“E premtja e zezë për supermarketet” quhet fushata për bojkotimin e dyqaneve zinxhirore në vend, me të cilën kërkohet përsëritja e bojkotit të supermarketeve, njëjtë sikur më 31 janar, kur, siç njoftoi DAP, qarkullimi i tetë rrjeteve më të mëdha në vend u ul me 47 për qind. Aksioni i bojkotit të tregut po përhapet në të gjithë rajonin. Ajo është më aktive në Kroaci dhe Serbi, por njoftime për bojkot vijnë edhe nga Kosova, Bullgaria dhe Greqia. Platforma kroate e internetit “Alo, Inspektor” ka paralajmëruar për nesër bojkot të përgjithshëm njëditor të dyqaneve dhe shërbimeve në vend, i treti…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri Hristijan Mickoski, në rrjetet sociale ka shkruar se vendi është peng nga një “moçal i korruptuar”, andaj deputetët e VMRO-DPMNE-së do të dorëzojnë iniciativë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. “Shtetit dhe qytetarëve u nevojitet drejtësi, ndërsa drejtësia mund të arrihet përmes reformave të thella dhe ndryshimeve serioze kundër praktikave të abuzimeve që kanë lëshuar rrënjë thellë në sistem. Maqedonia duhet patjetër të luftojë kundër moçalit të saj të korruptuar i cili e mban të burgosur dhe peng dhe është shkaku i rënies së saj dhe zhgënjimit të shumë qytetarëve. Prandaj, deputetët e VMRO-DPMNE do të paraqesin një…
Në planet kryesore të Ramush Haradinajt nëse bëhet kryeministër pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, është që qysh në takimin e parë që do ta mbante në Qeveri do të vendoste për ta dorëzuar draft-statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. “Menjëherë në takimin e parë të Qeverisë”- tha ai në “Debat Përnime”, më 05.02.2025, kur u pyet se si do të veprojë në lidhje me asociacionin. Përveç kësaj, Haradinaj mëton që nën mandatin e tij të mundshëm, Kosova mos të vazhdojë më Dialogun me Serbinë, por ky shtet të trajtohet si një vend jonjohës,…
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në një intervistë për Telegrafin tha se kanë bërë punë të jashtëzakonshme përgjatë kësaj periudhe duke realizuar një numër të madh të projekteve konkrete përmes të cilave është synuar të përmisohet gjendja infrastrukturore e qytetit në Gostivar. “Tani për këtë mandat kemi shfrytëzuar thirrjen e parë të qeverisë ku aplikuam me 13 projekte infrastrukture që të gjitha u pranuan. Jemi në pritje të thirrjes së dytë ku jemi në përgatitje e sipër të mbi 40 projekteve. Të cilat kanë të bëjnë me infrastrukturë rrugore, nëntokësore, kemi një pishinë shkollore, rikonstruim të një parku,…
Koalicioni VLEN përmes një komunikate ka thënë se VLEN-i ka miratuar një rritje të buxhetit për efikasitetin energjetik të konvikteve, duke arritur një total prej 40 milion denarë, i cili është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të jetesës për studentët dhe mbrojtjen e mjedisit, duke investuar në një shoqëri më të ndërgjegjshme dhe të qëndrueshme Reagimi i plotë i VLEN-it: Qeveria VLEN ka miratuar rritje të buxhetit për efikasitetin energjetik të konvikteve, duke e çuar shumën totale në 40 milion denarë. Kjo rritje e buxhetit është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të jetesës…
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar ditën e sotme ish-kryedemokratin Lulzim Basha, teksa ishte në një komunikim live në Facebook. Rama gjatë fjalës së tij, teksa i përgjigjej me ironi komentit të një qytetari, tha se Basha ishte ëmbëlsira e të gjithëve dhe jo rastësisht sipas tij, nga të gjitha premtimet kur ishte kryebashkiak i Tiranës, bëri vetëm tortën për 100 vjetorin e Pavarësisë.. Shefi i qeverisë duke iu drejtuar publikisht Bashës tha se kishte nostalgji për të dhe sa herë e kujtonte ndjente një ‘përvëlim’. “Me thënë të drejtën, një omëlsinë, një omëlsinë kemi pasur. Edhe se di si do…
Një 52-vjeçar më inicialet S. I. ka rënë në prangat e policisë pasi ka përplasur për vdekje këmbësorin, 68-vjeçarin B. Rr me automjetin e tij. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Shijon, ku viktima edhe pse është dërguar në spitalin e Elbasanit nuk ka mundur t’u shpëtojë dëmtimeve të marra. “Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit: S. I., 52 vjeç, banues në Elbasan, pasi ditën e djeshme, në fshatin Shijon, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin B. Rr., 68 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën në spitalin e…
Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në fshatin Studenicë të Istogut, ka arrestuar një të dyshuar për tentim vrasje. Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari pas një mosmarrëveshjeje e ka goditur me shufër hekuri në kokë. “Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe në vendit ngjarjes, aty është kuptuar se deri sa i dyshuari kishte shkuar te shtëpia e viktimës dhe pas një mosmarrëveshje që kishin, i dyshuari e godet viktimën në kokë me mjet të fortë (shufër hekuri), duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim. Viktima thuhet se është dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në…
Një mosmarrëveshje familjare për një mur në Kosovë, që ndante pronat e dy kushërinjve, përfundoi tragjikisht me një vrasje në Zvicër më 18 dhjetor 2022. Një kosovar 28-vjeçar humbi jetën pasi u sulmua nga kushëriri i babait të tij, 57-vjeçari, i cili aktualisht është në proces gjyqësor për këtë vrasje. Sipas raportit të gazetës zvicerane “24 heures”, i riu 28-vjeçar kishte udhëtuar në Zvicër për të takuar kushëririn e babait të tij në Bière VD. Gjatë një debati të ashpër, 57-vjeçari nxori një thikë të ushtrisë zvicerane dhe e goditi të riun, duke shkaktuar vdekjen e tij. Procesi gjyqësor Të…
Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti në kuadër të vizitës në Washington, mori pjesë në Interparliamentary Security Forum, që u organizua nga Kongresmenët Pete Sessions dhe Robert Aderholt. Mexhiti thotë se në forum u diskutuan çështje të sigurisë për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Europian. “Natyrisht, gjatë fjalimit theksova se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sektorin e mbrojtjes në Ballkanin Perëndimor, pas krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë ishte dhe mbetet kruciale. Në këtë forum pjesëmarrës ishin edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, të cilët ndanë përvojat e tyre në sfidat e…
LSDM në një kumtesë për media kërkon që Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit duhet të veprojë për rastin Andonovski Nga LSDM thonë se babai i ministrit të Transformimit Digjital, Ljupço Andonovski, është këshilltar në Qeveri. “Gjithashtu vëllai i ministrit, Igor Adnonovski, është shef i Agjencisë për Siguri Kombëtare. Pra e gjithë familja, njëri vëlla ministër, vëllai tjetër shef i ASK-së dhe babai këshilltar qeveritar. A është ky “departiizimi” që premtoi VMRO-DPMNE? Ky është “sistemi i meritave” që shpallnin?” “Jo, kjo është dëshmi e qartë e nepotizmit, konfliktit të interesit dhe abuzimit të institucioneve shtetërore për qëllime partiake dhe…
Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje dy komisione – Komisioni për mbrojtje dhe siguri dhe Komisionit juridiko-ligjvënës. Anëtarët e Komisionit për mbrojtje dhe siguri do të diskutojnë për Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për depozitim dhe mbrojtje nga lëngjet dhe gazrat djegëse dhe Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje ndërkombëtare dhe të përkohshme, të dy në lexim të parë. Në rend dite të Komisionit juridiko -ligjvënës janë disa pika – Propozim ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dokumentet e udhëtimit të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit…

