.

Lexo më Shumë

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski në mbledhjen e parë të Bordit Drejtues të Strategjisë Nacionale Zhvillimore ky Bord siguron bashkëpunim strategjik dhe partneritet të Këshillit me komunitetin ndërkombëtar, institucionet financiare ndërkombëtare dhe donatorët. “Bashkë me anëtarët e Bordit Drejtues, përkatësisht Ministren për Financa dhe Sekretarin e Përgjithshëm, vendosëm që mbledhjen e parë ta organizojmë në përbërje të zgjeruar me praninë tuaj si partnerë dhe mbështetës tanë në rrugën e reformave drejt Bashkimit Evropian dhe ndërtimin e një shoqërie demokratike, të prosperuar dhe ekonomikisht të fortë të njerëzve të suksesshëm dhe të lumtur. Sigurisht, për një koordinim të tillë, Ministria për…

Lexo më Shumë

Komisioni për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj, vazhdon të mbetet i bllokuar pasi deputetja Ilire Dauti dha dorëheqje. Nga Fronti Evropian, për momentin nuk kanë ndërmend të propozojnë emër të ri për kryetar komisioni, edhe pse kjo zyrtarisht u është kërkuar nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime. Blerim Bexheti, thotë se askush nuk mund t’i detyrojë dhe t’u tregojë se çfarë të bëjnë. “Nën diktat është vështirë që të na detyrojnë se si do të veprojmë. Z.Gashi nuk ka shpërndarë rregullore për deputetët apo të del njohës i mirë. Ai mirë është që të udhëheqë Kuvendin e jo kryetar…

Lexo më Shumë

Ministria e Politikës Sociale Demografisë dhe Rinisë informon se prej sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin janar 2025, transmeton Portalb.mk. Përfituesit e të drejtave në të holla që posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin paratë në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë fondet për pagesa në rrjetin e shitjeve ose përmes bankingut elektronik dhe celular që nga dita e sotme 05 shkurt 2025. Për të shmangur turmat para bankave dhe brenda ambienteve të bankave gjatë pagesës së të drejtave, për përfituesit që nuk shfrytëzojnë kartela pagesa do të kryhet në…

Lexo më Shumë

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se deri te Prokuroria Themelore janë parashtruar kallëzime penale ndaj 9 personave, që dyshohen për kryerje të veprave penale me automjete të përdorura, ku sipas Doganës, buxheti i shtetit është dëmtuar për gjithsej 635.827 denarë, përcjell TV21. Në një rast është përfshirë një doganier, ndërsa për të njëjtin është lëshuar vendimi për largim nga puna. Doganat njoftojnë se këto raste vijojnë pas rasteve paraprake në lidhje me keqpërdorime gjatë importit. “Inspektorët edhe në një rast tjetër kanë konstatuar shkeljen të rëndë të rregulloreve ligjore, në të cilën shoferi, importuesi dhe doganieri dyshohet se kanë futur…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thotë se ka filluar procedura për shpalljen e thirrjes së dytë publike për financimin e projekteve kapitale në komunat në vend, me një fond prej 15 miliardë denarësh. Nga VLEN thonë se ky investim synon të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve përmes ndërtimit të shkollave, kopshteve, parqeve, si dhe përmirësimit të infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimeve. “Ky hap është dëshmi e përkushtimit të Qeverisë VLEN për zhvillimin e barabartë dhe për adresimin e nevojave jetike të komunave, duke zgjidhur sfida që qytetarët i kanë përballuar për dekada. Kjo është mbështetja më e…

Lexo më Shumë

Niset treni i parë nga Shkupi për në Kumanovë. Do të udhëtohet për 41 minuta, ndërsa treni do të funksionojë dy herë në ditë. Në disa pjesë të caktuara të ditës, treni do të udhëtojë edhe për Beljakovcë, ndërsa kur do të përfundojë hekurudha, edhe deri në Kriva Pallankë. “Treni i parë nga Shkupi për Kumanovë do të niset në orën 16:30. Treni do të funksionojë dy herë në ditë, në mëngjes në orën 6:30 nis nga Kumanova, ndërsa në orën 16:30 do të kthehet mbrapa, dhe anasjelltas. Do të ketë katër trena në ditë që do të funksionojnë për…

Lexo më Shumë

Ivon Veliçkovski thotë se bota serbe ka ndikim të fortë në Maqedoninë e Veriut dhe shpjegoi se në çfarë i mbështet mendimet e tij. “Organet shtetërore dhe partitë politike shmangin krijimin e politikave në interes të qytetarëve të Maqedonisë, si dhe të pjesëtarëve të të gjitha grupeve etnike, por edhe atyre që janë pjesëtarë të njerëzve që nuk janë të shënuar në Kushtetutë. Interesat e Maqedonisë së Veriut po sabotohen nga elitat politike të maqedonasve dhe nga elitat politike të udhëhequra kryesisht nga LSDM dhe OBRM-PDUKM. Historianët e afërt me Vuçiqin duan të vazhdojnë tezat mbi jugosllavizmin, në kuadrin e…

Lexo më Shumë

Në rrugën rajonale Veles – Gradsko, në afërsi të lidhjes Karasllari, dje ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një kamioni Volvo me rimorkio me targa të Kavadarit, i drejtuar nga D.N.(28) nga fshati Vatashë i Kavadarit dhe një veturë pasagjerësh Volkswagen Polo me targa të Shkupit, e drejtuar nga H.U (61) nga Kosova. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i veturës Volkswagen Polo, ndërsa bashkudhëtari i tij P.K (60) nga fshati Sonje e Poshtme, komuna e Sopishtës ka pësuar lëndime, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm Veles. Nga MPB thonë se në vendin e…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese pritet të marr sot vendimin përfundimtar mbi Ligjin për tatimin solidar. Procedura për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit të kontestuar ka filluar më 20 nëntor të vitit të kaluar. Tatimi solidar u prezantua si shpenzim publik i njëhershëm për vitin 2023. Këtë tatim e paguanin kompanitë që kanë gjeneruar të ardhura të përgjithshme prej rreth 10 milionë euro në vitin 2022. Qëllimi i tatimit ishte mbledhja e mjeteve për t’i zbutur pasojat e krizës dhe për të kontribuar në shpenzimet publike në mënyrë solidare. Sot gjykata mund të marrë vendim për shfuqizimin ose anulimin e procedurës. Shfuqizimi do…

Lexo më Shumë

Në një komunikatë përmes rrjetit social Fejzbuk në faqen zyrtare të BDI-së, Këshilltari i Shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Valmir Aziri reagoi ashpër se megjithëse Ministria e Kulturës dhe Turizmit promovon rritjen e buxhetit për kulturën, shqiptarët po përjetojnë një diskriminim të theksuar kulturor, pasi programet dhe fondet janë shpërndarë padrejtësisht dhe institucionet kulturore shqiptare janë margjinalizuar Komunikata e plotë e BDI-së: Në kohën kur Ministria e Kulturës dhe Turizmit propagandon rritjen e buxhetit për kulturën, realiteti për shqiptarët është krejt ndryshe. Në vitin 2025, shqiptarët po përjetojnë diskriminimin më të rëndë kulturor të dy dekadave të fundit. Programi…

Lexo më Shumë