Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, mëngjesin e sotëm tha se nuk është njoftuar për iniciativën për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, të cilën kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se deputetët e OBRM-PDUKM-së nesër do ta paraqesin në Kuvend. Kambovski dëgjoi për iniciativën nga gazetarët dhe tha se pret që edhe Qeveria edhe Kuvendi të veprojnë ligjërisht. “Në disa raste kam bërë deklarata, kam dhënë mendime në lidhje me procedurën e shkarkimit të anëtarëve të Këshillit. I vetmi vend ku parashikohet kjo është në Ligjin për Këshillin Gjyqësor. Iniciativat mund të dorëzohen në Kuvend, secili ka të drejtë të paraqesë…
Author: Hamdi Kumanova
Deputeti i BDI-së Talat Xhaferi, sot në konferencë për shtyp tha se përfaqësimi i shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e Maqedonisë së Veriut po përkeqësohet. Xhaferi tha se “muajt e fundit po zbatohet një politikë diskriminuese, ku shqiptarët po përjashtohen plotësisht nga pozitat kyçe, ndërsa oficerët me përvojë po degradohen” Sipas të dhënave të fundit: Nga 10 drejtorë në sistematizimin e ri, asnjë nuk është shqiptar; nga 12 këshilltarë në Ministrinë e Mbrojtjes, vetëm 1 është shqiptar; nga 29 udhëheqës sektorësh në ministri, asnjë nuk është shqiptar; nga 13 udhëheqës sektorësh në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë,…
Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, sot para mediave kumtoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për anulimin e të a.q. tatimi solidar është përfundimtar dhe duhet respektuar dhe të gjitha subjektet e prekura kanë të drejtën legjitime të kërkojnë kompensim në emër të interesit të vonuar Ai në pyetjen e gazetarëve tha se nuk ka ndërmend të komentojë vendimin e Gjykatës, dhe se në kuadër të Qeverisë së bashku me Ministrinë e Financave do të bëjnë një hartim të kompanive përkatëse, do të diskutohet dhe do të gjendet një zgjidhje. “Si dhe për çdo gjë tjetër, edhe për këtë do…
Me datë 05.02.2025 rreth orës 15:30 në NjP Gallatë, është raportuar se në rrugën nga fshati Novosellë për në fshatin Zubovcë është gjetur i ndjeri S.S.(50) nga fshati Zubovcë e Gostivarit. Një mjek nga Emergjenca e Gostivarit ka konstatuar vdekjen, ndërsa ekipi i DPB Gostivar dhe prokurori publik kanë isnpektuar vendin dhe sipas urdhrit të tij trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.TS
Incident fizik midis dy mjekëve në Spitalin klinik në Shtip Dy mjekë janë rrahur në Spitalin klinik – Shtip gjatë ditës së djeshme. Sipas kumtesës së Sektorit të Punëve të Brendshme Shtip, ngjarja është raportuar dje tek ata në orën 12:45. “Më 5 shkurt në ora 12:45 në SPB Shtip, N.T. nga Shtipi ka raportuar se në vendin e tij të punës në sallën për operacione të Spitalit klinik – Shtip është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij Z.SH., të cilit i është kundërpërgjigjur”, thuhet në komunikatën me shkrim nga SPB-Shtip. Aty thuhet se pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë…
Që VLEN do të bashkëpunojë me VMRO-DPMNE-në edhe në zgjedhjet lokale, e konfirmoi edhe nënkryetari i Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu. Sipas tij, vota nuk ka përkatësi etnike dhe ata nuk mund të ndalojnë që qytetarët e përkatësive të tjera t’i votojnë. Sejdiu, i pyetur për legjitimitetin që del nga vota e pastër shqiptare, tha se zgjedhjet lokale dallojnë nga ata parlamentaret, përcjell Gazeta Express nga Alsat. Ju pyeta sidomos për VMRO-DPMNE-në sepse si u bë që të kërkohet bashkëpunim me një parti maqedonase pasi dihet se në zgjedhjet kaluara parlamentare, koalicioni VLEN thirrej në legjitmitetin e votës së pastër etnike…
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Venera Azizi, përmes një statusi në rrjetet sociale ka shkruar se politikat ndryshe të VLEN-it po korrigjojnë dështimet 22 vjeçare të BDI-së. Ajo ka potencuar se ata që udhëheqën për 22 vite pushtetin me politikat e tyre ndikuan që mijëra të rinj ta braktisin vendin, ndërsa qeveria aktuale pjesë e së cilës është VLEN vetëm brenda një dite ndau 250 milion euro për zhvillimin e secilës komunë pa dallime partiake e politike. Më poshtë postimi i plotë i zëdhënëses së Qeverisë: “22 vjet të tëra dhe çfarë bënë e çfarë i sollën qytetarëve…
“Duhen reforma thelbësore në drejtësi dhe këtë presin qytetarët. Por reforma që do të nënkuptojnë një gjyqësor të pavarur dhe efikas që do të sigurojë drejtësi. Nuk duhet të lejojmë që drejtësia që qytetarët kërkojnë të kthehet në një partizim dhe pushtim të ri përmes largimit të Këshillit Gjyqësor nga qeveria”. Këtë e tha kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, pas njoftimit nga kryeministri Hristijan Mickoski, se deputetët e OBRM-PDUKM-së do të dorëzojnë iniciativë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Filipçe tha se LSDM kërkon që hapat dhe reformat e ardhshme në gjyqësor të bëhen me konsensus të të gjitha…
Një prokuror publik nga PTHP Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër dy personave, drejtorit të Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili dyshohet për marrje të ryshfetit dhe përvetësim në shërbim edhe për pronar dhe menaxher të personit juridik për të cilin ekziston dyshim për dhënie të ryshfetit. Për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë së ndikimit të dëshmitarëve në procedurë, para së gjithash punonjësve të Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta, të cilët ende nuk janë marrë në pyetje, prokurori publik…
Këshilli gjyqësor formoi Komision të posaçëm i cili do të përcaktojë lëshimet në proceset gjyqësore kundër 20-vjeçarit Vasil Jovanov, i cili e përplasi për vdekje 22-vjeçaren Frosina Kullakova. Komisioni përbëhet nga tre anëtarë: Danka Ristova, Antoaneta Dimovska dhe Tanja Çaçarova Ilievska. Ato do të shqyrtojnë dokumentet e lëndëve kundër Jovanovit në Gjykatën Penale të Shkupit, me qëllim të përcaktimit nëse gjyqtarja Daniela Aleksoska Stojanoska e ka liruar pa bazë nga paraburgimi dhe i ka caktuar masë korrektuese-edukative për veprën e tregtisë së ndaluar me drogë. Vasil Jovanov, më 30 janar, nën ndikimin e alkoolit dhe pa patentë shoferi, e përplasi…
“E premtja e zezë për supermarketet” quhet fushata për bojkotimin e dyqaneve zinxhirore në vend, me të cilën kërkohet përsëritja e bojkotit të supermarketeve, njëjtë sikur më 31 janar, kur, siç njoftoi DAP, qarkullimi i tetë rrjeteve më të mëdha në vend u ul me 47 për qind. Aksioni i bojkotit të tregut po përhapet në të gjithë rajonin. Ajo është më aktive në Kroaci dhe Serbi, por njoftime për bojkot vijnë edhe nga Kosova, Bullgaria dhe Greqia. Platforma kroate e internetit “Alo, Inspektor” ka paralajmëruar për nesër bojkot të përgjithshëm njëditor të dyqaneve dhe shërbimeve në vend, i treti…
Kryeministri Hristijan Mickoski, në rrjetet sociale ka shkruar se vendi është peng nga një “moçal i korruptuar”, andaj deputetët e VMRO-DPMNE-së do të dorëzojnë iniciativë për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. “Shtetit dhe qytetarëve u nevojitet drejtësi, ndërsa drejtësia mund të arrihet përmes reformave të thella dhe ndryshimeve serioze kundër praktikave të abuzimeve që kanë lëshuar rrënjë thellë në sistem. Maqedonia duhet patjetër të luftojë kundër moçalit të saj të korruptuar i cili e mban të burgosur dhe peng dhe është shkaku i rënies së saj dhe zhgënjimit të shumë qytetarëve. Prandaj, deputetët e VMRO-DPMNE do të paraqesin një…

